Me ardhjen e verës jeta në mesë të natyrës bëhet gjithnjë e më tërheqëse. Kjo në shkallë të madhe është në fuqi edhe për fëmijët, pushimet verore për të cilët tashmë filluan. Kalimin e kohës në mjedisin e malit Ballkan dhe në të njëjtën kohë mësimin e fakteve të reja për natyrën ofron Qendra e re Ekologjike e të Rinjve në fshatin Oçin Doll. Ajo u krijua në kuadrin e projektit “Veprimtari për rregullimin dhe menaxhimin e Parkut Natyror “Vraçanski Ballkan”. Qendra ndodhet në godinën e ish shkollës së këtij fshati malor. Ky vendbanim piktoresk është i zhytur në gjirin e malit në një luginë të lartë mbi Qafën e lumit Iskër.
“Pas një rekonstruktimi godina u përshtat për nevojat e shkollave ekologjike. Kështu gjatë tërë vitit këtu mund të vijnë nxënës të organizuar për seminare, leksione dhe veprimtari të tjera ekologjike – tregon krye ekspertja e Drejtorisë “Parku Natyror “Vraçanski Ballkan” Olja Genova. – Vite me radhë Drejtoria e Parkut nuk dispononte ndonjë godinë, në të cilën të organizoheshin programe arsimore ekologjike në mesë të natyrës. Vendshtrirja, natyra e bukur dhe afërsia e fshati Oçin Doll ishin tepër të përshtatshme për shndërrimin e shkollës së vjetër në një qendër ekologjike. Godina u ndërtua në vitin e largët 1936. Për fat të keq gjatë 42 viteve të fundit ajo nuk shfrytëzohej.”
Drejtoria e Parkut Natyror “Vraçanski Ballkan” ofron programe arsimore dy- dhe pesëditore, i kushtuara ekologjisë dhe larmisë biologjike. Detyra kryesore është që fëmijët të grumbullojnë dituri që të fillojnë të jetojnë sipas zakoneve natyrore. Vet fshati piktoresk Oçin Doll ofron kushte të mrekullueshme për këtë. Ekipi i qendrës rinore zgjodhi argëtimet kështu, që në mënyrë atraktive t’u prezantojë fëmijëve të moshave të ndryshme natyrën bullgare dhe zakonet ekologjike. Drejtoria e Parkut Natyror “Vraçanski Ballkan” është me shpresë se këtu do të vijnë edhe turistë të huaj. Një tabelë në qendrën e fshatit do të informojë çfarë prodhohet dhe ofrohet në shtëpitë e ndryshme.
“Përveç njohjes së natyrës dhe të larmisë biologjike, një theks tjetër në programet arsimore vihet mbi studimin e mënyrës së këtushme të jetesës dhe kulturës vendore. Bashkë me banorët vendas organizohen nisma të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën në fshat. Miqtë mund të shijojnë prodhimin e çdo shtëpie, si djathtë, qumësht, mjaltë dhe ushqime të tjera të gatuar me produkte organike.”
Krahas përjetimeve të vogla interesante, që fshihen në jetën e thjeshtë fshatare si tharmimi i qumështit në poçe, rajoni i fshatit Oçin Doll ofron itinerare të pabesueshme nëpër shtigje piktoreske malore. Një nga magjitë e fshatit është se ai struket në një nga rajonet më diellore të parkut dhe prej tij hapet një pamje të mrekullueshme te Lugina e lumit Iskër.
“Në fshat ka dhe një muze i figurave prej druri, në të cilin banorët vendas ofrojnë eksponate të krijuara prej tyre – vazhdon tregimin Olja Genova. – Në fakt njerëzit duarshkathët i shndërrojnë rrënjët e pemëve të ndryshme në kafshë dhe zogj, ose në personalitete të njohura. Çdo vit këtu organizohet edhe Festivali Kombëtar i Tregimit “Ku fshihen rrënjët bullgare”. Aty të punuar prej guri i bardhë ngrihet edhe monumenti “Gjyshi Joco”. Kjo përmendore i kushtohet heroit të përshkruar në tregimin e patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov “Gjyshi Joco shikon”. Ai u ndërtua në vitin 2005 dhe është pjesë e kompleksit historik me të njëjtin emër. Autorë të tij janë skulptorët Georgi Tishkov dhe Monika Igarenska.”
Në se njeriu vendos të bëjë shëtitje në këtë këndë të Bullgarisë Veriperëndimore duhet të disponojë të paktën 2 – 3 ditë, brenda të cilëve të vizitojë çdo vend interesant dhe të kalojë të gjitha shtigjet, që të ndjejë atmosferën e vërtetë të Parkut Natyror “Vraçanski Ballkan”. Objektet rajonale, të cilët duhet të vizitohen janë shumë. Ndër ta janë shkëmbinjtë Lakatnishki, Manastiri Çerepishki, Fenomenet Shkëmbore Ritlite dhe Manastiri “Sedemte Prestolla”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..