Veshje popullore të burrave, të grave dhe të zbukuruara në mënyrë shumë të pasur nusërie, të gërshetuar me shumë mjeshtëri me zbukurime, pafte, breza, përparëse mblodhën në ekspozitën “Veshjet tradicionale popullore” breza të ndryshme bullgarësh në qytetin detar Burgas. Eksponatet autentike janë nga regjionet e ndryshme të Bullgarisë dhe janë dhurim të Institutit për etnologji dhe folkloristikë pranë Muzeut Etnografik të Akademisë Bullgare të Shkencave. Ekspozita shkaktoi një interes mjaft të madh. Në hapje, veshjet popullore tradicionale bullgare spikatën në një defile, nën tingujt e muzikës popullore. Adhuruesit e folklorit patën mundësinë të zhyten në magjinë e valleve popullore bullgare.
Për ngjarjen na tregon Anelija Kazakova nga bashkia e qytetit Burgas: “Qendra kulturore “Kazino detare” i përkushtoi një muaj e gjysmë bukurisë së veshjes tradicionale popullore bullgare. Ekspozita përfshin larminë dhe bukurinë e veshjeve tradicionale bullgare, të cilat janë me një histori shekullore. Për shembull veshjet popullore të ekspozuar këtu janë në një moshë mbi 150 vjeçare. Mund të shikohen veshje tradicionale të grave dhe të burrave nga të gjitha krahinat folklorike. Mes eksponateve më interesante janë veshja popullore e nuses nga rrethi i Kjustendillit, veshja popullore rilindëse nga Zheravna, veshja popullore e grave nga bashkësia bullgare në Besarabi.”
Sipas Anelija Kazakovës, ideja e ngjarjes është të mund të afrohemi deri tek historia dhe traditat dhe të mund t’i ruajmë për brezat e ardhshme.
Vizituesit janë të tërhequr dhe nga aksent të ndryshëm – zbukurime, kollanë, pafta, byzylyk, çorape, pantofle, këpucë prej lëkure dhe çizme nga fshati Bërdarski geran – rrethi i Bellosllatinos. Krahas me veshjet popullore janë ekspozuar dhe nallane qyteti dhe opinge tradicionale prej një lëkurë viçi, të cilët janë në më shumë se një shekull e gjysmë. Posaçërisht pranë veshjes popullore nga rrethi i Sofjes janë përfshirë dhe bishta të lashtë dhe dorashka ndaj xhamadanit. Kurse ajo e nusërisë i tërheq vizituesit me legjendat për të. Me këtë veshje nusja qëndron më shumë se 40 ditë përpara vjehrrit, vjehrrës dhe bashkëshortit të vet. Me fjalë të tjera kjo veshje nuk hiqet 40 ditë, derisa nusja nuk pranohet përfundimisht në familje. Pas kësaj periudhë ajo e vesh rrobën e gruas së martuar.
Veshjet popullore të prezantuara mbajnë dhe një kuptim të thellë. Ato zbulojnë ndryshimin si në statusin ashtu dhe në moshën e grave. Gratë më të moshuara kanë përdorur ngjyrat më të errëta – si e zezë, kurse shamitë e kokës po kështu kanë qenë të një nuance. Nuk ka shumë ornamente nëpër to, derisa veshjet e grave më të reja janë me ngjyra më të pasura dhe të zbukuruara me qëndisje. Sipas një tradite të vjetër bullgare derisa kanë qepur zbukurimet mbi veshjet popullore, gratë gjithmonë kanë lënë nga diçka të papërfunduar nëpër këmishë, përparëse ose fund. Kanë besuar se kjo i ka mbrojtur nga syri i keq.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Shevkie Çakër
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..