Ministrja e Bujqësisë dhe Ushqimeve Desisllava Taneva dhe Drejtori i Zyrës Federale Zvicerane të Bujqësisë Bernard Leman inauguruan zyrtarisht Laboratorin kombëtar gjenetik për analizat ADN. Financimi i pajisjeve laboratorike është siguruar nga Programi Bullgaro-Zviceran për Bashkëpunim në kuadrin e projektit “Të lidhim mbrojtjen e natyrës me zhvillimin e qëndrueshme të rajoneve rurale”. Laboratori gjendet në Agjencinë Ekzekutive për seleksionimin e riprodhimin e blegtorisë në Sofje. Ai do të ndihmojë për caktimin e racave të tipave të caktuara të kafshëve në bazë të teknologjive moderne.
Ministër Taneva komentoi si do të përdoret laboratori i ri: “Do të mund të bëjmë programe të reja të zhvillimit të blegtorisë nëpërmjet asociacioneve të ndryshme për rritjen e racës së caktuar kafshësh në bazë të programeve më moderne. Kafshët që do të seleksionohen do të jenë me produktivitet më të lartë, sipas tipit të racës dhe sipas destinacionit të saj – a do të përdoret për prodhimin e qumështit, mishit etj. Bullgaria ka një larmi të madhe biologjike në këtë aspekt – kemi raca të vjetra autoktone, tipike bullgare të çdo lloj kafshësh, kryesisht të deleve. Gjatë viteve kemi seleksionuar 21 raca bullgare. Ky komplet pajisjesh i cili u inaugurua në Laboratorin kombëtar gjenetik për analizën ADN do të na ofrojë mundësinë të verifikojmë gjenet e secilës kafshë që rritet në Bullgari. Kjo është metoda më bashkëkohore, e cila përdoret në të gjitha shtetet e zhvilluara në drejtim të blegtorisë. Laboratori është në vlerë rreth 250 mijë euro pa TVSH dhe është pjesë i projektit “Për Ballkanin dhe njerëzit”. Laboratori do të na lejojë të bëjmë kontrollin më të mirë gjenetik të kafshëve dhe të sigurohemi, se ato janë pikërisht atë tip prej të cilit kemi nevojë.”
Blegtori Jane Nikollov Kullov ishte i pranishëm në hapjen e laboratorit të ri ku ofronte pjesë prej prodhimit të vet. Ai merret me rritjen e llojeve të rralla kafshësh – të deleve të racës karakaçanka, racës bullgare Murra (buallicë) etj. Prodhon kos dhe djathtë të bardhe deleje dhe buallice. Ja se çfarë tha ai:
“Laboratori është i dobishëm për të gjithë blegtorët në Bullgari. Mund të kontrollohet cilësia e kafshëve dhe pastërtia e racës. Nga herë ndodh që në bazë të dokumenteve raca është caktuar si e pastër, por në praktikë del se nuk është e tillë.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije çdo historie të lumtur në jetë, është bashkëshortja e tij, Sijana, me të cilën është njohur në qytetin..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të ndryshme dhe shkëmbim studentësh dhe pedagogësh me institucione të arsimit të lartë në Bullgari dhe..
Në prag të verës astronomike dhe rritjes së temperaturave, gjëja më e rëndësishme është të kesh ujë. Megjithatë, muajt e verës së vitit 2024 ishin një provë e vërtetë për qindra vendbanime në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, të cilat ishin pa ujë ose..
27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije..