Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bashkimi e bënë forcën” vs “Të shpëtohemi një nga një”

БНР Новини
Irina Bokova është nominimi më i mundshëm i Bullgarisë për Sekretar të Përgjithshëm të OKB, por kandidatura e saj shkakton ndarje në shoqërinë bullgare, për shkak të lidhjeve të saj me nomenklaturën komuniste.
Foto: BGNES

Nëse ndonjë i huaj  do të shtrojë pyetjen cilat prej personaliteteve me famë botërore janë bullgarë, me siguri emri i parë që do të përmendim është ai i yllit të futbollit Hristo Stoiçkov. Njerëzit me ndjenje më intelektuale do të kujtojnë Kriston, me gjithë se pak njerëz jashtë shtetit dinë, se Kristo Javashev është bullgar. Pas një viti kjo “bisedë” mund të tingëllojë në mënyre tjetër, sepse shanset që Kryetari i ardhshëm  i Përgjithshëm i OKB, të jetë nga Bullgaria, nuk janë të vogla.

Bullgaria ende nuk e ka shpallur nominimin e saj për postin më të lartë në OKB, me gjithë se ka pikërisht dy kandidatura të përshtatshme. Drejtorja e  Përgjithshme e  UNESKO-s - Irina Bokova, prej kohe e ka shpallur dëshirën e vetë të hyjë në garën për këtë post, duke pasur parasysh, se  qeveria e Pllamen Oresharskit në orët e fundit të ekzistencës së saj e ngriti zyrtarisht  kandidaturën e saj.  Qeveria e tanishme ende është në heshtje dhe nuk konfirmon nominimin. Diçka më tepër – kohën e fundit përmendej shumë emri i Komisionares evropiane Kristalina Georgieva si një kandidat potencial, por ajo deklaroi, se do të vazhdojë të zbatojë angazhimet e veta në KE, që interpretohet si  refuzim nga gara për këtë post.  Debatet rreth  emrit të nominimit bullgar përhapet gjatë muajve të fundit në rrjetet sociale, por me afrimin e afatit të fundit gjatë marsit, tema u ndërmor edhe nga mediat tradicionale në Bullgari. Në fund të javës së kaluar Kryeministri Bojko Borisov iu përgjigj gazetarëve, se qeveria do të respektojë afatin për nominimin deri në fund të marsit. Kryetari i Partisë ABV  Georgi Përvanov kërcënoi se do të tërheqë mbështetjen e tij për kabinetin, në qoftë se nuk do të propozohet Irina Bokova.

Ndoshta disa do të thoshin, se Drejtori i Përgjithshëm i UNESKO-s është kandidatura më e mirë për trashëgimtarin e Ban Ki-moon. Rregullat e pashkruara të Organizatës Botërore parashikojnë që Sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm të jetë nga Evropa Lindore  dhe  mundësit  të jetë grua. Znj. Bokova plotëson të dy kushtet. Problemi është në këtë, se emri Bokova e ndan shoqërinë bullgare. Ajo vjen nga një familje e njohur e nomenklaturës komuniste dhe para ndryshimeve në vendin tonë ka gëzuar privilegjit për arsimimin dhe rritjen e saj profesionale, privilegji  të cilat për njerëzit e zakonshëm ishin të pamundur. Ndryshimet politike në vitin 1989 nuk ndikuan mbi karrierën e saj diplomatike, ndërsa kritikët e 63-vjeçares Bokova e  akuzojnë, se nuk ka dënuar regjimin komunist në Bullgari.

Pavarësisht cila do të jetë kandidatura për Sekretarin e ri të Përgjithshëm të OKB ndarja tipike për bullgarët është fakt. Një barcaletë e njohur me autoironin tipike për bullgarët e përshkruan mentalitetin tonë kështu: “Kazani i bullgarëve në ferr nuk ka nevojë prej rojës –  në qoftë se dikush tenton të dalë, ata vetë e tërheqin poshtë në kazan”. Historia bullgare njeh shumë  dështime jo vetëm në fushën e betejës, të cilat janë rezultat i mosmarrëveshjeve dhe ndarjeve. Me gjithë se në godinën e parlamentit me germa të arta figuron  mbishkrimi “ Bashkimi e bën forcën”. Tani Bullgaria e vogël, e cila prej kohe vuan në mënyrë të fshehtë nga mungesa e vëmendjes dhe ndikimit, ka shansin që të dalë në skenën politike botërore. Zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB a mund të bëhet kauzë e cila të na  bashkojë? A jemi të aftë për kompromise në emër të qëllimit  të madh? Ose do të vazhdojmë të jetojmë nën moton, qe të shpëtohemi  një nga një.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD