Mirosllav Ivanov është kitarist dhe kompozitor i talentuar. Ai ka punuar me formacionet “Infinity” dhe “Safo”, si dhe me Doni dhe Momçill, Stefan Vëlldobrev, Arabell Karajan, Vasill Najdenov, Kameilia Todorova, Vasill Petrov, Dinamit Bras Bend, D2, Vanja Shtereva, Elica Todorova dhe Stojan Jankullov, Mitko Shterev, grupin gjerman DE PHAZZ dhe shumë të tjerë.
Ai është i njohur si instrumentist si në Bullgari, ashtu dhe jashtë. Kjo u bë shkak për të nisur para disa vitesh për Dublinin. Atje ai punoi në një studio më shumë se dy vjet bashkë me grupin Amoric dhe përgatitën një album. Pas kësaj muzikanti kishte shfaqje në klube të ndryshme të Londrës, kurse më vonë u kthye në Bullgari. Para tri vitesh doli në treg albumi i tij i parë solo “Directions”. Tashmë është gati edhe albumi i tij i dytë “Circus”.
“Jo të gjitha pjesët e albumit janë kompozuar nga unë. Dy prej tyre janë të kontrabasistit Dimitër Karamfillov, me të cilin bashkëpunojmë që prej shumë kohe – tregoi Mirosllav Ivanov. – Nuk jam vetëm unë kompozitori i “Circus” në dallim të albumit tim të parë “Directions”. Në projektin tim të ri ka melodi, që mbahen mend shumë lehtë. Nuk i kam harruar emocionet, kur më çuan për herë të parë në cirk. I rikrijova këto emocione në pjesët e mia. Prandaj edhe albumi titullohet “Circus” (“Cirku”). Njerëzit, të cilët e kanë dëgjuar, më thanë se “kjo është një muzikë e lumtur”. Jo të gjitha momentet në cirk janë qesharake dhe të gëzueshme. Prandaj edhe muzika e albumit është me emocione të ndryshme. Eklektika është shumë e rëndësishme për mua, domethënë stilet, të cilat në shikim të parë nuk kanë lidhje, por unë përpiqem t’i gërshetojë. Kjo është njëfarë aluzioni për albumin tim të parë.”
Pjesët, me të cilat basisti Dimitër Karamfillov merr pjesë, janë me tituj “Adrenaline X” dhe “Ecology”.
Për realizimin e “Circus” Mirosllav Ivanov ka punuar me Dimitër Semov (bateri), Milen Kukosharov (piano), basistët Radosllav Sllavçev dhe Evden Dimitrov, Rosen Zahariev – Roko (trumpet), Denis Popstoev (saksofon) dhe shumë emra të tjerë të njohur të skenës bullgare. Turneu, që u mbajt pas premierës së albumit, korri sukses të madh. Publiku i Plovdivit, Burgasit, Varnës dhe Veliko Tërnovos ishte shumë i entuziazmuar. Pas verës jemi në pritje të vazhdimit të turneut.
Me se merret tani kitaristi i talentuar?
Kopertina e albumit “Circus” është shumë origjinale. Është krijuar me ide të Polina Gerasimovës. Ajo e ka krijuar tërë vizionin e albumit. Fansat e Mirosllav Ivanovit patën mundësi të jenë të pranishëm në promovimin e albumit në kryeqytet.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..