Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Referendumet në Bullgari – demokraci apo butafori?

БНР Новини
Le të zhvillojmë referendume! Shoumeni Sllavi Trifonov dhe ekipi i tij duke parashtruar në Kuvend dosjet me nënshkrimet e nevojshme për zhvillimin e një referendumi.
Foto: BGNES

Para shumë shekujsh, thirrjen ndaj romakëve në Perandorinë Romake për të thënë mendimin e tyre për ndonjë çështje e kanë quajtur referendum, nga folja referre, që përkthyer shqip do të thotë “Të thërres për ta thënë”. Sot referendumi është instrument i demokracisë së drejtpërdrejtë, i cili i lejon zgjedhësit për të thënë pa ndërmjetës mendimin e tyre për ndonjë çështje të rëndësishme të jetës. Zvicra është një shembull i mirë se si një shtet mund të udhëheqë edhe me referendume, në qoftë se është i pasur.

Nga ana tjetër në Wikipedia mund të lexojmë: “Butaforia do të thotë sende të punuara posaçërisht (skulpturë, mobilie, poçari, zbukurime, armë etj.), të përdorura në shfaqje teatrale në vend të sendeve të vërteta. Butaforia përdoret jo vetëm në spektakle, por edhe si zbukurim më i lirë dhe spektakolar”. Pikërisht me butafori ngjan tema e referendumeve në Bullgari, për fat të keq një prej shteteve më të varfra në BE.

Është vështirë të shpjegohet se pse në vazhdim të një çerek shekulli pas rënies së regjimit totalitar të Todor Zhivkovit politikanët “ikin nga referendumet si djalli nga temjani”. Në vitin 2004 Sollomon Pasi, atëherë Ministër i Punëve të Jashtme, deklaroi se populli bullgar nuk është i përgatitur për zhvillimin e referendumeve. Bëhej fjalë nëse të zhvillohet apo jo një anketë kombëtare nëse Bullgaria të aderohet në BE apo jo. Sipas zakonit të vjetër totalitar disa politikanë si Pasi deklaronin se ka konsensus kombëtar sa i përket kësaj çështjeje, sepse agjencitë sociologjike kanë konstatuar se mbi 80 për qind prej popullsisë është për aderimin tonë në BE. Bullgaria u aderua në BE në vitin 2007. Ajo ishte një nga vendet e pakta, bashkë me Qipron, që nuk zhvilloi referendum për këtë çështje të rëndësishme.

Sot jemi dëshmitarë të një ekstremiteti tjetër – le të zhvillojmë referendume! Ditën e enjte të javës së kaluar Parlamenti në Sofje lejoi zhvillimin e një referendumi të propozuar nga shoumeni Sllavi Trifonov, referendum ky i cili do të zhvillohet vjeshtën bashkë me zgjedhjet presidenciale. Trifonov ka mbledhur nënshkrimet e të paktën 400 mijë bullgarëve, sipas kërkesës për zhvillimin e referendumit. Deputetët bullgarë madje nuk i shqyrtuan gjashtë çështjet. Disa prej tyre mund të interpretohen si jokushtetuese, si për shembull deputetët të zgjidhen sipas sistemit mazhoritar me shumicë absolute në dy raunde. Një prej çështjeve është për votimin në mënyrë elektronike. Gjatë tetorit të vitit të kaluar u zhvillua një referendum kushtuar kësaj çështjeje me iniciativë të Presidentit Rosen Plevneliev. “Jam i shqetësuar, sa herë duhet t’i drejtohet popullit bullgar një pyetje”, deklaroi Kreu i Shtetit. Tjetër është çështja nëse votimi në mënyrë elektronike është më i rëndësishëm për prosperitetin e popullit bullgar. Pyetja e gjashtë në referendumin e propozuar nga shoumeni është shokuese: “A duhet të zgjidhen drejtorët e drejtorive bashkiake të MPB-së dhe shefat e drejtorive rajonale të drejtorive bashkiake të MPB-së sipas sistemit mazhoritar me shumicë absolute në dy raunde apo jo?” Sipas kësaj logjike mund të organizohet për shembull një referendum që të jepet përgjigje nëse Bullgaria është shtet ose është vetëm një nocion gjeografik.

Jemi në pritje të organizimit të akoma një referendumi me pesë pyetje, me iniciativë të afaristit Veselin Mareshki. Pritet që brenda disa ditësh të përfundojë kontrolli i nënshkrimeve të grumbulluara të domosdoshme për zhvillimin e tij. Shumica në pushtet në Parlament tashmë deklaroi se edhe ky referendum do të zhvillohet. Kështu ka të ngjarë që vjeshtën në kuadrin e një dite të zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale edhe dy referendumet. Ndër të tjera, edhe në dy referendumet bëhet një pyetje – nëse numri i deputetëve në Parlament të pakësohet nga 240 në 120.

Situata lidhur me referendumet është me të vërtet një butafori. Kjo është kështu, sepse politikanët në vazhdim të shumë viteve nuk e kërkonin mendimin e bullgarëve për çështje të rëndësishme. Prandaj tani shoumenët dhe tregtarët "luajnë" me demokracinë e drejtpërdrejtë siç ata e gjykojnë të arsyeshme.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..

botuar më 25-02-22 9.30.PD
Rumen Radev

Agjencia “Mjara”: Besimin më të madh tek votuesit e ka presidenti Rumen Radev

Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..

botuar më 25-02-21 5.34.MD

GERB: Politika e SHBA përbën një rrezik për ekonominë bullgare

Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..

botuar më 25-02-21 3.56.MD