Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Obelisk në mes të arës së misrit – tablo nga Bullgaria “Romake”

БНР Новини
Bazilika e Vogël e qytetit Plovdiv

Imagjinoni se duhet të hyni brenda një are misri. Dhe pse? Për të fotografuar një obelisk të ruajtur nga koha romake, pjesë të një mauzoleu orakulli. Nuk bëj shaka, këtë e kanë mbijetuar krijuesit e albumit “A Guide to Roman Bulgaria” (Udhërrëfyes për Bullgarinë Romake). Ata, me përjashtim të arkeologes Milena Rajçeva, janë gjithashtu autorë edhe të albumit tjetër që ju prezantuam para pak kohe – “Guide to Thracian Bulgaria” (Udhërrëfyes për Bullgarinë Trake).

Dhe për të mos prezantuar obeliskun midis fshatrave Musina dhe Lesiçeri (Bullgari Veriore) si simbol i trashëgimisë romake në Bullgari, bashkë me arkeologen tjetër të ekipit Dimana Trënkova po shikojmë nga kopertina e librit. Atje ndodhet fotografia e mozaikut nga Bazilika e Vogël e qytetit Plovdiv (Bullgari Jugore) me imazhin e një dreri:

I vetmi obelisk romak në Bullgari gjendet në afërsi të Pavlikenit“Dreri simbolizon disa gjëra: në vend të parë – dëshirën e të porsapagëzuarve që të pranojnë Krishtin ndërmjet ritit të pagëzimit dhe të pastrojnë shpirtrat e tyre. Një shpjegim tjetër është se njerëzit e krishterimit të hershëm kanë besuar në këtë se drerët  kanë thithur me frymën e tyre gjarpërinjtë nga toka. Kuptohet se gjarpërinjtë atëherë kanë simbolizuar Djallin. D. m. th drerët për romakët e dikurshëm kanë qenë simbol i fitores mbi të keqen.”

Qyteti KullaMendoj se shpjegimi i dytë më duket më i panjohur, por në të njëjtën kohë më i afërt së tanishmes. Pikërisht si një dre objektivi i aparatit fotografik të Antoni Georgievit na shpie ndër rrënojat e betejave të paharrueshme... përsëri kundër së keqes. Kampe luftarake dhe fortifikime mund të gjeni afër autostradës Sofje-Burgas (ku ndodhet parku arkeologjik Kabile), kështu edhe në brigjet e Detit të Zi dhe të lumit Danub. Më pak të njohura janë ato të qyteteve Kulla, Silistra, Svishtov, Ruse, Ballçik, Bjala.

СнимкаPavarësisht se bazilikat romake janë monumentet arkitekturale të mbrojtura më mirë tek ne nga fundi i Antikitetit deri në fillimin e Mesjetës, me siguri duhet të përmendim disa afreske nga varreza e Detaje nga afresk në varrezën e qytetit Silistraqytetit Silistra, plot me motive bimore, zogj dhe njerëz. Dimana drejtoi vëmendjen tonë tek detajet, të cilat për njerëzit e thjeshtë nuk tregojnë shumë, por specialistët mësojnë nga to histori interesante. Për shembull – tek krehja e flokëve të një prej shërbëtorëve të çiftit familjar, për të cilin është ndërtuar varreza:“Ajo na tregon se burri nuk është vendas, nuk është trak, por nuk është edhe romak. Ai është nga fiset e gotëve”.

Pavarësisht se është gjetur në vitet e 40-të të shekullit të kaluar varreza është relativisht e panjohur. Kjo mund të thuhet edhe për tërë trashëgiminë e qytetit antik Dorustorum. Si një qendër Peshkopie i krishterimit të hershëm Silistra ka dhënë 12 makëtarë në shekullin e tretë gjatë kohës së përndjekjeve të perandorit Dioklecian. Mëkatarët nuk deshën të nderonin perandorin romak si perëndi, siç kërkonte tradita pagane. Si pjesë e Perandorisë Romake, qytetet në trojet e tanishme bullgare nuk dukeshin ndryshe, ishin pikërisht siç qytetet e tjera të kësaj kohe në territorin e Perandorisë. Gjuha latine ka qenë më e përhapur në rajonin e Bullgarisë së sotme veriore, derisa greqishtja – në trojet e Bullgarisë Jugore (me përjashtim të disa dokumenteve të rëndësishme të gjetura atje). Shkaku për këtë sipas Dimana Trënkovës është fakti se “udhëheqësit e provincave kanë qenë mjaftë të mençur për të kuptuar se nuk mund të imponojnë latinishten në qytetet-djepe të qytetërimit grek”.

Nuk është e rastit se qyteti, ku trashëgimia romake është ruajtur më mirë – Plovdiv ndodhet në qendrën e librit. Ai rekomandohet si destinacion i parë për të huajte, të cilët kanë pak kohë dhe dëshirojnë të vizitojnë vendet më interesante. Vendi i dytë i rekomanduar në këtë libër është Pavlikeni – një qytezë pak e njohur në Bullgari Veriore, emri i së cilës vjen nga themeluesit e saj - “pavlikjani”  (heretikë dhe gnostikë armenë). Gjatë vjetëve të 70-të të shekullit të kaluar thesarkërkuesit gjetën shumë vegla qeramike në afërsi të qytetit Pavlikeni. Pas tyre arkeologët zbuluan një vilë romake, ku ishin prodhuar sende qeramike – nga tulla deri në lodra. Sendet e prodhuara atje kanë arritur bile Krimen. Në fillimin e vjetëve të 80-të atje u krijua një muze në të hapur:

Снимка“Kjo është ndërtuar prej pjesëve të ndryshme qeramike, të cilat nuk kanë vlerë për studiuesit. Kishte furra dhe demonstrime për secilën etapë të procesit të përpunimit me nxënësit e shkollës për qeramikë të qytetit Trojan. Secili vizitues VIP kishte mundësi të bënte tullën e vet me nënshkrimin personal. Tani këto tulla ndodhen në një mur – mund të shikoni tullën e Ljudmilla Zhivkovës  (e bija e diktatorit të atëhershëm komunist dhe ministre e kulturës të asaj kohe), atë të thesarkërkuesve në fjalë me të shkruarën prej tyre – “ne ishim të parët”.

СнимкаEdhe për ne është një krenari e veçantë – të jemi ndër të parët, të cilët prezantojnë këtë album para lexuesve të tij të ardhshëm në tërë botën.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Antoni Georgiev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD