Darina Takova është njëra prej yjeve tona të operës. Ka mbaruar Konservatorin në klasën e prof. Milla Dyllgerovës dhe prof. Mati Pinkas. Deri në vitin 1989 është soliste e Operës së Sofjes. Ka fituar konkurse si “Luisa Todi” në Lisbonë, Konkursin ndërkombëtar për këngëtarë të rinj të operës në Sofje, “Francisco Vinas” në Barcelonë, “Toti Dal Monte” në Trevizo. Pas vitit 1992 filloi karriera e saj e madhe ndërkombëtare. Në vitin 1998 ka debutuar në Teatrin La Scala në Milano. Pas kësaj ka marrë shumë ftesa nga po thuaj të gjitha teatrot e mëdhenj të operës në Itali. Shumë janë pjesëmarrjet e saj edhe në festivalet e operës, një vend të veçantë mes tyre zë ai në Pezaro – në qytetin e lindjes së Rosinit. Ka punuar me të gjithë dirigjentët më të njohur si Riccardo Muti, Claudio Abbado, Zubin Mehta, Hugo De Ana dhe regjisorin e madh operistik Franco Zeffirelli. Nga viti 2007 prima jonë e operës filloi të merret me mësimdhënie dhe themeloi një fondacion në emrin e saj, i cili ndihmon zhvillimin e artistëve të rinj të operës. Organizon klasa mjeshtërore dhe fton këngëtarë operistik me famë botërore.
Për suksesin e saj në skenat e mëdha të operës, për rrugën e saj drejt majës...
“Rruga drejt skenave të mëdha ngjan një shkalle, do më thënë duhet të ngjitesh gradualisht. Qe të arrish në Metropolitan opera duhet të kesh prapa shpinës disa nivele të ndryshme të shfaqjeve, duhet të jesh i përgatitur. Kur për herë të parë dola në Arenën de Verona të gjithë koleget më thoshin “Ki kujdes që të mos trembesh, mos shiko lart, mos shiko fare”. Në të vërtetë aty ndihesh aq i vogël dhe i trembur në këtë hapësirë monumentale, ku tërë publiku prej rreth njëzet mijë vetave ndezin tradicionalisht qiri në arenë dhe ti sikur ndodhesh në një botë kozmike, përrallore. Nuk u tremba. Pas kësaj përjetova situatë të ngjashme edhe në operën Metropolitan, kur duhej të mbushja me zërin tim një hapësirë madhështore. E bëra me rolin në operën “Faust” të Gunos në vitin 2006. Kam një karrierë të lumtur. Teatri im i preferuar mbetet Covent Garden në Londër. Jam e mirënjohur për gjithçka që kam përjetuar.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e këngëve u realizua nga anëtarët e 17 akademive muzikore nga 14 vende të BE-së. Në votimin publik..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..