Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kevork Mardirosjan përsëri në skenën bullgare me Ansamblin e Dhomës “Solistët e Sofjes”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Më 24 qershor në Klubin Ushtarak Qendror do të mbahet koncerti i Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes” me dirigjent Pllamen Xhurov dhe solistë Diljana Momçillova – violonçel dhe prof. Kevork Mardirosjan – violinë. Në program janë përfshirë vepra të Stefan Dragostinovit, Hajdnit dhe Vivaldit. Ngjarja do të zhvillohet në kuadrin e edicionit të 47-të të festivalit “Javët muzikore të Sofjes” dhe shumica e veprave janë me titull “Vera”.

Prof. Mardirosjan ka lindur në Bullgari. Është profesor në një prej shkollave më prestigjioze muzikore në SHBA – Jacobs School of Music pranë universitetit Indiana të Bllomington-it. Është mbajtës i shumë çmimeve ndërkombëtare si interpretues. Ka dhënë koncerte në mbarë botën – në Francë, Gjermani, Spanjë, Japoni, Kinë, Itali, SHBA dhe Bullgari. Kevork Mardirosjan është diplomuar në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov” te prof. Anton Haxhiatanasov dhe prof. Vlladimir Avramov. Më vonë ishte specializant i Arthur Grumiaux dhe i Yfrah Neaman  në Guildhall School of Music, Londër.

Ja se çfarë na tregoi virtuozi para koncertit:

“Jam shumë i emocionuar, sepse me Solistët e Sofjes, nuk kam pasur shfaqje tashmë 17 vjet. Gjysma e orkestrës janë ish kolegë të mi dhe nxënës të mi. Pllamen Xhurov më ndihmoi shumë pasi e mbarova arsimin tim këtu. Repeticioni ynë i parë kaloi shumë mirë dhe shpresoj se koncerti do të jetë shumë i bukur. Unë do të interpretoj “Stinët e vitit” të Vivaldit. Diljana Momçillova do të ekzekutojë “Suitën verore” të Hajdnit dhe akoma një vepër të Stefan Dragostinovit, me të cilën do të hapet koncerti.”

Si ndihet profesori në Bullgari – ja përgjigja e tij:

“Shumë bukur. Jam në shtëpi. Për mua Amerika është vendi i punës dhe megjithëse gjysma e jetës sime ka kaluar atje, kur të kthehem në Bullgari gjithmonë ndihem shumë mirë. Kam shumë kujtime nga vitet rinore. Puna ime është lidhur me mësimdhënien, por jap gjithashtu koncerte – rreth 20 në vit. Për mua shndërrimi i talenteve në profesionistë të klasës më të lartë është detyra ime e parë. Para pak kohe një nxënës imi fitoi çmimin e Filarmonisë së Izraelit, një tjetër u bë koncert mjeshtër  në Operën e Detroitit. Ia kam dhen emrin kuartetit “Zora” /“Agimi”/, ku bëjnë pjesë studentë të mi. Nxënësit e mi janë përfaqësues të kombësive më të ndryshme. Aktualisht kam një nxënëse bullgare dhe shumë nxënës aziatikë, si dhe nga Spanja, Gjermania, Rusia, shumë amerikanë. Niveli, sidomos i koreanëve dhe i kinezëve, u rrit shumë.”

“Kur shkova në Londër, duhej t’i ndryshoja gjërat kryesore – na thotë violinisti i njohur. Prof. Yfrah Neaman më bëri për të menduar duke e parë veprën. Sigurisht që njeriu i ri shpreson më shumë tek instinkti i tij, derisa muzikanti i pjekur mendon më shumë për atë që i thotë kompozitori. Këto fjalë ua them edhe nxënësve të mi – jo vetëm t’i  bien violinës në mënyrë ritmike dhe të saktë, por edhe të krijojnë vetë ata diçka. Ka shumë talente të reja – si Svetlin Rusev, Lia Petrova e shumë të tjerë. Desha që në koncert t’i interpretoj mirë “Stinët e vitit” dhe publiku t’i dëgjoj dhe t’i kuptoj. Në Burgas do të jap një javë kurs mjeshtri në kuadrin e Akademisë së Arteve në Sozopoll, por kursi do të zhvillohet në Kazinonë Detare në Burgas. Do të vijnë shumë fëmijë nga mbarë bota. Është shumë interesante kur takohesh gjithmonë me njerëz të rinj dhe me talente të reja.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD

Irina Florin dhe kënga e saj “Ngjyra vjollce”

Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..

botuar më 24-08-19 2.05.MD