Vetëm para një muaji Komisioni Evropian shpalli raportin e vet kritik për problemet e drejtësisë në Bullgari. Në të për herë të radhës qeveria ishte kritikuar për këtë se nuk i ndërmerr reformat e domosdoshme, se sistemi gjyqësor nuk punon efektivisht, se epërsia e ligjit në Bullgari mbetet vetëm në letër dhe në fakt mbizotërojnë rregullat e botës së krimit.
Tani Brukseli kritikon ekonominë bullgare. Në analizën vjetore të sfidave ekonomike dhe sociale në shtetet anëtare të BE-së, të krijuar nga Komisioni Evropian, nuk ka asnjë fjalë të mirë për Bullgarinë. Përkundrazi – ekonomia dhe sfera e saj sociale janë plot mëkate dhe mangësi. Duket se sipas Brukselit Bullgaria është një gropë e zezë, në të cilën gjithçka është e patejdukshme, e varfër, e dëshpëruese dhe kërcënuese. Dhe më konkretisht: termat e përdorur në raportin ekonomik dhe social janë: korrupsion, investime të pamjaftueshme, ngadalësim të reformave, detyrime të larta ndërmjet firmave, dobësi në sistemin e prokurimeve publike, deflacion. Në këtë sfond prognozat për thellimin e problemeve sociale në shëndetësi dhe në arsim dhe për ngadalësimin e rritjes ekonomike duken logjike. D.m.th. nuk mund të presim gjëra të mira për bullgarët dhe Bullgarinë në të ardhmen e afërt.
Tashmë dihet se Bullgaria është shteti më i prapambetur nga pikëpamja sociale dhe ekonomike në tërë Bashkimin Evropian. Por nuk mendoj se gjithçka mund të jetë aq e zezë – kjo është e qartë për secilin vëzhgues pa paragjykime. Ndoshta këtu është mirë që të përmendim proverbin për pesimistin dhe për optimistin. Sipas të parit gota është gjysme bosh, sipas tjetrit ajo është gjysmë plot. Të dy kanë të drejtën, varret nga vlerësimi dhe nga pikëpamja.
Kjo se situata në fushën e ekonomisë nuk aq e keqe provohet nga faktet. Bullgaria regjistron një nga nivelet më të larta në Evropë të Produktit të Brendshëm Bruto, borxhi i jashtëm i shtetit tonë është i vogël, rrogat janë të ulëta, por rriten me ritme relativisht të shpejta. Papunësia, ndryshe nga rajonet e tjera të Evropës, ka nivele që nuk janë shqetësuese, bile shënon ulje. Bullgaria është një shtet mikpritës dhe i bukur dhe turizmi lulëzon pavarësisht nga konfliktet dhe tensionet ndërkombëtare. Investimet e huaja arrijnë nivelet e viteve para krizës (2008-2009). Dhe diçka shumë e rëndësishme, kryesisht në kontekstin e situatës shqetësuese ndërkombëtare – nga pikëpamja sociale dhe politike Bullgaria është një vend i qetë, ku njerëzit jetojnë në mënyrë modeste, por pa rrezik për jetën apo për pronën e tyre.
Me siguri lehtësisht mund të kritikohet një shtet i vogël, periferik që nuk ka ndikim të konsiderueshëm në skenën e politikës së lartë, në vend që të vlerësohen hapat e tij të vegjël përpara. Por pikërisht këta hapa janë të rëndësishme për njerëzit e thjeshtë, sepse e vërteta ndodhet në detajet e vogla të jetës së përditshme.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..