Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Shumnaliev me roman të frymëzuar nga Vëllazëria e Bardhë

БНР Новини
Foto: Veneta Pavllova

Ndër bullgarët e mëdhenj që kanë lënë gjurmë në vendin  tonë, por edhe  jashtë shtetit pa dyshim është Petër Dënovi (1864-1944). “Filozofi më i madh në botën e sotme” e ka quajtur kardinali Angelo Ronkali, nunci i Vatikanit në Bullgari, pak më vonë edhe Papa Gjon XXIII. Pako Raban ka shënuar, se mësimi i Dënovit  do të jetë baza e kulturës shpirtërore  të njëqindvjeçarit të ri. Para disa ditësh në tregun e librave doli një titull i ri “Reçeli i bardhë” , romani i parë i lidhur me Vëllazërinë e Bardhë. Autor i tij është Dimitër  Shumnalievi, gazetar dhe shkrimtar i njohur. Nga pena e tij kanë dalë mbi 30 romane dhe përmbledhje me tregime.  Veprat e tij janë përkthyer në gjuhët angleze, ruse, gjermane, frënge dhe të tjera. Për përmbledhjen  e tij “Tregime të dashuruara” ka fituar  Çmimin  e autoritetshëm letrar “Ballkanika” në vitin 2004. Është mbajtës i Çmimit të madh për letërsi të Universitetit  të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Si duket sot figura e Petër Dënovit në sfondin e peizazhit historik bullgar?

Mësimi i tij përkufizohet si “krishterim ezoterik”. Sipas Dimitër Shumnalievit edhe sot ai mbetet një prijës shpirtëror me shumë adhurues si në vendin tonë ashtu dhe jashtë shtetit. “Ata ndjekin si ne, bashkëkohësit, respektojmë  kauzën e tij, si e mbështetim me dashurinë tonë. Mësimi i tij është i gjallë, është e gjallë gjithçka  që ky bullgar i madh arriti të krijojë – thotë shkrimtari. – Falë zotit, ai ishte i rrethuar me stenografë dhe ata janë shumë të përpiktë. Në saj të talentit të tyre të transmetojnë saktë fjalët e bullgarit të madh, ne disponojmë një trashëgim të pasur prej tij. Tjetër është çështja, se krahas emrit të Petër Dënovit  u dukën  dhjetëra emra fals. Për këtë arsye unë kur zbuloj ndonjë  tekst prej Dënovit ose për të, gjithmonë shkoj te konsulentët e mi të mrekullueshëm. Cilët janë ata? Ata janë nga libraria e Vëllazërisë së Bardhë. Vëllazëria e Bardhë bleu një shtëpi në lagjen “Izgrev” në Sofje – në rrugën  “Shterju Atanasov”, dy minuta larg varrit të Mësuesit. Shkoj unë atje me ndonjë publikim dhe motrat që punojnë në librari më thonë se cili tekst është fals, cili është origjinal. Ndër të tjetrat, unë nuk jam pasues i Dënov, as anëtar i Vëllazërisë së Bardhë.”

Sipas Dimitër Shumnalievit në jetën tonë të përditshme mësimi i Petër Dënovit bëhet gjithnjë e më aktual. Ai i ka mësuar pasuesit e tij për dashuri dhe respekt ndaj natyrës, për mënyre të shëndetshme të jetesës. Mishi dhe produktet e ndryshme prej mishit ishin përjashtuar nga e menyja e tyre. “Kjo është me rëndësi sot, kur ne nuk dimë çfarë konsumojmë. Nga herë hamë produkte që janë të rrezikshme për shëndetin tonë dhe për shëndetin e fëmijëve tanë. Në produktet e industrisë bashkëkohore të ushqimeve përdoren përmirësues dhe shtesa nga më të ndryshmet...”

Edhe sivjet në malin Rilla do të mblidhen pasuesit e Petër Dënovit nga Bullgaria dhe nga këndet e ndryshme të botës.

“Takimi si çdo vit bëhet pranë liqeneve të malit, më saktë pranë liqenit Bëbreka . Aty ekzekutohet panevritmia. Ajo është një sistem ushtrimesh gjimnastikore, që ekzekutohen në sfondin e muzikës dhe gërsheton lëvizje, fjalë, mendim dhe ndikim të mjedisit. Do të vijnë shumë të huajë nga të gjitha këndet e botës, përfshi nga Japonia dhe nga Afrika. Është shumë interesante, sepse konfliktet e botës së sotme sikur vërtetojnë parandjenjat dhe mesazhet e Petër Dënovit.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pllamena Getova dhe Irinej Konstantinov luajnë në film

Një film bullgar do të marrë pjesë në festivalin e filmit në Korçë

Filmi „Dita kur ajo do të lindë“ i Emil Spahijski u përzgjodh në seleksionin zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Korçë, njofton faqja zyrtare e eventit. “Pas orësh shikimi, ditësh diskutimesh dhe muajsh punë të përkushtuar,..

botuar më 25-08-11 10.31.PD
Foto: Facebook/Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Për talentet e reja bullgare në mbarë botën në garat e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit në vitin 2025

Është gjithmonë bukur dhe frymëzuese kur flasim për talentet bullgare në mbarë botën. Dhe është edhe më frymëzuese kur bëhet fjalë për fëmijët. Në një ceremoni të veçantë në Sofje, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit vlerësoi fituesit e..

botuar më 25-08-09 9.40.MD
Foto: Biblioteka rajonale

Iren Veliçkova-Jamami nga Japonia prezanton librin e saj të ri kushtuar qëndismave

Iren Veliçkova-Jamami tregon historinë e Bullgarisë përmes qepjeve të imëta të qëndismave bullgare. Dy vjet më parë, ajo i dhuroi Muzeut Kombëtar të Historisë një hartë të qëndisur me dorë të vendit tonë, dhe tani është gati të prezantojë librin e saj..

botuar më 25-08-09 9.10.PD