Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Muzikant i vitit 2015” – në pritje të dekoratave

Statuja “Muzikanti i vitit”
Foto: Hristo Iliev

Për vit të 25 të radhës do të jepen statujat “Muzikant i vitit”, kurse vet ngjarja do të zhvillohet më 23 prill 2016 nga ora 19 në sallën numër 6 të Pallatit Popullor të Kulturës me një gala koncert të dekoruarve. “Muzikant i vitit” është një dekoratë unikale, e cila përcaktohet nga dëgjuesit e transmetimit për muzikë klasike “Alegro vivaçe” në programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare. Konkursi  zhvillohet që nga viti 1991.

Mbajtës të dekoratës gjatë 24 edicionet e mëparshme kanë qenë: dirigjentët profesor Vasill Arnaudov, Emill Tabakov, Rosica Batallova, Jordan Kamxhallov, Najden Todorov dhe Vanja Moneva, primat e operës Gena Dimitrova, Rajna Kabaivanska, Anna Tomova-Sintova dhe Krasimira Stojanova, violinistët profesor Minço Minçev, Vasko Vasilev, Svetlin Rusev dhe Miço Dimitrov, pianistët profesor Viktor Çuçkov dhe Ljudmill Angjellov, dueti i pianos Aglika Genova – Ljuben Dimitrov, kompozitori Ivan Spasov, fyelltari Teodosij Spasov,  Tatjana Koleva – perkusione. Dhe kësaj radhe statuja “Muzikanti i vitit” është vepër e skulptorit Hristo Iliev. Të dekoruarit e tjerë do të marrin një stemë unikale për kujtim. Cilin përkrahën më tepër dëgjuesit në edicionin e 25 të anketës dhe cilët janë mbajtësin e rinj të dekoratave në kategoritë e tjera do të kuptojmë në vet gala-koncertin.

Drejtuesja e “Alegro vivaçes” Irena Gëdeleva dhe një veprimtare e denjë dhe përkrahëse e “Muzikant i vitit”, pothuajse që nga vet fillimi i zhvillimit të anketës përpara çerek shekulli, na tregon për zgjedhjen e sivjetshme të dëgjuesve dhe emocionet rreth numërimit të mijëra zërave të adhuruesve:

“Ajo e cila mbase është më e rëndësishme sivjet është fakti se kemi tanimë 25 edicione të kësaj ankete kombëtare, e cila ka filluar gjatë vitit 1991 me emrin e profesorit Vasill Arnaudov. Për këto vite të kaluara shumë emra kanë dalë si favorit të anketës së dëgjuesve. Shpesh na bindin se, mbase jo muzikantët më të merituar dhe prestigjioz marrin dekorata, por për ne, ekipi i “Alegro Vivaçes” është me rëndësi që dëgjuesit e Radios Kombëtare Bullgare të kenë të drejtë të zgjedhin dhe mundësinë të shprehin falënderimin dhe mahnitjen e vet nga arti i muzikantëve bullgarë. Kurse ata nga ana e vet tregojnë respekt ndaj publikut të vet. Nuk ka muzikant, i cili ta ketë refuzuar këtë dekoratë ose të mos të ketë qenë jashtëzakonisht i mahnitur nga vëmendja e adhuruesve të vet. Sivjet kishim befasia. Fillimisht numri i madh i atyre të cilët votuan, i cili qe rreth 6 mijë e 500 vota dhe së dyti, shumë nga dëgjuesit preferuan grupe korale, orkestra, ansamble, dhe jo për kandidatura të veçanta dhe persona konkretë. Disa qytete bullgare u aktivizuan shumë dhe luftuan midis tyre në regjionet. Kjo flet mirë për Radion Kombëtare dhe për mbulimin e tij me cilësi dhe dëgjueshmëria, si dhe faktin se jemi të njohur dhe jashtë shtetit në internet, që ku vijnë zërat e shumtë. Është e gëzueshme se, njerëzit janë aktiv dhe i intereson të mund të shprehin mendimin e vet.”

Sivjet dekoratat do të jenë të shumta. Përveç statujës, të cilën e fiton muzikanti i vitit, kandidatura me më shumë zëra të dëgjuesve, do të kemi dhe akoma 8 kategori të tjera – “Debut”, “Një veprimtari aktive krijuese”, “Një muzikant i ri i vitit”, “Projekti muzikor i vitit”, “Premierë”, “Jubile”, “Krijimtari të plotë” dhe “Një kontribut të jashtëzakonshëm ndaj kulturës bullgare”. Hyrja është me buzëqeshje dhe një gjendje shpirtërore të mirë për çdo një adhurues të muzikës klasike! Dita është në Ditën e Llazarit – një hyrje e shkëlqyer drejt Festave të Pashkëve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD