Vila antike “Armira” është pallati më i pasur privat zbuluar në trojet bullgare që datohet nga koha romake. Ajo u ndërtua gjatë gjysmës së dytë të shekullit të parë të erës sonë. Ishte pronë e një aristokrati i njohur trak dhe qendër i pronës së tij tokësore. Sot kjo vilë është modeli më i pasur dhe më mirë të ruajtur të arkitekturës dhe artit provincial romak. Muret e të gjitha dhomave në katin e parë ishin të veshur me mermer të bardhë, prandaj shpesh e quajnë vilën “Pallati i mermertë” në luginën e lumit me të njëjtin emër Armira. Sipas specialistëve vila u ndërtua përafërsisht 20 – 25 vite pasi Trakia u pushtua nga romakët dhe u kthye në një provincë romake. Arkeologët mendojnë, se Vila “Armira” ishte pronë e sunduesit, i cili administronte tërë rrjedhjen e poshtme të lumit Arda.Sipërfaqja e tërë pronës së tij ishte përafërsisht 1 mijë metra katrorë. Pas ndërtimit vila u rindërtua shumë herë dhe si rezultat me çdo herë tjetër ajo përmirësohej, doemos sipas shijes së pronarëve, të cilët ndërroheshin gjatë viteve.
Pas një lulëzimi më se 300 vjeçar gjatë gjysmës së dytë të shekullit IV Vila “Armira” u dogj dhe u vjedh. Godina u shemb nga tërmeti shkatërrues që ra në fund të shekullit IV. Rrënojat e saj u zbuluan rastësisht gjatë punimeve të ndërtimit të një pende. Të mahnitur mbeten vizituesit nga dekorimi i pasur i mermertë dhe nga mozaikët e përsosur laraman në çdo dhomë të pallatit. Mozaiku, i cili është vepër e mjeshtërve duarartë antikë, është me një sipërfaqe më se 400 metra katrorë. Është i punuar nga gurrëza të vogla të zeza, të bardha dhe lara-lara. Figurat e krijuara me to e bëjnë mozaikun jashtëzakonisht të çmueshëm. Ky mozaik jep informacion për mënyrën e jetesës së njerëzve, që e populluan rajonin para më se dy mijë vitesh. Mbi këtë qilim të punuar nga copëza shumëngjyrëshe dallohen personazhe interesante të mitologjisë greke: Apolon, Artemida, Pan, satirë e të tjerë. Vila “Armira” është një muze në të hapur dhe gjithçka në të ruhet ashtu siç ishte në të kaluarën e lashtë” – tregon Veliçka Çorbaxhieva – eksperte në Muzeun Historik të Bashkisë së qytetit Ivajllovgrad dhe vazhdon:
“Vila përbën një pallat të mrekullueshëm madhështor dykatësh romak me 22 dhoma në katin e parë. Aty është salla e ballove, dhoma e pranimit të sunduesit. Krahas kësaj u rivendosën dhoma e fjetjes dhe banja luksoze me saunën. Të gjitha dhomat janë të renditura përreth një pishine të madhe në qendrën e godinës. Rreth tij ka parapete prej mermeri, ndërsa mes tyre shihen statuja për nderë të hyjnisë Hermes – i cili respektohej si mbrojtës i shtëpisë dhe i tregtarëve. Supozohet, se pronari i vilës tregtonte me mermerin, që nxirrej nga minierat në rajon. Dyshemetë e vilës në të gjitha dhomat janë të mbuluara me qilima prej mozaiku. Konsiderohet se vila posedon pasurinë më të madhe të mozaikëve në mbarë Bullgarinë.”
“Në Vilën “Armira” janë të demonstruara tendencat më të mira romake në krijimin e mozaikëve nga shekulli i parë deri në shekullin e katërt. Në fakt ato janë mozaikët më të vjetra të zbuluara në trojet tona. Dallohen me elementet dhe ojnat e tyre bimore dhe gjeometrike. Më shpesh hasen motive të gjetheve të dredhkës, të shegës, të zambakëve të ujit dhe të tjerë” – shpjegon zonja Çorbaxhieva dhe vazhdon:
“Kudo shihen pamjet e Meduza Gorgon, e cila simbolizon vet Vilën “Armira”. Kjo figurë u zgjodh që të ruajë dhe të mbrojë shtëpinë dhe pronarët nga sy të këqija. Mbi mozaikun në dhomën e pritjes shumë mirë shihet pamja e Meduzës. Është interesante, që kudo që të qëndrojë njeriu, Meduza Gorgona e ndjek me shikimin. Sipas mitologjisë, në se njeriu ka sy të liga dhe mendime të këqija ndaj pronarit të shtëpisë, ajo do të ngurtësoje atë. Përveç figurës së kësaj krijese mitologjike aty këtu në mozaikët shihen edhe kryqe të thyera të rikrijuara në gjashtë variante. Ato figura simbolizojnë ciklet e jetës. Kryqet e thyera janë figura të njohura në artin e Lindjes së Mesme që para 2 – 3 mijë vitesh para erës sonë. Konsiderohet se ky simbol mbron shtëpinë dhe pjellorinë.”
Vila “Armira” u hap për vizitues që para dy vitesh pasi u rindërtua në kuadrin e programeve të ndryshme evropiane. Ajo është pjesë e Lëvizjes Turistike “100 Objektet Kombëtare Turistike”. Deri në fund të vitit 2015 më se 150 mijë vizitues e frekuentuan pallatin e mermertë në luginën e lumit Armira.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: bulgariatravel.org dhe wikipedia.org
Vitet e fundit pushimorja e njohur dimërore Bankso zhvillohet dhe po ashtu si një qendër turistike gjatë stinës së verës. Muzetë në Bansko janë shumë interesantë dhe janë hapur gjatë gjithë vitit. Muzetë “flasin” për ngjarjet e rëndësishme lidhur me..
Ka një vend në malin Stara planina, i cili është i shenjtë për çdo bullgari. Kjo është maja Shipka, e kurorëzuar nga Monumenti i lirisë. Ai është njëri prej relikteve më të njohura luftarake që është ngritur për nder të ushtarëve rusë dhe vullnetarëve..
Nën numrin 25 në listën e 100 Objekteve Turistike Kombëtare të Bullgarisë renditet manastiri ortodoks “Shën Joan Pagëzori”. Rrënojat e tij dallohen në një kodër të bukur mbi brigjet e lumit Arda, i cili kalon mes përmes qytetit Kërxhali. Vendi i shenjtë..