Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

StotinkaOS – alternativa bullgare e sistemeve prijëse operative

БНР Новини
Logoja e StotinkaOS ka disa mesazhe të fshehta. Forma e rrumbullakët kujton monedhën. Rrethi i prerë me katër pjesë, të cilat simbolizojnë hyrje/dalje drejt katër drejtimeve të botës, është një asociim për lirinë. Germa “S” në mesin e rrethit është jo vetëm germa e parë e emrit, por edhe simbol i drejtimit, i cili është zgjedhur nga ekipi – jug (nga anglishtja – south), sepse “aty gjithmonë është e këndshme dhe komode për të gjithë”. Stotinka Оperating System ose shkurt SOS është abreviaturë , e cila flet mjaft për vetveten. Simbolika konsiston në këtë, që secili do të marrë ndihmën e nevojshme me kohë dhe në gjuhën e kuptueshme.
Foto: www.stotinkaos.net

Njihuni me StotinkaOS – një sistem falas operativ (SO), i cili është përpunuar mbi bazë të bërthamës Linux. Një ekip bullgar e përshtat këtë SO për serverë në një sistem për kompjuterë të përdoruesit përfundimtarë, duke shtuar pako të veta softueri dhe duke siguruar mirëmbajtje, mësime dhe funksione të tjera të dobishme për konsumatorët, kështu që puna e tyre të bëhet e lehtë dhe e këndshme. Vlladisllav Aleksandrov, një nga themeluesit e StotinkaOS-së e përshkroi konceptin kështu:

Ideja jonë është që të krijojmë një ambient të përshtatshëm për njerëzit që kërkojnë alternativë të sistemeve operative të njohura dhe të shtrenjta. Ne sigurojmë diçka falas dhe një mënyrë të lehtë për kalim nga njëri ambient në tjetrin.

Projekte të tilla janë praktika botërore dhe pothuaj në çdo një shtet ekziston ndonjë sistem i tillë mbi bazë të Linux-it. Stotinka OS është i pari dhe tani për tani i vetmi për Bullgarinë. Pavarësisht se puna mbi të është lidhur me shumë vështirësi dhe angazhime, Vlladisllavi dhe partneri i tij Ivajllo Kuzev nuk hezitonin shumë kohë dhe më 27 shkurt të vitit 2015 doli edicioni i parë i sistemit operativ. Vlladisllavi shpjegoi se StotinkaOS është falas dhe do të mbetet i tillë. Ekipi merret me këtë detyrë vullnetarisht dhe vetë mbulon shpenzimet. Në sajtin e internetit të StotinkaOS-së ka një buton “Donate” dhe kështu secili që dëshiron mund ta mbështetë projektin mund ta bëjë këtë. Vlladisllav mendon se sistemet operative si StotinkaOS mund të konkurrojnë sistemet e tjera operative në çdo një aspekt. Sipas tij problemi me përhapjen e tyre është këtë se tashmë ka standarde të imponuara, njerëzit janë mësuar me ta dhe nuk kërkojnë alternativë:

Mund të them se Linux menaxhon një pjesë të madhe dhe të rëndësishme të jetës sonë – sajte të internetit, super- kompjuterë ... Atje ai është lider dhe sistemet e tjera operative mbeten prapa në krahasim me të. Problemi është se është pak i njohur ndër përdoruesit përfundimtarë. Mirëpo unë mendoj se softueri i lirë dhe sidomos Linux, ka të ardhme dhe do të zhvillohet akoma më shumë në të ardhmen. Nuk mund të besojmë tek një kompani e vetëm, në qoftë se ajo punon me kod të mbyllur. Ekzistojnë probleme të dhimbshme – për këtë a është normale apo jo që gjigantët e softuerit të mbledhin informacion nga përdoruesit e tyre – çfarë lloj informacioni dhe sa pikërisht. Kur punohet me kod të mbyllkur askush, bile programuesit specialistë nuk mund të thonë sesi kompjuteri juaj komunikon me SO dhe çfarë informacion dërgon. Problem është edhe kjo se nuk dihet a mblidhen të dhëna personale. Shumë njerëz mendojnë se nuk kanë informacion, të cilin dëshirojnë ta fshehin, mirëpo çështja nuk është në këtë, është në moralin dhe në normat e pranueshme të sjelljes, në këtë se askush nuk ka të drejtën që të ndërhyjë në jetën tënde personale. Në softuerin e hapur ky problem nuk ekziston. Në se nuk dini mjaft, mund të drejtoheni tek ndonjë programues, i cili do të verifikojë kodin dhe pastaj mund të jeni të qetë, sepse kodi është i dukshëm. Ka kompani, të cilat punojnë fortë në këtë drejtim.

Sistemi operativ mund të instalohet në 20 gjuhë. Ofrohet edhe ndihmë në gjuhën bullgare.

Tashmë dy vjet në treg mund të gjeni dhe kompjuterët bullgarë me markë “Pravetz”. Në se dy ekipet bashkojnë përpjekjet e tyre mund të bëjnë një produkt krejt të ri – me harduer dhe softuer bullgar. Sipas Vlladisllavit kjo është një mundësi e mirë.

Nuk kemi menduar për këtë, por më duket se është e mundshme. Në se njerëzit nga “Pravetz” kanë interes, mund të provojnë Sistemin tonë operativ. Mund të sigurojmë  mirëmbajtje për harduerin e tyre, kështu që softueri të jetë krejt i përshtatshëm për të.

SO tani për tani nuk ka version mobil. Njerëzit nga ekipi mendojnë se puna e tyre do të ketë të ardhme në se biznesi dhe administrata parapëlqejnë produktin bullgar. Në një zhvillim të tillë të projektit ata janë gati të përpunojnë edhe arkitekturë mobile.

Autorët e StotinkaOS-së lavdërohen me suksesin e tyre të parë. Studentët e një universiteti e kanë pëlqyer aq shumë sistemin operativ bullgar se u kanë propozuar profesorëve të tyre që ta implementojnë atë në universitet. Kështu studentët do të fillojnë  studimin  e tyre në bazë të versionit bullgar të Linux-it.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD