Pak janë banorët e Sofjes së sotme, të cilët e lidhin emrin Nikollaj Martinov, një këpucëtar që jetonte në shekullin e XVI, me tempullin e dytë për nga madhësia në qendrën e kryeqytetit (pas katedrales “Shën Aleksandër Nevski”). Historia e këtij njeriu, i cili u kanonizua shenjtor, na kthen në vitin 1555, pra në kohën e sundimit turk, kur ai vdiq si martir në mbrojtjen e fesë së krishtere.
Të dhënat për jetën e shenjtorit ruhen në jetëshkrimin e tij, krijuar nga bashkëkohori dhe miq i tij, letrari Matej Gramatik, i cili ishte dëshmitar i ngjarjeve të përshkruara. Nuk dihet për çfarë shkaqe Nikollaj vendosi të braktisë qytetin e lindjes Janina në Greqinë e sotme dhe erdhi në Sofje. Pasi u vendos këtu, ai punonte si mjeshtër këpucëtar duarartë dhe dallohej si një njeri i ndershëm. Kështu ai fitoi respektin e bashkëqytetarëve. Prandaj të parët e qytetit kërkuan prej tij të ndërrojë fenë. Shën Nikollaj është një shembull i mrekullueshëm për besimin e etshëm, për dashurinë ndaj fisit dhe atdheut. Por për fat të keq nuk jemi të prirë të mësohemi prej shenjtorëve të tillë, adhurues të atdheut dhe të prejardhjes bullgare, rrëfen kujdestari i kishës prifti Spas, dhe vazhdon:
Megjithëqë lindi në Janina, Shën Nikollaj e ndjente veten bullgar. Ai ishte një njeri i përshpirtshëm dhe i devotshëm, një krishterë i mirë, një shembull për të tjerët. Shumë herë ai refuzoi të ndërrojë fenë. Por një ditë e dehën dhe kështu me dinakëri e detyruan të pranojë islamin. Pas kësaj pothuajse një vit të tërë ai nuk doli nga shtëpia nga turpi. Kur e kërkuan thirrën të zbatonte zakonet myslimane ai refuzoi dhe një turmë myslimanësh e vrau me gurë. Shenjtori u tërhoq deri te rajoni Tërnicata, ku u dogj, ndërsa pluhuri i kufomës së tij u shpërnda.
Sot vendi i vrasjes së martirit konsiderohet varri i vetëm i njohur i këtij Shenjtori në Sofje. Prifti Spas e krahason rrugën e Shën Nikollajit deri te rajoni Tërnicata me Golgotën e Krishtit. Ai shton, se pas vdekjes ky vend ishte tepër i shenjtë për të gjithë të krishterët. Në fillim ata mblidheshin në një faltore të vogël ku bënin lutjet e tyre. Në vitin 1895, 17 vjet pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke, ata që banuan në afërsi të varrit të shenjtorit kërkuan të ndërtohet një kishë për nderë të tij. Filloi një grumbullim i mjeteve. Prifti Nikollaj Krapçanski, varri i të cilit është në afërsi të drejtë për drejtë me kishën, rrethoi pothuajse mbarë Evropën dhe arriti të marrë para edhe nga perandori rus për këtë ndërtesë. Me punimet e ndërtimit u ngarkua arkitekti i ri Anton Tornjov. Kështu në vitin 1900 kisha ngriti shtat midis rrugëve të sotme “Pirotska”, “Opëllçenska”, “Car Simeon”.
Megjithëqë është i madh, tempulli krijon një ndjenje të ngrohtësisë. Midis mureve të mbuluara me patinën e kohës sikur edhe më sot mbretëron dashurinë me të cilën ai u ndërtua.
Ikonostasi i kishës është një kryevepër i vërtetë i artit. Gdhendja e tij vazhdoi 12 vjet. Krijues janë vëllezërit drugdhendës Nestor dhe Llazar Aleksievi, nxënës të Shkollës së Dibrës. Vet prifti Spas rrëfen, se është prift në këtë kishë që prej 30 vitesh dhe se sa herë hedh sytë te ikonostasi, aq herë zbulon diçka të re të paparë deri në këtë çast. Është e pabesueshme imagjinata dhe fantazia e këtyre dy mjeshtërve. Afresket e mrekullueshme mbi muret janë vepër i piktorit Nikollaj Rostovcev.
Cilat janë njerëzit, të cilët e frekuentojnë këtë vend të shenjtë për nderë të Shën Nikollaj Sofijskit?
Vijnë shumë njerëz. Ndër ta ka besimtarë të vërtetë. Ata dallohen vetëm nga mënyra se si e bëjnë shenjen e kryqit. Hyjnë njerëz, të cilët kanë telashe dhe kërkojnë ndihmën e Zotit. Për fat të keq shoqëria jonë është më tepër konsumatore. Prandaj ka njerëz, të cilët e pranojnë hyrjen në tempull, si një hyrje si në një dyqan – ndezin qiri dhe presin ndihmë. Mund të them, se bullgarët janë më tepër besëtytnorë se sa besimtarë të bindur dhe të ditur. Detyra e priftërinjve dhe e kishës është që të bëjmë ashtu, që besimi të jetë i pastër. Kështu mbi bazën e besimit, do të grumbullohen dituri, mbi bazën e diturive atëherë besimi do të bëhet i kuptueshëm. Jam i mendimit, se në këtë mënyrë shumë gjëra në Bullgari do të ndryshohen.
Edhe më sot çdo vit në prag të festës së tempullit, 17 majit, organizohet një pelegrinazh te vendi i vdekjes së Shën Nikollaj Sofijsit. Ditët rreth festës së shenjtorit të gjithë mund të përulen para eshtrave të tij të shenjta.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: www.sveti-nikolai.com
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..