Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Tubim ballkanik i këngës bullgare” në qytetin Aprillci

БНР Новини
Foto: Arkiv privat
Buzë malit Stara Pllanina ndodhet qyteti i bukur malor Aprillci. Nga atje shtrihet një pamje e mrekullueshme drejt majave piktoreske Botev dhe Maragidik, kurse në lagjen “Ostrec” ndodhet vatra kulturore “E ardhmja – 1894”, e cila para disa ditësh ishte mikpritëse e “Tubimit ballkanik të këngës bullgare”. Herën e gjashtëmbëdhjetë me radhë festa folklorike grumbullon grupe dhe solistë amatorë nga të dyja anët e malit. Data e ngjarjes gjithmonë është rreth Ditës së Enjos – 24 qershorit, që të shprehet në këtë mënyrë gëzimi nga shumëllojshmëria e madhe e bimëve mjekësore dhe e burimeve të kulluara. Sipas një legjende në këtë krahinë rritet një bar magjik për sëmundje të ndryshme.




Që prej dy vitesh “Tubimi ballkanik” zhvillohet si konkurs në tri kategori dhe në dy grupe moshe. Veliana Angellova – sekretare dhe bibliotekare e vatrës kulturore në lagjen “Ostrec”, kryeorganizatore dhe “motor” i aktivitetit, na tregoi se si në këto vite ka realizuar dhe e ka pasuruar idenë e tubimit. Në fillim të bisedës sonë ajo bëri të ditur çmimet e posaçme të edicionit të fundit të programit të konkursit:

Çmimi i madh i aktivitetit këtë vit është për vatrën kulturore “Shpresa – viti 1925” – në fshatin Turkinça të bashkisë së Drjanovos, për interpretimin e shkëlqyeshëm të grupit instrumental të dhomës “Humori i Bujarëve”, të trios “Bujaret” dhe të muzikantit që i bie gadullkës Daniell Jordanov. Interpretimet individuale dhe në duet janë të Kalina Drumevës, Zllatimira Stefanovës dhe Mariella Conevës. Udhëheqësi i tyre është Mitko Dimitrov. Çmimi i posaçëm i jurisë iu dorëzua grupit vokal “Bogdan Kraçunov” – në fshatin Dojrenci të bashkisë së Lloveçit me udhëheqës Mihaill Radev, kurse çmimi special i organizatorëve dhe vatrës sonë kulturore ishte për grupet e vatrës kulturore “Rilindja” – 1908 – në fshatin Bëllgarsko Slivovo të bashkisë së Svishtovit, për grupin vokal të grave, për grupin vokal të burrave, grupin koreografik të fëmijëve “Severnjaçe” me udhëheqëse Pavlina Ruseva. Për mendimin tim ky ishte tubimi i nivelit më të lartë dhe ndoshta juria ishte shumë e vështirësuar për t’i dorëzuar këto çmime, sepse të gjithë u paraqitën shkëlqyeshëm. Ne jemi malësorë, e ruajmë folklorin dhe shpirtin bullgar. Para 16 vitesh morëm vendim për të zhvilluar një takim të tillë të kulturës bullgare dhe të traditave tona. Mendoj se kjo ide u realizua. Çdo vit ne jemi gjithnjë e më të kënaqur, sepse kolektivet janë gjithnjë e më të mira. Në fillim ky ishte një tubim regjional, kurse tani është tubim kombëtar. Organizatori kryesor është vatra kulturore “E ardhmja – viti 1894” – vatra më e vjetër shpirtërore në luginën e Aprillcit. Tubimi gjithmonë zhvillohet rreth Ditës së Enjos, sepse e respektojmë shumë këtë festë dhe sepse këtu ka bimë të jashtëzakonshme mjekësore. Në festë e hapim edhe verën turistike në Aprillci, sepse jemi edhe qendër turistike, e cila pëlqehet gjithnjë e më shumë nga miqtë e qytetit tonë nga vendi dhe jashtë. Të tillë jemi ne malësorët – këndojmë, vallëzojmë, argëtohemi dhe përpiqemi ta ruajmë shpirtin bullgar.

Sivjet këtu u shënua përvjetori i 160 i krijimit të vatrës së parë kulturore bullgare në Svishtov. Le të mos harrojmë se në saje të rrjetit të vatrave kulturore në mbarë vendin gjatë Rilindjes te ne u lulëzuan kultura dhe arsimi. Vatrat kulturore janë institucione unikale kulturore, ku kanë akses të gjithë brezat e bullgarëve. Ato e hapin dritaren drejt diturisë botërore dhe kryeveprave kulturore në të gjitha sferat e arteve. Vatra kulturore me udhëheqëse zonja Angellova gjithashtu ka një histori të gjatë.

Vatra jonë kulturore në Aprillci u krijua në vitin e largët 1894 dhe vazhdoi së funksionuari me veprimtari bibliotekare, trajnime të ndryshme, klube sipas interesave etj. Ka tri ekspozita të përhershme. Ekspozita etnografike paraqet mjeshtërit vendas të zanateve artistike. Ju e dini se në rajon është zhvilluar qeramika, gdhendja në dru. Kemi një galeri të përhershme prej pikturash. Pranë vatrës kulturore funksionon grupi folklorik “Bullgarët” me udhëheqëse artistike Maria Kokosharova, e cila i bie tamburasë. Interpretojmë folklor autentik vendor, përpiqemi ta ruajmë atë, që na kanë lërë stërgjyshërit tanë. Kemi gjithashtu një grup për muzikë pop, një grup teatral, një grup koreografik për valle popullore me udhëheqëse Rosica Hristova, një grup komedie, klube për pingpong, grupe studimore të qeramikës, të gdhendjes në dru etj. Përpiqemi t’i ruajmë zejet vendase. Vatra kulturore tërheq njerëz të të gjitha moshave. Sivjet pjesëmarrësit ishin të moshës nga 4 deri në 86 vjeç. Është një paletë e pasur e moshave dhe stileve të interpretimit. Është shumë bukur se arritëm të tërheqim edhe fëmijët e vegjël, që të dashurohen edhe ata me këngët dhe vallet bullgare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD
Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD