Ai quhet Marsell Fens dhe është një fotograf holandez në praktikë të lirë, i cili jeton prej 7 vjetëve në Bullgari. Shkak për takimin tonë është albumi me fotografitë e tij, të botuar kohët e fundit nga Fondacioni “Katër putrat”, me përkrahjen e ish avokatit të popullit zoti Konstantin Pençev. Albumi është i titulluar “qentë e bukur të rrugës në Sofje” dhe që të gjitha fotot në të janë dhuruar organizatës joqeveritare nga Marseli. Fotografi fillon t’i fotografojë qentë e rrugës gjatë pranverës së vitit 2013, pa pasur një plan konkret për veprim. Shumë shpejt e kupton se, i është i nevojshëm një qëndrim më të sistematizuar dhe në këtë mënyrë kryeqyteti ndahet rajon më rajon. Deri në muajin gusht të vitit 2015 holandezi disponon me foto të 1019 qenve të ndryshëm dhe të 401 maceve. Në lidhje me këtë e pyes se çfarë shikon në sytë e këtyre kafshëve, derisa e drejton objektivin drejt tyre. Marseli përgjigjet se shikon vetëm frikë аге nuk ka rëndësi “raca” e qenit – të pastrehët kudo nëpër botë shikojnë në mënyrë të njëjtë “jashtëtokësorin” përball tyre, të armatosur me një send të çuditshëm. Fotografi qesh kur i drejtojmë pyetjen nëse preferon modelet e qenve, sepse macet janë më të shpejta dhe më të vështira për tu kapur – del se, ai ka kuadro të mjaftueshme për një botim tjetër me macet.
Dhe prapë së prapi, cili është mesazhi të cilin Marseli e drejton përmes punës së tij:
“Ajo të cilën dua ta tregoj me fotografitë e mia është se në pjesën e vet më të madhe këta qen në fakt janë qen shtëpiak të braktisur – thotë fotografi. – Ata kanë qenë kafshë shtëpie të preferuar, të cilët mjerisht janë gjendur në rrugë. Por këta kafshë vazhdojnë të sillen si kafshë shtëpie dhe janë shumë të bukur. Dua të tregoj anën e tyre të mirë, t’i jap alternativë asaj sjelljeje të tyre, e cila nganjëherë i tremb njerëzit dhe bëhet shkak për ngritjen e një zhurme të madhe nga ana e mediave...”
Marseli pohon se është bërë objekt i një sulmi nga ana e modeleve të tij, por asnjëherë nuk e kanë kafshuar. Në Bullgari e kanë sulmuar 2 qen njëkohësisht, por ai ka mundur t’i qetësojë, t’i detyrojë të shtrihen dhe bile t’i fotografojë.
Por përjetimin më stresues e ka pasur jo këtu, por në Greqi – katër qenë në Selanik, të cilët kanë ndjekur një mace, si pasojë i janë vërsulur njeriut më të afërt përreth, me fjalë të tjera Marselit. Ka shpëtuar në sajë të gjatësisë së tij dhe zërit më të thellë dhe të fuqishëm... I pyetur nëse një problem i ngjashëm ekziston dhe në atdheun e tij – Holanda, ai pohon se, atje ai nuk është ndeshur me qen ose mace të rrugës, por për llogari të kësaj në Amsterdam paska shumë papagaj të pastrehë. Asnjë nuk e ka ditur se që ku kanë ardhur dhe përse kanë zgjedhur pikërisht kryeqytetin, por prania e tyre ka qenë e përhershme.
Për Marsel Fensin problemi me popullimin e qenve dhe të maceve endacake në Bullgari ka një zgjidhje të vetme dhe ajo tanimë është e gjetur – kastrimi. Sipas tij, numrat e statistikës gjatë viteve të fundit plotësisht e ripohojnë tezën e tij.
Marseli duke qeshur refuzon t’i përgjigjet pyetjes se cili është vendi i tij më i preferuar për fotografi në planet. Ai ka vizituar 67 shtete të ndryshme, disa herë ka qenë në Afrikën Veriore dhe në Keni. Ka fotografuar elefantë në mjedisin e tyre natyral, por për të çdo një vend për fotografi ka specifikën e vet të papërsëritshme. Pas dy javëve fotografi niset për në Indi me shpresën që kësaj radhe të mund të “shtijë mbi një tigër”. Kurse shkaku të kthehet përsëri në Sofje, ku jeton prej 7 vjetëve është gruaja e tij e bukur e cila është bullgare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Marsel Fens
Shoqëria bullgare di shumë pak për emigrimin e bullgarëve në Argjentinë. Historia interesante e rrugës së bashkatdhetarëve tanë drejt këtij vendi të Amerikës së Jugut dhe fijet me të cilat ata janë të lidhur me rrënjët e tyre etnike mijëra kilometra..
Viti aktual 2025 shënon 1160 vjet nga konvertimi i popullit bullgar në krishterimin ortodoks dhe 1170 vjet nga krijimi i alfabetit bullgar dhe letërsisë sllave. Me këtë rast, Mitropolia e Varnës dhe Veliki Preslavit organizon festime solemne në..
“Enë”, “linjë prodhimi”, “proces prodhues” – kjo terminologji e përforcon kohën e të ashtuquajturve aplikues nga e kaluara jonë jo aq e largët. Por një krijues, që jetonte brenda kufizimeve të një fabrike socialiste, arrin të dalë nga kornizat, duke i..
Shoqëria bullgare di shumë pak për emigrimin e bullgarëve në Argjentinë. Historia interesante e rrugës së bashkatdhetarëve tanë drejt këtij vendi të..