Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Borxhi rritet në bazë të planit

БНР Новини
Foto: BGNES

Nuk ishte ndonjë befasi e madhekur në fillim të javës së kaluar Bullgaria emitoi një borxh të ri prej afro 2 mlrd eurosh. Për taksapaguesit e zakonshëm ky është thjesht lajm. Ekspertët sikur nuk mbetën të befasuar, sepse Ministri i Financave Vlladisllav Goranov me urtësi e urdhëroi aksionin katër ditë pasi Banka Qendrore Evropiane uli normën e interesit kryesor të refinancimit deri në 0% dhe shpalli një paketë të re të masave stimuluese. Kështu u arrit një fitim i mirë për letrat me vlerë. Totali i borxhit të ri arrin në 1.994 mlrd euro dhe ky është transaksioni më i madh në euro në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, në LM dhe Afrikë deri tani brenda këtij viti – theksojnë nga Ministria e Financave, pa saktësuar a është ky hap i mirë ose i keq.

Me siguri për investitorët është mirë, sepse kërkesat kanë qenë për 3,6 mlrd euro, jo për 2 miliardë të shpallur paraprakisht, që ka çuar në uljen e interesit. Kjo nga ana e tij është mirë për borxhliun d.m.th. për shtetin bullgar dhe taksapaguesit e tij. Me këtë operacion të ri në fakt Ministria e Financave e mbaroi limitin e lejuar nga ligji për borxh në tregjet e jashtme për këtë vit. Tani ka edhe një moment tjetër siç shpjegoi Ministri Goranov – përveç në tregjet ndërkombëtare Ministria e Financave ka parashikuar të marrë borxh në rreth 500 mln euro nga bankat bullgare. Kështu mund të krijohet një fond rezervë i cili të përdoret eventualisht në mbështetje të sektorit financiar i cili aktualisht u është nënshtruar stres testeve.

Siç është shënuar në librat, borxhi nuk është gjithmonë diçka e keqe dhe fatale. Kjo është kështu, kur ai nuk do të përdoret  për “mbushjen e gropave” në buxhet apo në sektorë të pa reformuar. Borxhi është një gjë e mirë, kur sjell vlerë të shtuar. Atëherë borxhi shlyhet me mjete të veta dhe jo me borxhe të reja. Kjo ndodhet kur paratë investohen në ekonominë dhe në rritjen e saj. Por, tek ne rasti nuk është i tillë. Na qetësojnë si taksapagues, se kundrejt Produktit të Brendshëm Bruto borxhi bullgar është i ulët. Sivjet ai do të rritet nga 10 në 33 % prej PBB, niveli i lejuar sipas kritereve të BE është 60%.

Por, sipas prognozave të fundit të Drejtorisë së përgjithshme të çështjeve ekonomike dhe financiare pranë Komisionit Evropian, në qoftë se Bullgaria vazhdon me po këtë politikë të deficiteve dhe shlyerjen e tyre me borxhe, ai gjatë 10 vjetëve të ardhshëm do të tejkalojë 40% prej PBB. Ky kërcenim quhet spirali i borxhit. Le të shpresojmë, se ngadalë borxhi bullgar nga barrë do të kthehet në vlerë të shtuar. Për të arritur këtë janë të nevojshme strategji dhe politika të reja.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Biznesi është i përmbajtur në pritshmëritë e tij për vitin e ardhshëm 2025

41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..

botuar më 24-12-17 12.15.MD

Eksportet dhe importet drejt Evropës dhe vendeve jashtë BE-së po bien

Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..

botuar më 24-12-15 10.15.PD

TASS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e tranzitit të gazit rus përmes Bullgarisë

Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..

botuar më 24-12-11 10.35.PD