Pas konsultimeve të radhës politike me forcat parlamentare, presidenti Rosen Plevneliev tha në parlament, se “dialogu në Legjislaturën e 43-të të Kuvendit Popullor është më konstruktiv, se sa në Legjislaturën e 42-të”. Sipas tij kjo është një shenje për stabilitet politik, gjë që nga ana e vet është një premisë për zhvillimin e reformave dhe për përmirësimin e mjedisit ekonomik. Me prioritet duhet të realizohen reformat në sistemin gjyqësor, në administratë, në qeverisjen elektronike, në shëndetësi, në arsim, në pensionim dhe në sektorin ujor, mendon kreu i shtetit. Pas konsultimeve politike presidenti shprehu binden, se pasi Bullgaria arriti qëllimet politike, pra anëtarësim në BE-në dhe në NATO-në, tashmë janë të domosdoshme qëllime të reja si për shembull krijimi i një ekonomie sociale, zhdukja e varfërisë, anëtarësim me të drejta të plota në Shengen, hyrja në eurozonë. Sipas presidentit një sfidë e madhe para shtetit është kriza demografike. Krahas kësaj ai theksoi, se ka domosdoshmëri për ide të reja në politikën e jashtme, të bazuara mbi vlerat evropiane për paqe, për superioritetin e ligjit. Presidenti theksoi, se tashmë është koha të fillojë përgatitja e planit “Bullgaria 2030”, në të cilin duhet të formulohen qëllime realiste për realizim. Mirëpo, optimizmi i kreut të shtetit u errësua nga sjellja e disa prej forcave parlamentare. Grupi i Partisë Socialiste Bullgare Bullgaria e Majtë doli nga salla plenare në shenje të protestës kundër refuzimit të shumicës, që në radio dhe televizion të transmetohen edhe reagimet partiake të fjalisë së presidentit. Sipas së majtës kjo tregoi një dëshirë që të fshihen problemet reale dhe mosmarrëveshjet në vend. Ndër të tjerët në sallë nuk ishin deputetët e Demokratëve për Bullgarinë e Fortë, të cilët formalisht janë pjesë e koalicionit në drejtim. Grupi i partisë GERB shprehu keqardhje se me sjelljen e tyre disa forca parlamentare dështuan një nismë të mirë, e cila jepte shpresë për bashkim të politikanëve bullgarë rreth interesave kombëtare. Kështu u vërtetua, se partitë nuk janë në gjendje të bashkohen rreth interesave kombëtare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..
Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA..