Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Momçill Çallëkov: “Krenohem, se fshati Alino u bë i famshëm me këngët e veta”

Foto: vestnikpriatel.com

Grupi për folklor burimor nga fshati Alino, në rrethin e Samokovit, prej dekadash, ruan këngët e vjetra, të lindura në këtë kënd të Bullgarisë. Udhëheqës është Momçill Çallëkov – një njeri i ri, energjik. Ai është rritur në fshat. Që si fëmijë  ka mbetur i magjepsur nga këndimi origjinal antifonik të grave të fshatit. Ky është këndim dy zërash, interpretuar nga dy grupe këngëtaresh – njeri këndon, tjetri “përgjigjet”. Jo vetëm kjo veçori provokoi interesin e tij ndaj muzikës vendase. Ka qenë fëmijë kur ka dëgjuar timbrin e mrekullueshëm të bilbilit. Rrëfen, se jehona nga melodia e bariut i ka bërë përshtypje kaq të madhe, se ai ka vendosur t’u përkushtohet traditave instrumentale dhe vokale të fshatit Alino. Gjyshja e tij, motrat e saj dhe tërë fisi janë interpretues të njohur popullor në fshat. Prej tyre ai incizon këngë, të cilat më vonë i mëson me grupin vokal, repertori i të cilit tejkalon 200 kënge të këtij fshati.

Për Alino thonë, se është i bekuar nga Zoti jo vetëm me këngë dhe tradita të pasura, por edhe me natyrë të bukur. Momçill Çallëkovi na tregoi për veprimtarinë e vatrës së kulturës dhe grupin për folklor burimor, përpara kësaj na tregoi për vetë fshatin.

“Ai gjendet jo larg Sofjes dhe shtrihet në rrëzat e malit Pllana. Ka shumë kuriozitete, me të cilat krenohemi. Në veri gjendet manastiri “Shën Spas”. Legjenda rrëfen, se është më i vjetër se paku me 50 vjet se Manastiri i Rillës, por është pikturuar në vitin 1626.  Është ndërtuar nga një banor i pasur nga Vraca, i cili ka gjetur shpëtim në gjirin e malit dhe në shenjë të mirënjohjes e ndërtoi. Pak më në veri kundrejt rrjedhës së lumit të fshatit gjendet “Shkëmbi i vajzës”, nga pikon ujë i cili konsiderohet se ka veti kuruese. Kisha “Shën Nikolla”, e pikturuar në vitin 1863 është shpallur monument i kulturës. Një kuriozitet tjetër janë tumulat trake, që gjenden në lindje të fshatit, ndërsa në jug është lokaliteti “Shën Kryeengjelli Mihail”, ku ka një sarkofag prej guri të quajtur “Vasha”. Mendohet, se aty është varrosur e bija e një romaku të pasur. Nga vet krijimin i saj vatra e kulturës “Vasill Levski” është qendër shpirtërore dhe kulturore në fshat. Në vitin 1965 është krijuar grupi i parë vokal dhe i cili që me pjesëmarrjen e tij të parë në festivale folklorik fitoi medaljen e artë. Grupi është krijuar nga Gyllka Kanazireva e cila është 86 vjeçe. Ajo na ndihmon edhe sot bashkë me gjyshen time Lina dhe amatoret e tjera të fshatit. Grat në grupin i respektojnë shumë, sepse kanë përvojë të madhe dhe prej tyre mësojnë hollësirat e interpretimit.”

Pavarësisht se i përkasin folklorit të Bullgarisë së Mesme Perëndimore, këngët në dy zëra nga Alino kanë veçoritë e tyre karakteristike. Mënyra e interpretimit është e ndryshme, si dhe melodia. Momçill thotë gjithashtu, se këngët janë të vështira për interpretim dhe nuk arrin të tërheqë shumë të rinj të cilët të vazhdojnë traditën e lashtë. Por janë të gjalla festat tradicionale dhe ato mbledhin të gjitha fiset e fshatit disa herë në vit.

“Krishtlindjet ne i quajmë Bozhiç dhe është festë e madhe. Respektojmë shumë dhe Pashkët, Ditën e Shën Gjergjit, Ditën e Shën Todorit... Në ditën e Shën Spasit organizojmë tubim pranë manastirit në mal. Në të gjitha festimet merr pjesë dhe grupi ynë vokal.”

Udhëheqësi i ri vazhdimisht kërkon fushë për shfaqjet e grupit – festivale, koncerte, pjesëmarrje mediatike. Popullariteti i grupit është rast që Momçilli dhe moshatarët e tij nga fshati të lavdërohen me sukseset e tyre. Ëndrra e tij është që këngët e grupit nga fshati Alino të njihen si trashëgimi shpirtërore jo materiale të njerëzimit dhe të përfshihen  në listën e UNESKO-s.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD
Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD