Këtë të premte Parlamenti në Sofje votoi mocionin e kërkuar të mosbesimit ndaj qeverisë, të kërkuar me nënshkrimet e Koalicionit Bullgaria e Majtë, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe të dy deputetëve të pavarur. Pranë 69 iniciatorëve të votës gjatë votimit u shtuan vetëm 11 vota, të cilat e përkrahën mocionin e mosbesimit – 9 prej tyre janë të deputetëve nga partia Ataka dhe 2 të tjera janë të deputetëve të pavarur. Koalicioni Fronti Patriotik dhe partia e majtë ABV, të cilat formalisht nuk marrin pjesë në udhëheqjen e vendit dhe duhet të konsiderohen si opozitë, votuan kundër kërkesës. Qendra Demokratike Bullgare, e cila gjithashtu duhet të konsiderohet si opozitë, abstenoi. Edhe deputetët e pavarur u ndanë sa i përket votës, mu në gjysmë. Tre prej tyre votuan pro dhe tre votuan kundër. Madje aritmetika më e thjeshtë parlamentare tregon se aktualisht opozita në Bullgari është e dobët. Formalisht ajo mund të mobilizojë një shumicë të zakonshme, por në fakt është shumë larg 121 votave të domosdoshme.
Forcat politike në pushtet GERB dhe Blloku i Reformatorëve formalisht nuk kanë një shumicë të vet të zakonshme, sepse votat e tyre janë nën 121, por me ndihmën jashtë radhëve të tyre arritën ta përballojnë edhe këtë sfidë. Mirëpo, vota tregon se opozita është e dobët jo vetëm për shkak të ndarjes së saj. Parashtruesit e mocionit të mosbesimit nuk arritën madje të provokojnë debatin e domosdoshëm për politikën e shëndetësisë, si dhe disa ndryshime atje. Ministri i Shëndetësisë Moskov deklaroi se nuk do të bëjë kompromise sa i përket politikës së barnave, ndryshimit të strukturës së rrjetit shëndetësor, mënyrës së financimit etj. Debati nuk do të mbahet mend me ide të vlershme, por me fjalë të rrepta, madje me ofendime.Për shembull Ministri i Shëndetësisë i këshilloi socialistët për të pirë më pak alkool, si dikur ka këshilluar Vladimir Lenin. Në përgjigje të provokimit të tij ai ishte quajtur “çekuilibruar mendërisht” dhe e pyetën nëse i ka pirë sot barnat. Sipas një pjese të elektoratit fjalë të tilla mund të duken qesharake, por ato tregojnë gjendjen e keqe të elitës politike të vendit dhe për këtë gjendje ka faj edhe vetë elektorati, sepse pikërisht ai e zgjedh elitën politike.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..
Stërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me shpejtësi në Evropën Lindore pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni e ndryshon..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA..