Geri Turijska bënë përshtypje me buzëqeshjen e dëlirë, prapa së cilës fshihet një personalitet energjik. Me jetën e saj ajo dëshiron të na bind, që njeriu mund të mbajë dy shalqinj nën një sqetull. Për më tepër, se mund të bëjë këtë në mënyrë të suksesshme. Ajo është autore e shumë prej këngëve në zë, është soliste e grupit Rubikub, shkruan poezi, ka blog të vet, është autore e “Kutisë Postare për Përralla”, dhe jo në vend të fundit është nënë. Sivjet “Kutia Postare për Përralla” shënon jubileun 6-vjeçar. Ky projekt filloi si një shaka, frymëzuar nga një roman në thelbin e të cilit janë letrat e dashurisë midis një burri dhe një grua. Autorë të tij ishin Geri Turijska dhe poeti Stojan Dinkov. Krijuesja e re ftoi të afërm dhe miq të shkruajnë nga një letër dashurie dhe të lënë në kutinë postare bojë kuqe. Një pjesë prej letrave, shumica prej të cilave anonime, u lexuan në një lokal nga muzikantë, artistë dhe gazetarë bullgarë. Auditori ishte i thjeshtë, por ideja pushtoi zemrat e njerëzve. Kështu edhe më sot qindra njerëz mblidhen që t’i kënaqen kësaj veprimtarie kulturore. Historitë janë më tepër humoriste, por ngandonjëherë mund të dëgjohen edhe rrëfime të trishtueshme. Lidhur me këtë Geri Turijska shpjegon.
Po vazhdojmë, siç e bëmë këtë që ditën e parë. Ka njerëz nga publiku, të cilët janë me ne që nga fillimi. Kështu që kemi një auditor i qëndrueshëm, i cili nuk mërzitet nga kjo që bëjmë. Tashmë autorët nuk janë anonim. Kishim një autore – Stefka Kilimanxharo. Ishte e dukshme që ky nuk ishte emri i vërtetë i atij që shkruante. Mirëpo, pasi herën e tretë lexuam veprën e këtij autori dhe ajo u mirëprit nga publiku, ai më tha, se do të dalë nga anonimiteti dhe se që tani e tutje do të shkruajë me emrin e vet, sepse dëshiron, që suksesi të jetë i tiji.
“Kutia postare për përrallë” është një dëshmi, se çdo njeri, pavarësisht me çfarë merret, mund të provojë të shkruajë. Nikolla Krumov për shembull debutoi në një nga edicionet e kutisë dhe tashmë në tregun e librave është vepra e tij “Ditari i pallateve parafabrikate”.
Si autore Geri Turijska frymëzohet nga artisti për të cilin shkruan. Ajo është e mendimit, se vitet e fundit muzika bullgare rimëkëmbet, sepse ka shumë interpretues të rinj, ndërsa publiku filloi të shfaqë interes ndaj këngëve bullgare. Përsa iu përket teksteve të këngëve, të cilët shkruan vet ajo rrëfen:
Kishte një periudhë, në të cilën shfaqa xhelozi ndaj teksteve të krijuara. Kishte tekste, të cilët nuk desha që t’u jap të tjerëve. Kështu u grumbulluan një sasi të madhe tekstesh. Atëherë vendosa, se pasi këndoj mirë, vet unë mund të interpretoj. Është e vërtetë, se kur në vitin 2010 formuam grupin Rubikub, nuk isha gati. Në procesin e punës në studio mësova shumë hollësi për incizimet. Më se 10 vjet vetëm asistova në punën e studios. E kisha të qartë si incizohen këngën dhe emocionet e interpretuesve, përderisa bëhet incizimi. Por një gjë është, që njeriu të shikojë anas, tjetër është të përjetojë tërë procesin. Secili duhet të përvetësojë mësimet e veta.
Që nga e vogla Geri Turijska shkruan poezi. Deri tashti në blogun e saj ajo ka botuar afro 600 vepra.
Shkruaj, duke ndjekur rrymën e mendimeve të mia. Kur e kam frymëzimin të shkruaj vetëm ulem para fletës së bardhë. Zakonisht kjo ndodh në orët e natës, kur jam vet dhe është shumë qetë. Mirëpo, kur je nënë, kjo është tepër e vështirë. Krahas teksteve të këngëve zbulova, se mund të shkruaj edhe në autobusin, në veturë, në park, pra në vende të gjallëruara, ku ka edhe zhurmë. Vjen koha kur krijuesi kupton se e kontrollon energjinë e frymëzimit. Mendoj, se muza më e madhe është afati i fundit. Kështu është edhe me edicionet e “Kutive Postare”. Tri ditët e fundit vijnë pothuajse 90 për qind prej letrave – tregon Geri Turijska.
Pas shumë historive të lexuara në “Kutinë Postare për Përrallë” Geri Turijska takoi princin e ëndrrave – Jasen Kozev. Tani dy ata kujdesen për të bijën Anika dhe punojnë mbi projekte të përbashkëta. Dashuria midis nënës dhe fëmijës është e pakushtëzuar, rrëfen nëna e re.
Dhe megjithëqë të gjithë çuditen si është e mundshme që në një ditë të plotësohen aq shumë detyra Geri Turisjka është e bindur, se gjithçka varet nga organizimi i punimeve. Ka kohë për gjithçka në ditën time – thotë me buzëqeshje bashkëbiseduesja jonë joshëse.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaFotografi:Arkiv privat
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..