Përse një holandez vendosi të na tregojë sesi ngjan natyra bullgare? Patrik Smituis është autor i filmave dokumentar “Dhimbja ime personale” dhe vargu “E vërteta për pyllin bullgar” të cilat tregojnë realitetin tonë të hidhur, përmes syve të një njeriu të huaj.
Patrik i cili e ka pranuar Bullgarinë për atdheun e vet të dytë jeton në Sofje prej shtatë vjetëve dhe flet në mënyrë të lirë gjuhën bullgare. Jeton përherë në Bullgari që nga viti 2007, është i martuar me grua bullgare dhe ka dy vajza. Prej një viti xhiron në mënyrë aktive filma dokumentarë për Bullgarinë, merret edhe me bamirësi. Që të gjitha filmat e Patrikut mund të shikohen falas në faqen e tij “Atdheu im i ri”. Për filmat, për këtë se cilët janë bullgarët në sytë e tij dhe se si e shikon të ardhmen e Bullgarisë, Patrik Smituis bisedoi me Asja Çanevën:
“Po, unë xhiroj filma për Bullgarinë. Dua të deklaroj zyrtarisht se unë nuk ankohen nga Bullgaria. Nuk është vetëm natyra, nga e cila interesohem, interesohem dhe nga shumë gjëra të tjera. Problemet natyrisht që duhet të tregohen dhe prandaj pjesa më e madhe e filmave të mi i janë kushtuar një problemi shumë serioz. Filmat nuk janë kaq për problemet, por më tepër për faktin sesi mund t’i zgjidhim. Nganjëherë ka probleme, të cilat nuk kanë asnjëfarë zgjidhjeje. Si filmi të cilin e xhirova për depon e plehrave në afërsi të qytetit Samokov, që e ndot ujin, të cilin e pinë që të gjithë në Sofje. Nuk ka një zgjidhje tjetër të këtij problemi përveç mbylljes se depos, por kjo mbase nuk do të rastisë. Por ja filmat, të cilat i xhiroj për pyjet – aty problemet janë të mëdha, ka një korrupsion shumë të madh, por ajo të cilën e vëmë re janë lëvizjet qytetare që po lindin, njerëzit po i marrin gjërat në duart e tyre – fillojnë të protestojnë.”
“Bullgarët janë njerëz të shkëlqyer dhe të mirë. Ata janë inteligjent për nga natyra. Por ka dhe një gjë, të cilën bullgarët absolutisht nuk e zotërojnë – kjo është të punojnë bashkërisht. Në qoftë se bullgarët duan të ndryshojnë shtetin e vet, duhet të fillojnë të punojnë së bashku. Bullgarët janë individualist të mëdhenj, por ajo e cila i bashkon njerëzit zakonisht është kauza e përbashkët. Problemi të cilin e shikoj në Bullgari është se, bullgarët në fakt kanë një kauzë të madhe të përbashkët – ruajtjen e natyrës, por kjo kauzë nuk është shfaqur për një natë. Problemi qëndron prej shumë vjetëve, por bullgarët duket se nuk i japin llogari vetes për këtë.”
Historia e filmave dokumentarë të Patrikut fillon në rreth 50 kilometra nga qyteti Sofje në fundin jugor të digës artificiale Iskër. Që aty ai niset për një udhëtim nëpër Bullgari dhe fillon të drejtojë pyetje... Pyetje jo shumë të këndshme, të cilave jo gjithmonë nuk merr përgjigje... Deri tani Patrik ka xhiruar 14 filma për probleme të ndryshme tek ne – nga ndërtimi i depos së plehrave në afërsi me digën Iskër deri tek prerja e paligjshme e pyjeve bullgare dhe shitja e materialit drusor për qindarka të verdha.
Filmi i parë i Patrik Smithuis “Dhimbja ime personale” fillon me fjalët: “Prej kohe pranova se atdheu im i ri është Bullgaria. Më dhëmb nga ajo të cilën e shikoj çdo ditë. Sepse njerëzit kanë frikë dhe sepse çdo një është mbyllur në vetvete... Sepse shpresa e Bullgarisë – të rinjtë vazhdojnë të nisen drejt Evropës ose Amerikës që të kërkojnë kësmetin e vet aty? Përse e shkatërrojmë natyrën dhe përse i harxhojmë resurset pa parë populli sikurse dhe dobinë më të vogël prej tyre? Ku është plani i mjeshtërisë për Bullgarinë?”
Bashkimi Evropian mund të jetë një partner shumë i mirë i Bullgarisë. Ai mund të jetë shumë i dobishëm për të gjitha shtetet-anëtare, por asnjë prej tyre nuk merr pjesë në të pa identitetin e vet. Mendoj se Bullgaria mundet të luaj një rol shumë të rëndësishëm në Bashkimin Evropian. Plani tani për tani dhe mënyra në bazë të së cilës pranohet se Bullgaria duhet të vazhdoj përpara, është se ajo duhet të jetë një kopje e lirë të ndonjë shteti tjetër, qoftë kjo Gjermania, Franca, Danimarka ose ndonjë vend tjetër. Jam i bindur se kjo nuk është mënyra. Bullgaria ka resurse të mëdha dhe ka shumë se çfarë t’i propozojë Bashkimit Evropian. Nuk duhet të mundohet të bëjë gjëra, të cilat bëhen në Gjermani, në Hungari dhe diku në ndonjë vend në Bashkimin Evropian. Ajo duhet të bazohet në specifikat bullgare dhe atëherë e ardhmja e saj do të jetë e suksesshme.”
Patrik Smituis qe një nga organizatorët e “Forumit Pyje” i cili u zhvillua kohët e fundit – një takim të qytetarëve dhe të organizatave civile për punimin e një “Vizioni qytetar për të ardhmen e pyjeve bullgare 2016-2021”. Pas punimit të variantit përfundimtar të vizionit, ai do t’i dërgohet Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimeve dhe Agjencisë Ekzekutive mbi Pyjet. Disa nga propozimet e parashtruara në vizion janë: të zhvillohen veprimtari ekonomike në pyjet publike direkt nga ekonomitë shtetërore dhe bashkiake, të stimulohet zhvillimi i industrisë vendase përpunuese të drurit me aksent të mundësisht më shumë mbivlerë (rreth produkteve të përfunduara), të iniciohet kontrolli ndërkombëtar i menaxhimit dhe kontrollit në pyjet bullgare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi,..