Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

I akuzuar nga Brukseli, pushteti në Sofje fitoi dashurinë e biznesit

БНР Новини
Rreziqet para vendit, në lidhje me fluksin e pritur të refugjatëve, janë të mëdha. Në një moment të tillë kabineti duhet të jetë i qëndrueshëm. Këtë e deklaroi Kryetari i Konfederatës të Punëdhënëseve dhe Industrialistëve në Bullgari Kirill Domusçiev pas takimit me Kryeministrin Borisov.
Foto: BTA

Para rreth 10 ditësh doli raporti i radhës i KE për gjendjen e drejtësisë dhe rendit të brendshëm në Bullgari. Ai ishte  jashtëzakonisht kritik dhe në të pushtetet në Bullgari akuzohen drejtpërsëdrejti, se nuk bëjnë asgjë në këto fusha dhe se korrupsioni vazhdon të përhapet në vend. Para pak kohe Kryetari i KE Zhan-Klod Junker shpalli, se Bullgaria mund të bëhet i vetmi vend, mbi të cilin Brukseli do të ushtrojë mbikëqyrjen e posaçme për shkak të paaftësisë së saj t’i zgjidhë problemet dhe për shkak të mungesës së përparimit në drejtim të epërsisë së ligjit. Para rreth një muaji biznesi u zemërua dhe u ngrit kundër pushtetit, i bindur, se në vend nuk ka rend dhe siguri publike, rregulla të qarta dhe se organet e shtetit janë të pafuqishëm para kriminalitetit, korrupsionit dhe arbitrarizmit.

Në këtë sfond në horizont gjithnjë e më qartë po përvijohet rreziku serioz për Bullgarinë nga aktivizimi i ardhshëm i fluksit të refugjatëve gjatë pranverës dhe nga rreziku që kësaj here vendi ynë do të preket seriozisht.

Me dy fjalë, problemet para të cilave aktualisht ndodhet qeveria e Kryeministrit Borisov vijnë nga të gjitha anët, të mos flasim për tronditjet në koalicionin e tij qeverisës, për skandalin e madh me Greqinë, e cila në praktikë i mbylli kufijtë e Bullgarisë me bllokadat e fermerëve të pakënaqur, votën e mosbesimit në parlament. Dhe nga një herë në këtë sfond të errët, u bëmë dëshmitarë të fjalëve të dashurisë, të përqafimeve dhe sigurimeve për besnikëri dhe shërbim besnik... Fjala vjen për miqësimin publik dhe spektakolar midis biznesit të madh dhe Kryeministrit. Një skenë e tillë teatrale plotë optimizëm vështirë mund të shihet nën ndonjë prej teatrove të kryeqytetit, por ky spektakël u luajt në kabinetin e Kryeministrit midis tij dhe Kryetarit të Konfederatës të Punëdhënëseve dhe Industrialistëve në Bullgari Kirill Domusçiev. Vetëm para një muaji ky Domusçiev kishte kërkuar dorëheqjen e Zëv/kryeministres dhe Ministre të Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova. Tani më toni dhe mesazhet janë në polin tjetër: gjithçka është “OK dhe askush të mos tronditë kabinetin! Çfarë i detyrohet kjo kthese e ashpër dhe kjo mbështetje e papritur për qeverinë nga ana e biznesit të madh brenda më pak se një muaji? A lidhet me ndjenjën e vetëruajtjes dhe instinktin e mbijetesës? Problemet grumbullohen, rriten, bëhen edhe më dëmshme dhe kërcënojnë gjithnjë e më shumë stabilitetin politik dhe ekonomik në vend, stabilitetin, të cilin Kryeministri Bojko Borisov e vë si prioritet absolut, pavarësisht nga çmimi që duhet të paguhet për të. Biznesi ka frikë më të madhe nga mungesa e stabilitetit dhe mungesa e parashikueshmërisë në shtet. Për këtë arsye ai vendosi të zgjedh të keqen më të vogël – statukuon. Biznesi fiton nga statukuoja, Borisovi – gjithashtu. Sepse ai pikërisht në këtë moment ka nevojë për mbështetje. Sa më e madhe të jetë mbështetja, aq më mirë. Kjo është marrëveshje, prej së cilës fitojnë të dy palët.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD