Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristo Stoiçkov shënon jubileun e vet të 50-të

БНР Новини
Foto: arkiv

Futbollisti më i suksesshëm bullgar, mbajtës i dekoratave më prestigjioze të futbollit /”Këpuca e artë”,”Topi i artë”/, mbajtësi i kupës të kampionëve Evropian-Hristo stoiçkov sot feston jubileun e tij 50 vjeçar.

Hristoja ka lindur më 8 shkurt 1966 në qytetin Plovdiv. Është nxënës i shkollës për fëmijë dhe adoleshent  “Marica”/Plovdiv/bën hapat e tij të parë tek meshkujt me ekipin e skuadrës “Hebros”/Harmanli/. Aty ai tërheq vëmendjen e trajnerit Manoll Manollov, i cili e merr tek vetja në skuadrën kryeqytetit CSKA. Akoma gjatë stinës së vet të parë djaloshi 19 vjeç tregon talentin e vet të madh, por dhe karakterin e vet të bujshëm. Në fund të stinës,pas skenave banale të luajtura pas ndeshjes finale për kupën e Bullgarisë kundra skuadrës“Levski” gjatë majit të vitit 1985 është i dënuar të mos të luaj përgjithmonë, por më vonë dënimi është i pakësuar në 1 vit.

Ndërprerja 1 vjeçare nuk e dëshpëron por e frymëzon së tepërmi të mund të dëshmoj veten. Akoma gjatë stinës 1989/90 fiton dekoratën “Këpuca e artë” për një mjeshtër goli të Evropës me 38 gol në kampionat, kurse gjatë pranverës së vitit 1989 me skuadrën CSKA arriti deri në gjysmë finalen për Kupën e mbajtësve të Kupave, ku skuadra ra nga “Barcelona”. Pavarësisht nga humbja, Stoiçkovi bën në të dyja ndeshjet përgjithësisht 3 gol, me të cilën e detyron trajnerin e njohur të skuadrës së Katalonjës Johan Krojf ta kërkojë në grupin e vet. Shumë shpejt pasi “Barcelona” e ble Stoiçkovin për shumën prej 4,5 milionë dollarë, bullgari bëhet lojtar i dashur jo vetëm nga trajneri i vet por dhe nga publiku. Me ekipin e “Barsës” Stoiçkovi arrin deri në finalen për Kupën e mbajtësve të kupave dhe fiton  turneun për Kupën e kampionëve evropian gjatë vitit 1992. Bullgari po kështu bëhet 5 herë kampion i Spanjës, 1 herë është mbajtës e Kupës së Mbretit, 4 herë fiton super kupën e Spanjës.

Hristo Stoiçkovi është i ndjeshëm dhe ndaj suksesit të madh për futbollin bullgar deri tani-vendi i katërt në kampionatin Botëror të futbollit gjatë vitit 1994. Ky sukses  si pasojë i siguron dhe njohjen më të madhe në një plan personal. Gjatë të njëjtit vit Stoiçkovi fiton dhe “Topin e Artë”, me të cilën dekorohet fituesi në anketën e përvitshme të botimit më të autoritetshëm të futbollit në botë “Frans futboll”. Vitrina e sukseseve të futbollistit të madh bullgar plotësohet dhe gjatë kohës së gastrolit të tij nëpër botë. Përveç në “Barcelona”, Stoiçkovi luan akoma në ekipet i “Parmës” italiane, “All-Nasër”/ Arabia Saudite, me të cilin fiton dhe kupën e mbajtësve të kupave aziatike, dhe “Kashiva” në Japoni, ku fiton Kupën e vendit. Hristoja  përfundon karrierën e vet përtej oqeanit, ku luan që nga viti 2000 deri në vitin 2003, kurse gjatë vitit 2000 fiton kupën e Shteteve të Bashkuara në grupin e “Çikago Fajër”. Në anketën për futbollist të njëqindvjeçarit të Bullgarisë zë vendin e dytë pas  Gjeorgji Asparuhovit.

Me rastin e jubileut të vet të 50, Stoiçkovi  po përgatit një shou të madhe më 20 maj 2016. Në këtë ditë gjatë vitit 1992, Stoiçkovi ngriti “Uemblin”përpara syve të mbretëreshës së Anglisë Kupën e kampionëve evropian. Mes zjeve , të ftuar për pjesëmarrje në benefisin, shkëlqejnë emrat e Diego Armando Maradonas, Gjeorgje Hazhi, Romario, Mihaell Laudrup, Roberto Baxho e të tjerë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Adriana Bojaxhieva

Bullgarja Adriana Bojaxhieva fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Karatesë për të rinj

Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..

botuar më 25-02-10 1.12.MD

Një majë në malin Rilla tani mban emrin e alpinistit Ljudmill Jankov

Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..

botuar më 25-02-06 6.55.PD
Iva Ereminova

Shtatë medalje për Bullgarinë nga turneu i zhytjes në Holandë

Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..

botuar më 25-02-02 5.02.MD