Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Para publike nga tatimet е ulëta për riarmatim dhe ndihmë të shpejtë

Ditën e mërkure qeveria miratoi  prognozën buxhetore afatmesme deri në vitin 2019, të pritur nga investitorët, vëzhguesit vendas dhe ndërkombëtar, si edhe nga qytetarët e zakonshëm. E pritur, sepse ajo zbulon prioritetet e qeverisë në harxhimin e mjeteve publike. Kjo është me rëndësi për të gjithë, të cilët shpresojnë në paratë nga buxheti i shtetit ose për ata që dëshirojnë t’i sinkronizojnë planet e vera për biznes me ato të shtetit. Këto para nuk janë pak – rreth 17 mlrd euro për vit.

Përmbajtje, qëndrueshmëri dhe asfare surpriza të këndshme ose të pakëndshme – këtë e tregon analiza e parametrave kryesorë të prognozave të qeverisë. Tatimet as do të rriten, as do të pakësohen, pagat  nuk do të shkurtohen ose nuk do të rriten ndjeshëm. Projekte të mëdha të rëndësishme të investimeve nuk parashikohen. Asgjë dramatike. Me gjithë atë disa theksat të rinj ia vlen të përmenden.

Si një prej prioriteteve kryesore të pushtetarëve të tanishëm po përvijohen mbrojtja dhe siguria. Deri tani ky detyrim kryesor i shtetit sikur mbetej nën hije financiare dhe askush nuk bënte asgjë që në praktikë të merren masa konkrete për modernizimin e teknikës luftarake tepër të vjetërsuar të Ushtrisë bullgare. Është e drejtë, se ushtarakët vazhdimisht ankoheshin, NATO-ja këmbëngulte që të riarmatosemi, por politikanët ishin të shurdhër në sfondin e situatës jo shumë shqetësuese ndërkombëtare. Tani më nuk është kështu dhe qeveria e Bojko Borisovit vendosi të bëjë hapin e parë drejt përmirësimit dhe modernizimit të aftësive mbrojtëse të vendit. Para do të jepen për gjuajtës të rinj, makina të blinduara për trupat e këmbësorisë, anije për forcat ushtarako-detare. Premtohet dhe parashikohet që të gjitha llojet e ushtrisë të marrin diçka te re.

Një novitet tjetër i rëndësishëm janë përkujdeset më të mëdha për ndihmën e shpejtë mjekësore. Pasi hapat e parë të reformës shëndetësore lëkundën deri në themele besimin në shëndetësinë bullgare, tani u bë e qartë, se nevojë më të madhe për ndihmë financiare ka ndihma urgjente. Gjithashtu dhe  fondi shtetëror i pensioneve në sfondin e plakjes  kërcënuese të popullsisë. Por kësaj here paratë nuk do të vijnë nga buxheti, por nga kontributet e rritura për sigurimin e pensionit. Rritja e pensioneve tani për tani nuk parashikohet ose do të jetë aq e vogël, se nuk ia vlen të përmendet. Po kjo vlen edhe për pagën minimale të punës, e cila në praktikë do të pezullohet për tre vjet përpara.

Njeri prej prioriteteve fondamentale të qeveritareve është qëndrueshmëria financiare dhe politika restriktive buxhetorte. Pikërisht këto parime janë përfshirë në kuadrin e ri buxhetor trevjeçar, ku është shënuar si objektiv  përfundimtar – ulja e deficitit buxhetor deri në vitin 2019 në shifrën minimale e 0.5%.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, 24% kursejnë

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë sociologjike "Trend", të kryer me porosi të Finance Academy midis 1005 qytetarëve të rritur në..

botuar më 25-01-29 3.40.MD

BNB pret që Bullgaria të përmbushë kriterin e stabilitetit të çmimeve për eurozonën

Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..

botuar më 25-01-29 1.51.MD

Hapet zyrtarisht Dhoma e Tregtisë Bullgari-Shqipëri

Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe..

botuar më 25-01-27 9.05.MD