Deri më 5 qershor në Sofje mund të shihet ekspozita e skulptorit dhe piktor Vencisllav Zankov “Qytetarët e fundit të Kales”. Ajo u rregullua në korpusin e tretë të pambaruar të Universitetit të Ri Bullgar. Ekspozita na rikthen te një faqe tragjike të historisë kur në mesin e shekullit të XIV ushtria e mbretit anglez Eduard të Tretë rrethoi qytetin francez Kale. Që të shpëtojnë bashkëqytetarët, të parët e qytetit i dorëzuan mbretit çelësin e kështjellës. Kësaj skene skulptori i njohur Ogjust Roden i kushton kompozimin “Qytetarët e Kales”. Duke shtuar faktin se vitet e fundit pranë Kales u formua disi si një qytet i refugjatëve dhe i emigrantëve, qëllimi i të cilëve është të shkojnë në Britaninë e Madhe, atëherë titulli i ekspozitës e bënë atë edhe më aktuale.
“Ndodhemi në një krizë: financiare, morale, emigrante...” tha për Radio Bullgarinë Vencisllav Zankov dhe shtoi:
“Jetojmë në një krizë permanente. Çfarë po bëhet me sistemin tonë të vlerave? Deri tani vonë flitej për shtetas të botës. Mirëpo, në një moment doli, se nuk jemi as shtetas të botës, as bota është unike. Çfarë ndodh me botën dhe me shtetasit e saj? Dhe diçka tjetër, në modelin tonë të qytetëruar nuk ekziston ndonjë skemë për mbrojtje. Domethënë nuk kemi përgjigje të pyetjeve, si të sillemi, cila është përgjigja jonë morale dhe prej qytetari i asaj që ndodh. Kështu që del, se jemi tradhtuar nga brenda.”
Dhe diçka tjetër:
“Vet ideja për demokraci nuk numëron dhe respekton personalitetet, ajo interesohet për masën. Kur njerëzit bëjnë pjesë në zgjedhje numërohen votat – thekson Vencisllav Zankov. – Nuk e kam të qartë ku fshihen treguesit cilësor sepse gjithçka llogaritet në sasi. Thënë me fjalë të tjera ne votojmë, por nuk dëgjohet zëri ynë. Fjalët humben dhe asgjësohen, sepse bëhen bajate në ato diskutime të kota politike.”
Krijuesi Vencisllav Zankov interpreton dhe zhvillon idenë e kompozicionit të njohur skulpturor të Rodenit “Qytetarët e Kales”. Sipas tij horizonti moral, i cili shihet, dhe është shpëtues për të gjithë, është që secili të shpëtohet veçmas. Mirëpo, atëherë menjëherë pushojmë të jemi qytetarë. Porse prijësit e qytetit Kale menduan për bashkëqytetarët dhe bashkinë...
“Kalaja Evropa disi është e tradhtuar nga brenda, ose beteja është për shpirtin. Dhe në këtë kuptim çështja mbetet e hapur, pse ky shpirt për të cilin mendojmë se është i qytetëruar, është i mundur nga konsumizmi dhe komercialiteti” – bën pyetje skulptori.
Në punimet e krijuesit Vencisllav Zankov janë të fshehura dhembja, dëshpërimi, ekstremiteti. Figurat në ekspozitë inspirojnë te vizituesi një alienim, vetmi, vuajtje. Për punimin e skulpturave krijuesi shfrytëzoi produkte të kimisë organike – poliuretan dhe poliester.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Veneta Pavllova
Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve". Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..
Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..
Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..