Për herë të nëntëmbëdhjetë të radhës, nga 13 deri më 17 prill në Sofje dhe në Plovdiv do të zhvillohet festivali për muzikë bashkëkohore për piano ppIANISSIMO 2016. Sivjet edicioni do të jetë nordik. Organizatorët janë fondacioni “Pianisimo” dhe Radioja Kombëtare Bullgare. Brenda 5 ditësh do të ketë 12 ngjarje muzikore dhe adhuruesit do të mund të dëgjojnë muzikën pak të njohur në Bullgari të shteteve të Evropës Veriore.
Drejtori artistik i festivalit që nga viti 2015 është dr. Ilia Gramatikov, i cili po bën një specializim në Universitetin për Muzikë dhe Arte Interpretimi në Vjenë. Ai është gjithashtu pedagog në dehën e historisë së muzikës në Akademinë Muzikore Kombëtare. Ja se çfarë tha ai për programin e ppIANISSIMO-s:
“Misioni ynë tashmë 19 vjeç është jo vetëm që të popullarizojmë muzikën bashkëkohore, por edhe të tregojmë sa ajo mund të jetë kureshtare, bile për dëgjuesin që nuk është specialist në fushën e muzikës. Edhe sivjet hyrja do të jetë falas. Do të hapim festivalin me interpretimin e pianistes finlandeze Laura Mikola. Në një nga mbrëmjet muzikore do të kemi një performancë multimediale. Nda Danimarka vijnë Irina-Kalina Gudeva, kontrabas, dhe Ajnar Kanding – improvizues i muzikës kompjuterike. Ata, bashkë me Julia Cenova, Emill Tabakov dhe Al. Tanev do të përdorin të gjitha mënyrat e shprehjes të muzikës bashkëkohore, poezisë dhe artit në përgjithësi. Suedia do të prezantohet nga kompozitorë, të cilët janë novatorë radikalë në muzikën e shekullit të XXI-rë. Të gjitha mysafirët janë shumë të njohur në skenat botërore. Çdo vit marrin pjesë në projekte të ndryshme për muzikë bashkëkohore dhe në repertorin e tyre hyjnë dhjetëra tituj të muzikës klasike dhe moderne, ndër të cilët ka vepra të shkruara posaçërisht për ta. Sivjet në Pianisimo do të ketë pjesë të shkruara pikërisht për këtë festival. Kjo do të jetë një festë e vërtetë e muzikës!”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pas suksesit të padiskutueshëm të koncertit - spektakël "Përgjithmonë" në sallën Nr.1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) vjeshtën e kaluar, fansat e Jordanka Hristovës sot do të kenë mundësinë të shijojnë edhe një herë këngët e paharrueshme të..
Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj. Ai ka përgatitur një..
Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..
I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e..