Kohën e keqe ditëve të fundit nuk na dha mundësi të bëjmë shëtitje të gjata nëpër qendrën e Sofjes, por pikërisht në rrugën qendrore “Vitoshka” ka diçka të re, që ia vlen ta shihet. Ky është monumenti i shkrimtarit bullgar, avokatit, aktivistit shoqëror dhe themeluesit të Lëvizjes së organizuar turistike në Bullgari – Aleko Konstantinov. Monumenti është vepër e skulptorit Boris Borisov dhe arkitektit Pllamen Canev. U inaugurua më 11 maj, 119 vjet pas vdekjes së autorit të famshëm. Ai është i veshur me kostum, është i mbështetur në një shtyllë rrugore, ku janë varur tabela me drejtimet e shënuara – Budapest, Pragë, Vjenë dhe Çikago. Shikimi i krijuesit u është drejtuar malit Vitosha dhe majës Çerni vrëh. “Ftesa” e Aleko Konstantinovit, në të cilën për herë të parë u përfshi parulla e njohur “Njihe Bullgarinë që ta duash”, mblodhi rreth 300 veta, të cilët më 27 gusht të vitit 1895 u ngjitën në majën Çerni vrëh dhe vunë fillimin e lëvizjes së organizuar turistike në vend. Për nder të këtij aktiviteti Ivan Vazovi shkroi vjershën “Në majën Çerni vrëh”, në shënimet e tij të udhëtimit gjithashtu e përmendi këtë ekskursion dhe fillimin e lëvizjes së organizuar turistike.
Disa prej veprave më të njohura të Aleko Konstantinovit janë “Baj Ganjo” (“Xha Ganjo”), “Deri në Çikago dhe anasjellas”, cikli “Njerëz të ndryshëm, ideale të ndryshme” dhe fejtonet e tij të famshme. Si shkrimtar Aleko është kritik, sarkastik, ironik, temperament, humoristik, nuk fsheh qëndrimin e vet ndaj situatës politike dhe shoqërore në vend. Është autor i dashur i të vegjëlve dhe të rriturve, veprat e tij janë emblematike si për kohën e tij, ashtu edhe për ditët tona.
Monumenti gëzon interes të madh ndër bullgarët dhe ndër të huajit. Ja se çfarë na thanë njerëzit me të cilët u takuam aty.
“Sipas meje, është shumë ideor. Më pëlqen shumë si gërsheton në vetveten “Xha Ganjo” dhe “Deri në Çikago e anasjellas”, veprat më të njohura të Alekos. Është përshtatur shumë mirë me arkitekturën e rrugës “Vitoshka”. Mua më pëlqejnë më shumë fejtonet e tij. Me gjithë se Aleko Konstantinovi nuk është bashkëkohës ynë, veprat e tij janë shumë aktuale edhe sot” – tha Gergana Georgieva
“Më pëlqen. Aleko Konstantinovi është një personalitet, i cili meriton të ketë vend, të kujtojë për të kaluarën dhe eventualisht të na frymëzojë për të ardhmen, të ndryshojmë diçka në vendin tonë” – shtoi një zonjë e re, e cila me admirim e shikonte statujën e krijuesit.
Dijana Dimitrova gjithashtu ishte e magjepsur:
“Më pëlqen shumë monumenti. Është interesant dhe alternativ. Është vendosur në vend të përshtatshëm – në udhëkryq. Njeriu është i gatshëm të niset në të gjitha drejtimet bashkë me Alekon. Nuk është i vënë mbi postament, sytë e tij nuk ndriçojnë si ato të mbretit Samuil, duket i mrekullueshëm. Të gjitha gjërat e lidhura me krijimtarinë e tij janë këtu - valixhja, libri, i cili ndoshta është ”Xha Ganjo”, tabelat me drejtimet, ku personazhet e tij kanë udhëtuar – tha ajo me buzëqeshje dhe shtoi.- Përveç kësaj ai është një burrë i bukur, pranë tij mund të fotografohesh me kënaqësi.”
Me ton pozitiv u shpreh dhe Jana Ivanova:
“Mendoj, se ky është një monument shumë origjinal dhe në të vërtetë i përgjigjet temperamentit të Aleko Konstantinovit – ëndërrues, idealist, me shikim të drejtuar tek mali, tek e ardhmja.”
Jordan Llozanovi ishte shumë lakonik:
“Më në fund një monument i mrekullueshëm në vend të mrekullueshëm. E përgëzoi skulptorin dhe vendimin që pikërisht këtu të vendoset monumenti i shkrimtarit të madh.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Rumen Rashev është një nga solistët më të shquar të baletit bullgar në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ai hyn në botën e artit rastësisht, por me bekimin e emrit të njohur Nedellço Izov – drejtor i Shkollës Shtetërore të..
Festivali i dritave LUNAR po kthehet në Sofje për edicionin e tij të katërt, duke e shndërruar kryeqytetin në një galeri të jashtëzakonshme nën qiell të hapur. Çdo mbrëmje mes 8 dhe 11 majit publiku do të zhytet falas në botën e dritave përmes..
Festivali i 16-të Ndërkombëtar i Filmit të Animuar "Kukeri i Artë" do të mbahet në Sofje nga 7 deri më 11 maj, njoftuan organizatorët. Dhjetë çmime do të ndahen në dhjetë kategori të ndryshme. Po mbahet edhe një konkurs kombëtar për filmin më të mirë..
Kur artet e ndryshme hyjnë në kontakt, lindin gjëra të papritura. Dhe asgjë nuk është përfundimtare – fjalët zbukurojnë imazhin, ndërsa perceptimet..
"Koncerte klasike bullgare – Los Anxhelos" është një organizatë e re për paraqitjen dhe promovimin e muzikës klasike bullgare në një kontekst global...
Festivali Veror i Operës "Skena e Shekujve" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) feston 40 vjetorin e krijimit të tij me një program të pasur...