Në ditët e përvjetorit të saj të 80 Radio Bullgaria ju fton çdo muaj të votoni për muzikën e Bullgarisë. Ndër pjesëmarrësit që do të votojnë për këngën fituese do të zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi do të jetë në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg
Rezultatet do të shpallen në datën 15 të çdo muaji.
Gjinitë, në të cilat fillojmë klasifikimin u përgjigjen stream-eve muzikore në anën e djathtë sipër të sajtit tonë. Veprat muzikore ofrohen nga autorët e stream-eve përkatëse. Në disa materiale do të t’ju prezantojmë këta kolegë. Ata do t’ju tregojnë për idetë, qëndrimet, parimet e tyre dhe për kompromiset eventuale që bëjnë nga herë në përzgjedhjen e këtyre stream-eve. Në rastin me muzikën klasike “klasifikimi” do të jetë pak më i ndryshëm.
Svetllana Dimitrova është autore e transmetimeve për muzikën klasike në programin për kulturë të Radios Kombëtare Bullgare dhe е stream-it të muzikës klasike të Radios Binar. “Trovatore” është ndër kujtimet e saj më të forta - si shumë e vogël në Teatrin veror në Burgas, ajo kërcen mes ndenjësve përpara fillimit, duke pritur që në skenë të dalë një njeri shumë i rëndësishëm për të:
“Jam rritur në opera, përpara që të shqiptojë fjalën e parë, kam dëgjuar vetëm muzikë të operës, sepse babai im është këngëtar operistik. Përpara që të kuptoj ç’ është opera dija përmend aria të tëra. Me vëllain dhe kushërirat e mi loznim Berberin e Seviljes dhe Peshkatarët e perlave.“
“Hyra në mënyrë profesionale në muzikë në sajë të radios, ajo nuk më mori asgjë, përkundrazi më dha gjithçka” – thotë Svetllana dhe me humor shton, si bashkëfshatarët e babait të saj nuk kuptonin si mund t’i paguajnë për të kënduar, sepse ata të gjithë këndojnë, ashtu edhe asaj i paguajnë që të dëgjoj gjithë ditën muzikë dhe të përzgjedh më të mirën për dëgjuesit – kjo vërtetë është “një punë e mrekullueshme!”. Por kjo nuk do të thotë, se bërja e programit muzikor nuk supozon shumë punë, leximin e shumë materialeve mbi temën, që të mund të prezantohet më atraktiven.
Svetllana gëzohet shumë nga lidhja që ka me dëgjuesit e Radio Bullgarisë në gjuhët e huaj, të cilët përdorin stream-in me muzikën klasike. Spanjisht folësit që i shkruajnë vështirë mund të lexojnë gjithçka të shkruar prej saj, por vlerësimi i tyre për përzgjedhjen muzikore është shumë i lartë. Aktualisht Svetllana punon mbi digjitalizimin e disa operave bullgare në përgjigje të kërkesës së një dëgjuesi të ri nga Rusia, i dashuruar në artin operistik. Fakti, se ai e ka shkruar pa gabim emrin e operës së parë bullgare – “Siromahkinja” e mbush me energji. Fjala “kompromis” është e panjohur për Svetllana në drejtim të stream-it, ndryshe nga transmetimet në eter, ku kompromise mund të bëhen vetëm me incizimet që kanë vlerë të lidhur me ndonjë aktivitet.
Ideja që dëgjuesit e huaj të klasifikojnë interpretimet e preferuara në steami-n “Muzikë klasike” nuk i pëlqen Svetllanës. Ajo vetë personalisht nuk mund të votojë për njërën prej primadonave Aleksandrina Pendaçanska, Sonja Jonçevën ose Krasimira Stojanova. “Në muzikën klasike nuk duhet të ketë klasifikime” – pohon “e bija e operës”, ajo premtoi që të na ofrojë një arie në tre interpretime të ndryshme. Kjo arie është e La Valit nga opera me të njëjtin emër të Alfredo Katalanit, në interpretimin e tre këngëtareve shumë të dashura për publikun bullgar, që përfaqësojnë tre breza të ndryshëm operistik – Katja Popova, Valeri Popova dhe Cvetelina Vasileva.
“Pa harresë” në interpretim të Katja Filipovës fitoi klasifikimin e fundit për këngë më të pëlqyer bullgare mbi temën e “verës”. Disqet me programin e ri të Vasil Petrovit fituan Horst Kuhn nga Gjermania, Muhammad Dawud Al-Ali nga Katari dhe Miroslava Ripak nga Ukraina.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..