Po mbushen 160 vjet nga krijimi i vatrave të para të kulturës bullgare në qytetet Svishtov, Llom dhe Shumen. Në Bullgari ka mbi 3500 vatra kulture, 2600 prej të cilave e mbajnë të gjallë jetën kulturore në fshatra, pavarësisht nga financat e kufizuara. Në sajë të iniciativës të entuziastëve të rinj nga platforma për lifestyle dhe kulturë Vibes, dy vatra kulture jashtë qyteteve të mëdha do të kenë mundësi të propozojnë tituj të rinj. Në fushatë u përfshi dhe biblioteka e Radios Kombëtare Bullgare, përmes së cilës nëpunës të medies dhuruan mbi 300 libra për një kauzë bamirëse.
Motoja e fushatës është “Dhuro libër vatrës kulture në nevojë”. Për këtë na tregojnë Stanisllava Dobreva dhe Konstantin Simixhijski, themeluesit e Vibesit.
“Akoma kur e krijuam sajtin, donim të kemi rubrikë, e cila t’i përkushtohet bamirësisë – sqaron Stanisllava. – Filluam gjatë muajit shkurt të kërkojmë vatra kulture, me të cilat të lidhemi dhe të organizojmë një fushatë për mbledhjen e librave me rastin e 24 majin – Dita e shkrimit dhe të kulturës sllave. Na duheshin rreth 2 muaj të mund të arrijmë deri tek këto dy vatra kulture. Qëllimi ynë bazë qe që të mos të jenë në qytete të mëdha, sepse na duket se ato marrin një vëmendje më të madhe sesa ato në fshatra. Fare rastësisht përmes të njohurve dhe rrjeteve sociale zbuluam të dyja vatrat. U lidhëm me ta, i pyetëm se prej çfarë librash kanë nevojë dhe kështu e startuam iniciativën.”
Vatrat, të cilat do të pasurojnë fondin e vet të bibliotekave, në sajë të iniciativës janë të drejtuara përpara problemeve të ngjashme – botime të vjetërsuara moralisht ose fizikisht, si dhe mungesë të një letërsie të detyrueshme shkollore. Njëra – vatra “Hristo Botev viti 1928” gjendet në fshatin Stoletovo në Bullgarinë Jugore, në afërsi të qytetit Karllovo. Qendra kulturore e fshatit disponon me një biblioteke me afro 7000 vëllime të letërsisë dhe botime periodike për grupe të ndryshme të moshave. Vatra tjetër “Samoobrazovanie” ndodhet në fshatin e rrethin të Vracës – Sellanovci dhe është me një histori 120 vjeçare.
“Në këto fshatra, por dhe në të gjithë Bullgarinë ka një problem të madh, i cili e kalon sferën e kulturës – thotë Konstantin nga Vibes. – Problemet e njerëzve nga vendbanimet e vogla janë më tepër ekonomike dhe politike. Por mbase nuk iu mbetet mjaft kohë dhe forca që të mendojnë për kulturë, gjë e cila është shqetësuese. Që të gjithë e dimë se kur kultura neglizhohet, situata është pesimiste. Ky është shkaku që të kërkojmë të ndihmojmë pikërisht në këtë fushë, t’u japim një impuls njerëzve aty. Në qoftë se edhe një numër i pakët lexuesish mund të arrijnë deri tek këto libra, për ne kjo do të jetë sukses.”
“Në vendbanimet e vogla, vetë vatrat e kulturës lidhen me vështirësi me dhurues, kurse kjo fare nuk është problemi i vetëm – shton Stanisllava. – Vetë librat janë të vështira për t’u blerë. Në qoftë se në Sofje jemi mësuar të kemi librari të shumta, tregtarë rruge, nga të cilët mund të blejmë libra me një çmim më të ulët, njerëzit në fshat nuk e kanë këtë mundësi. Ata nuk kanë prani deri tek krijimet e reja letrare, të cilat fare nuk janë të lira, por kur të shtohet dhe sjellja, bëhet edhe më vështirë.”
Kjo është iniciativa e parë e ngjashme për platformën Vibes. Krijuesit e saj shpresojnë të mund të pasojnë edhe akoma shumë të tjera ku të mund t’i ndahet vëmendja krahinës veriperëndimore dhe krahinave të tjera në vend.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..