Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shumica qeverisëse dhe opozita – së bashku kundër monitorimit të KE-së

Foto: arkiv

Gjatë javës së kaluar shumica qeverisëse dhe opozita në Bullgari na befasuan – ato treguan se mund të veprojnë në unanim. Në një konferencë në Parlamentin Evropian në Bruksel eurodeputetët nga partia në fuqi GERB dhe nga opozitaret Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë insistuan për rishqyrtimin e monitorimin të Komisionit Evropian për sistemin gjyqësor dhe për rendin e brendshëm. Në kundërshtim të logjikës, në sfondin e vlerësimeve të ashpra negative për reformën e gjyqësorit dhe në situatën e korrupsionit të stërmadh në këtë sferë që nuk mund të mohohet, organizatorët u shpallën për ndërprerjen e monitorimit. Motivet janë: „është i dëmshëm për Bullgarinë në plan ndërkombëtar dhe nuk i jep rezultatet e pritshme, bile është diskriminues, sepse nuk aplikohet për shtetet e tjera të Bashkimit Evropian me probleme të ngjashme.” Tingëllon paradoksale por partneri më i vogël në qeverisje – Blloku i reformatorëve, u shpall kundër kësaj fushate. Reformatorët mendojnë se qëllimi i kërkesës së eurodeputetëve bullgarë është mbrojtja e “status-quo”-së në fushën e drejtësisë dhe rendit të brendshëm, ku pavarësisht nga kritikat e Komisionit Evropian nuk ka veprime vendimtare përpara. Mosmarrëveshje kishte edhe ndër përfaqësuesve të sistemit gjyqësor. Në Bruksel kundër monitorimit folën gjithashtu Prokurori i Përgjithshëm dhe përfaqësues të lartë të pushtetit gjyqësor. Ndërkohë në Sofje magjistratë të dalluar nuk u pajtuan me këto teza , duke thënë se problemi nuk është në monitorim, por në institucionet e vënë nën vëzhgim. Ky është mendimi i shumë pjesës më të madhe të qytetarëve, sepse sipas analizës së fundit sociologjik 80% të bullgarëve besojnë se raportet e Brukselit janë objektive dhe ata e pranojnë monitorimin si një garanci për reforma të ardhshme në Bullgari. Në fund të fundit Komisioni Evropian nuk hoqi dorë nga monitorimi duke shpallur se ai do të ndërpritet pasi përmbushen objektivat e tij. Kështu u bëmë dëshmitarë të një episodi të pakuptimtë të jetës shoqërore dhe politike bullgare dhe të një përpjekjeje për transferimin e problemeve nga institucionet bullgare në Bruksel. Përveç kësaj episodi është i trishtueshëm sepse tregon në mënyrë të qartë se nuk ka vullnet për reforma dhe përpjekjet shumëvjeçare për ruajtjen e “status-quo”-së do të vazhdojnë në të ardhmen dhe do të pengojnë zhvillimin tonë normal.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Andrej Novakov nga Parlamenti Evropian: Bullgaria është një faktor i pashmangshëm në rajon

Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..

botuar më 25-02-18 1.07.MD

Më pak se 1/3 e bullgarëve presin ndryshime pozitive nga qeveria e re në SHBA

Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..

botuar më 25-02-18 11.19.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Stërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me shpejtësi në Evropën Lindore pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni e ndryshon..

botuar më 25-02-15 2.30.MD