Po të kërkojmë shkak konkret – ky është përvjetori i 20-të i formacionit tonë. Ai u krijua në vitin 1996 në një klub nate. Përveç skenës kryesore u hap akoma një skenë suplementare, në të cilën duhej të interpretonim çdo natë. Pronari i klubit Hristosllav Galileev (Galjo – siç e quajmë atë) është bas kitarist dhe ai vendosi të krijojë një formacion posaçërisht për këtë skenë të dytë. (Galjo është lideri deri tani). Në të ai ftoi kolegë-muzikantë, me të cilët ka punuar jashtë shtetit. Emrin e grupit e dha Vesko Nestinara nga grupi “Nestinari”, i cili ishte mik ynë i madh. Në “Dirty Purchase” kanë interpretuar më se 20 muzikantë shumë të mirë.
Aktualisht në të hyjnë disa nga emrat më të njohur në skenën bullgare – Mihaill Josifov dhe Todor Bakërxhiev – trumbeta, Velisllav Stojanov dhe Kirill Zafirov – trombë, Denis Popstoev – saksofon, Ivan Leçev – kitarë etj.
Në fillim grupi interpretonte më shumë versione “cover” të muzikës “blues” dhe “swing” – vazhdoi Ljudmill Stojnev. Pastaj në bandë erdhën Emill Minçev nga grupi “Ahed” dhe Amalia Nenova. Ata, bashkë me perkusionistin Nikkollj Denev – nga Mr. Brown Sugar kontribuuan akoma më shumë për tingëllimin e veçantë të grupit që i ngjan më shumë swing-ut. Ne të gjithët japim ide për repertorin dhe pastaj i diskutojmë ato. Kështu vendosim çfarë dhe si të interpretojmë. Formacioni është i madh, nganjëherë jemi nga 10 persona në skenë. Kemi një “bras” seksion të plotë – dy saksofona, një trumbetë dhe një trombë. Mund të them se ky është formacioni i parë bullgar nga vitet e 90-të, i cili e implementoi këtë “model bras” në muzikën e klubeve të natës tek ne.
Se si lindi ideja për krijimin e një albumi me muzikë të vet pas 20 vjet?
Vitet e fundit gjatë provave filluam t’i bashkonim temat e ndryshme, instrumentalet solo, tekstet, pa pasur një qëllim të qartë për krijimin e albumit – shpjegoi Ljudmill Stojnev. Kështu gjatë procesit të punës krijuam këngët “All Your Love“, “Knock, Knock“, “Heat Inside“. Kënga e parë e krijuar nga ne është “Sweet Sensation“. Me të para disa vjetësh morëm pjesë në konkursin e Radios Kombëtare Bullgare – “Pranvera e artë”. Për këtë arsye ajo ia dha titullin tërë albumit. Në të ka edhe dy versione “cover” të këngëve që i interpretojmë gjithmonë në mënyra të ndryshme dhe adhuruesit tonë i pëlqejnë shumë ato. Një pjesë e madhe e këngëve në këtë album janë incizuar në një koncert në Radion Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaMuzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..