Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Foto udhërrëfyes paraqesin bukuritë e Bullgarisë

БНР Новини

Kur para pesë vitesh Elina Cankova dhe Ivan Mihalev krijuan bllogun “Kthesa”, në të cilin treguan për “largimet e vogla nga e përditshmja dhe për udhëtimin si mënyra e jetës”, nuk supozuan, se interesi ndaj “zbulimeve” të tyre do të jetë aq i madh, që të përgjithësojnë udhëtimet në dy libra. “101 kthesa” dhe vazhdimi i tij – “101 kthesa të reja”, që doli kohët e fundit nga shtypi, japin ide për udhëtime deri te kënde pak të njohura në Bullgari. Që kur dolën në treg e deri më sot ato dy udhërrëfyes janë në vendet e para të klasifikimeve për shitje më të madhe të librarive në Bullgari.

СнимкаNë ata dy libra lexuesit mund të gjejnë udhëzime të sakta si të arrijnë te vende piktoreske dhe tërheqëse. Krahas kësaj ka fakte kureshtare dhe interesante, të grumbulluara prej autorëve në vazhdim të viteve. Në të njëjtën kohë ka edhe ide për udhëtim te fenomene të tjera, që ndodhen pranë vendit të përshkruar në distancë jo më shumë se sa 50 kilometra. Kështu lexuesit mund të bëjnë një udhëtim më argëtues dhe më të pëlqyeshëm. Mirëpo, një nga pasuritë më të mëdha të të dy librave janë fotografitë e bukura. Sipas autorëve me këtë dallohet udhërrëfyesi i tyre nga librat e tjerë të ngjashme. Edhe për këtë arsye ata janë aq të kërkuar në treg. Të gjitha fotografitë janë prej autori. Atyre autorët iu kushtuan shumë përpjekje. Sfida tjetër, e cila qëndron para tyre është, që udhërrëfyesi të botohet një gjuhën angleze – një projekt mbi të cilin tashmë punojnë të dy autorët.

СнимкаIvan Mihalevi është i bindur, se atë, që e kthen një vend në një fenomen dhe në një kujtim të shtrenjtë, është energjia e brendshme, të cilën njeriu e ndjen aty. Lidhur me këtë ai shpjegon:

“Ka zona, energjia e të cilëve ndikon mbi shqisat e njeriut në mënyrë specifike. Ti e ndien energjinë që buron nga atje dhe e cila të bënë që të ndiesh veten mirë dhe në karmoni të plotë më rajonin. Një hapësirë e tillë ka nja 50 kilometra larg Sofjes pranë liqenit artificial Pçelina. E përshkruam në librin e parë. Aty ka një kishë e vogël, shumë e vjetër, por mjaft e ruajtur. Pamja që hapet nga këtu është e pabesueshme. Është interesante se kjo kishë ekzistonte shekuj para se të ndërtohet liqeni artificial. Sikur Zoti ka vendosur, që në këtë rajon të ndërtohet ky liqen, sepse ato dy objekte në kombinim formojnë një pamje të këndshme, e cila sjell kënaqësi të madhe. Ka shumë vende të tilla në Bullgari. Pikërisht energjia, që lëshojnë ato vende të bënë që prapë të kthehesh.”

СнимкаDuke udhëtuar në Bullgari Ivan Mihalevi u njoh jo vetëm me bukurinë e saj, por edhe me problemet e turizmit bullgar, për të cilët tregon:

“Kohët e fundit u përhap një fushatë “50 objekte pak të njohura turistike në Bullgari”. Mirëpo, pjesa dërmuese prej tyre nuk përbënin interes. Sipas meje nuk duhet të harxhohen aq shumë para për reklamë, por për përmirësimin e këtyre vendeve, kështu që të bëhen më tërheqëse për turistët. Në se marrim si një shembull Shpella Devetashka – një rajon i njohur nga filmat e Holivudit, pranë saj nuk është i rregulluar asnjë vend për çlodhje. Dhjetëra janë shembujt për rajone të tilla ku nuk ka as tabela, as parapete, as shtigje, as çezma. Mendoj, se duhet të krijohen kushte të mira dhe infrastrukturë, që të frekuentohen ato zona. Nuk mjafton vetëm reklama e tyre. Jetojmë në shekullin e XXI dhe mediat sociale kryejnë punën e tyre – informacioni për ato vende është i madh, problemi është në mirëmbajtjen e tyre. Këshilli im drejt pushtetarëve është që të përqendrojnë energjinë e tyre mbi këtë të krijojnë kushte për mbrojtjen dhe për përmirësimin e këtyre rajoneve.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga Ivan Mihalevi



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sofje u dhanë çmimet e turizmit ballkanik

Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..

botuar më 24-12-11 11.48.PD

Herakleja Sintika është pasaporta e qytetit Petriç për të ardhmen

Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..

botuar më 24-12-10 9.16.PD

Fshati i bukur Kovaçevica, i cili nuk ndryshon

Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..

botuar më 24-12-08 10.15.PD