Gergana Gergova është koncertmjeshtrja e Teatro Real-it në Madrid. Ajo është interpretuesja e radhës e suksesshme bullgare në listën e koncertmjeshtërve që interpretojnë në skenat botërore – një listë e përpiluar nga maestroja Pllamen Xhurov, dirigjent i Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes”. Atje figurojnë emrat e 30 vetave. Bëhet e qartë se fizarmonicistët bullgarë, të cilët zënë pozitat më të rëndësishme pas dirigjentit në orkestrat e mëdha botërore, janë shumë. Gergana Gergova do të jetë në krye të orkestrës deri në fund të janarit 2017, përveç kësaj ajo ka angazhime gjatë majit dhe qershorit të këtij viti dhe të vitit të ardhshëm. Bullgarja do të zërë vendin prijës në Teatrin Operistik Mbretëror të Milanos gjatë kohës, kur Teatri do të shënojë përvjetorin e vet të 200-të. Violinistja e re tashmë ka shumë arritje në biografinë e saj, ka punuar me orkestra si Fizarmonia e Duisburgut, Orkestra Festive për Vegla me Tela e qytetit Lucerne, Orkestra e Radios së Munikut, Orkestra e Radios së Gjermanisë Veriore – Hanover, Fizarmonia e Dhomës e Gjermanisë – Bremen etj. Si muzikante dhome ajo ka pasur shumë koncerte me muzikantë prijës. Gjatë vitit 2008 Gergana Gergova krijoi një trio dhome “Imazh” bashkë me pianistin Pavlin Neshev dhe violonçelistin Tomas Kaufman. Që prej atëherë formacioni bën koncerte të shumta në skenat ndërkombëtare me sukses të madh.
Mund të shikoni dhe të dëgjoni Moris Raven – trion për piano, violinë dhe violonçel – Pantoum. Assez vif (2. Movement) në interpretim të tyre:
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..