bari do të mbulojë varrin tim.
Njëri do të vajtojë për mua, tjetri do të më mallkojë,
por këngët e mia gjithmonë do të lexohen.”
Ivan Vazov është i vetmi shkrimtar i madh bullgar që ka përjetuar të gjitha luftërat nga Çlirimi deri në Luftën e Parë Botërore dhe i cili ka lënë disa vepra, kushtuar këtyre ngjarjeve. Ai vetë ka marrë pjesë në Luftën çlirimtare ruse-turke (1877-1878) si punonjës për porosi të veçanta në ushtrinë ruse. Pas Çlirimit për himn të Bullgarisë u zgjodh kënga “Buçet Marica”. Teksti është nga mësuesi bullgar Nikolla Zhivkov. Në vitin 1912 Vazovi bëri i një redaktim thelbësor tekstit dhe varianti i tij u pranua si zyrtar.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..
Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..
Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...