Edicioni i gjashtë i platformës për fotografi moderne “Mjeshtrit e fotografisë” prezanton ekspozitën e Leni Kravic “Flash” (Vetëtimë). Një pjesë nga “Flash” është dhe ekspozita Ascension (Lartësim) të Mathieu Bitton – fotograf, dizajner grafik dhe fotoreporter personal i Leni Kravicit. Bullgaria është stacioni i katërt i fotografive unikale. Përpara së të mbërrijnë tek ne ato janë treguar vetëm nga një herë në Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Austri. Tani mund të shikohen dhe në Sofje deri më 7 maj në Vivacom Art Hall.
Mathieu Bitton, i cili qe në Sofje për hapjen e dy fotoekspozitave mbajti leksion për fotografinë dhe mbeti i mahnitur nga mikpritje bullgare. “Në punën time bëj çdo gjë – i fotografoj artistët, bëj dizajnin e kopertinës, marketingun, pllakatet. Të gjitha këto gjëra i punoj në një kohë. Kështu po punoj prej viteve me xhazmenin e njohur botëror Blu nout rekords Bluenote. Kështu punohet më shumë sepse derisa mundohesh të arrish gjënë perfektë, kalon një pjesë kohe më të madhe në punë mbi të, por në fund jam i lumtur nga rezultati.”
E quajnë Mathieu Bitton “fotografin e yjeve” sepse ka punuar me pothuajse të gjithë në biznesin muzikor. Për 20 vjet karrierë fotografi francez ka fotografuar pothuajse që të gjithë – Mik Xhagër, Xhej Zi, Leni Kravic, Tromboun Shorti, Farel Uiljams, Bruno Mars, Llana Dell Rej e kështu me radhë. Ai është dhe autor i dizajnit të mbi 700 pllakateve, kopertinave të albumeve dhe të librave të disa nga ikonave më të njohura të kulturës pop si Kuentin Tarantino, Prins, Llu Rijd, Majlls Dejvis, Stivi Uondër, Bob Marli, Igi Pop, Doli Partën e shumë të tjerë. Biton fillon të punojë si dizajner grafik kur është 11 vjeçar. Bën reklama të dyqaneve për rroba në Paris, kurse me paratë e fituara blen bileta për koncerte. Në mënyrë profesionale fillon të punojë me muzikantë në moshën 18 vjeçe dhe me kalimin e kohës vendos që në vend të kërkojë fotograf të cilët ta ndihmojnë – ai vet të bëhet i tillë.
“Më pëlqen shumë të fotografoj bardhë e zi, sepse mendoj se, ka një thellësi më të madhe dhe një kohë të papërcaktuar në fotografitë. Një fotografi bardh e zi mund të jetë nga vitet 60, 50 ose nga vitet 20. Kurse ngjyra sikur i ve një datë fotografisë. Për mua bardhë e zija është më e mira për fotografinë e portreteve.”
Përveç si fotograf, Bitton e paraqet veten dhe si muzikant. Ka punuar mbi saundtrakun për filmat nga vargu “Transformërs” dhe “Nga ana tjetër”. Bën dhe një debutim si regjisor me filmin dokumentar “Të kujtohemi për dashurinë”, i cili tregon për punën e tij me Leni Kravic mbi albumin “Black and White America”, Mathieu Bitton dhe Leni Kravic punojnë bashkë që nga viti 2008. Historia e tyre e përbashkët fillon shumë përpara kësaj – ata janë shokë akoma qëkurse kanë qenë të rinj, kur të dy kanë qenë në Los Anxhelis. Mathieu ka ardhur në Paris, kurse Leni nga Nju Jorku. “Fotografitë e Mathieu krejtësisht e kapin esencën e kësaj kush dhe çfarë jam unë në këtë moment” – shënon Leni dhe shton se ai ka aftësinë të thyejë atmosferën. Po kështu si Leni Matju është i mahnitur nga publiku bullgar:
“U jam shumë mirënjohës njerëzve në Bullgari, ata janë të shkëlqyer, për mua është një nder i madh të jem këtu. Leni më pati thënë se publiku i Sofjes është publiku më i shkëlqyer, të cilin e ka parë, kështu që akoma përpara se të vijë këtu e dija sesa të mirë dhe të sjellshëm janë njerëzit këtu. Koncerti i Lenit në Sofje qe gjatë vitit 2008, kurse ai ma tha këtë gjatë vitit 2009. Kohët e fundit përsëri ma përmendi se publiku bullgar është më mahnitës. Ai shumë shpesh flet për këtë.”
Mathieu Bitton është mbajtës i dekoratave të shumta për punën e tij pas objektivit dhe si dizajn grafik. Por mbase një nga njohjet më të rëndësishme deri tani mbetet nominimi i tij për dekoratën “Grami” gjatë vitit 2009 për boks setin e Jane’s Addiction – “A Cabinet Of Curiosities”. Gjatë vitit 2012 Mathieu Bitton është i dekoruar dhe me çmimin e kalorësve të Francës “Chevalier Dans L”Ordre Des Arts&Lettres” për kontributin e tij në art.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..