Në ditët e përvjetorit të saj të 80 Radio Bullgaria ju fton çdo muaj të votoni për muzikën e Bullgarisë. Ndër pjesëmarrësit që do të votojnë për këngën fituese do të zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi do të jetë në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg
Rezultatet do të shpallen në datën 15 të çdo muaji.
Gjinitë, në të cilat fillojmë klasifikimin u përgjigjen stream-eve muzikore në anën e djathtë sipër të sajtit tonë. Veprat muzikore ofrohen nga autorët e stream-eve përkatëse. Në disa materiale do të t’ju prezantojmë këta kolegë. Ata do t’ju tregojnë për idetë, qëndrimet, parimet e tyre dhe për kompromiset eventuale që bëjnë nga herë në përzgjedhjen e këtyre stream-eve.
Zdravko Petrov është autor i transmetimeve me muzikën pop dhe rok në programin për kulturë të Radios Kombëtare Bullgare dhe jep ligjërata për historinë e kësaj muzike për studentët e Konservatorit. Si “hyri” në muzikë dhe në radio? Kur është vetëm 5 vjeçar me insistim të prindërve ai paraqitet në konkurs në Shkollën muzikore, ku filloi me violinë, në moshë 12 vjeç tashmë orientohet tek pianoja dhe gradualisht hyn në rrethet muzikore. Si adoleshent e zbulon muzikën pop në mënyrën më të natyrshme të asaj kohe – me anën e radios.
“Në shtëpinë tonë dëgjohej shumë radio, unë bile kam incizuar kaseta me transmetime muzikore. Kujtimi im i parë është nga transmetimi “Zëra dhe melodi që mbajmë mend, prej të cilit u entuziazmova pas muzikës retro.”
Puna mbi streamet me muzikë bullgare i hap Zdravkos shumë hapësira të reja – duke digjitalizuar incizimet e vjetra, ai zbulon për vetveten dhe dëgjuesit interpretime para 30-40 vjetësh.
“Këto incizime nga fondet e radios me siguri janë përdorur në programet, kur kanë qenë të incizuar, pas kësaj janë lënë në harresë dhe kjo është normale.”
Normale është gjithashtu dhe puna në Radion Kombëtare Bullgare – ëndërr për shumë njerëz, ndërsa për Zdravkon – mundësi për të pasuruar njohuritë e veta në të gjitha gjinitë, sepse ato janë pjesë e pasurisë së fonotekës së radios. ”Muzika zbavitëse bullgare” i sjellë Zdravkos shumë fansa nga vendi, ku para vitesh më mirë “eksportohej” ajo – Rusi. Ai vetë mbetet i befasuar, si njerëzit e këtij vendi mbajnë mend emrat e yjeve tanë që tashme nuk janë midis nesh si Emill Dimitrov dhe Pasha Hristova. Ky fakt vërteton drejtësinë e strategjisë së tij që të përqendrohet mbi autorë dhe këngëtarë, që tashmë nuk janë të gjallë ose të gjejë emra të lënë në harresë, gjë me të cilën i provokon dëgjuesit.
“Ja disa shembuj – Krasimira Mineva ka incizuar seri këngësh në vitet 60 dhe pas kësaj u zhduk, Nina Stetosllavova, Rosica Nikollava – gjithashtu, Marija Miceva – ajo nga viti 1969 nuk jeton në Bullgari. Gjeta shumë incizime të Millpo Levievit si dirigjent i Big Bendit të BNR, si dhe vepra të tij (Millço Leviev është hequr nga eteri në momentin në të cilin me ftesë të xhazistit Don Ellis në vitin 1970 largohet nga Bullgaria dhe shkon në SHBA, ku jeton dhe krijon deri në rrëzimin e regjimit komunist).
Zdravko Petrov nuk dëshiron të bëjë kompromise në play listën e vet – ndodhet që t’u refuzojë adhuruesve incizime jo profesionale me tingëllim jo të mirë të intonacionit. Nga fondet e BNR rrallë herë mund të “censurojë” ndonjë këngë – siç thotë ai vetë, nuk është fjala për censurim, por për përzgjedhjen e muzikës në përputhje me misionin e medias publike.
Klasifikimi që na ofron Zdravko Petrov fillon në muajin e dashurisë dhe të verës, sepse më 1 ose 14 shkurt në Bullgari shënohet Festa e vreshtarisë dhe verës, kështu që muzika është me shijen e verës dhe dashurisë.
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..