Nga data 9 deri në 12 qershor në skenën e forumit antik “Avgusta Trajana” në Stara Zagora u zhvillua Festivali Ndërkombëtar “Xhaz forumi Stara Zagora”. Edicioni i sivjetshëm i pestë kaloi nën moton “Muzika e cila bashkon”. Brenda tre ditëve në saj të trumbetarit Vencisllav Bllagoev adhuruesit e xhazit patën mundësi të kënaqen me programin e pasur dhe të larmishëm që përfshinte artistë me famë botërore.
Sipas traditës, aktiviteti filloi me koncerte për më të vegjlit. Ky është projekti “Xhaz për fëmijë”, të cilin Venci Bllagoev e zhvillon gjatë viteve të fundit. Dëshira e trumbetarit është që gjatë kësaj vere të prezantojë projektin e vet në festivalet në Burgas, Veliko Tërnovo dhe Sofje.
Për përmbajtjen e programit Venci Bllagoev na tregoi: “Muzikantët e formacionit polak “Vehemence Quartet” prezantuan xhaz avangard, por jo të gjithë e vlerësuan siç duhet. Unë mendoj se njerëzit duhet të edukohen, secili përveç stilit të preferuar prej tij duhet të dëgjojë edhe diçka tjetër. Për të gjithë të ftuarit atmosfera ishte shumë e këndshme. Për mua më e rëndësishme është të mbështet xhazi bullgar, për këtë arsye shpenzimet tona kryesore janë për formacionet bullgare dhe për projektet e reja.”
“Ylli” i padiskutueshëm sivjet në Festivalin në Stara Zagora ishte amerikani me origjinë gjermane, kitaristi Kurt Rosenwinkel. Ai është një muzikant i ri jashtëzakonisht i talentuar, i cili me mjeshtëri i bie 4 instrumenteve. Ja se çfarë na tregoi ai:
Në programin e edicionit të pestë të Festivalit “Xhaz forumi Stara Zagora” u prezantuan gjithashtu Trioja Federica Colangelo me saksofonistin amerikan DanKinzelman, Harvey Thompson (SHBA) i cili doli në skenë me Big Bendin ushtarak të Stara Zagorës dhe saksofonistin Vlladimir Kërparov. Grupi “Zona C” dha koncert të posaçëm në kujtim të kompozitorit dhe pianistit Vasill Parmakov.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..