Ndër bullgarët e mëdhenj që kanë lënë gjurmë në vendin tonë, por edhe jashtë shtetit pa dyshim është Petër Dënovi (1864-1944). “Filozofi më i madh në botën e sotme” e ka quajtur kardinali Angelo Ronkali, nunci i Vatikanit në Bullgari, pak më vonë edhe Papa Gjon XXIII. Pako Raban ka shënuar, se mësimi i Dënovit do të jetë baza e kulturës shpirtërore të njëqindvjeçarit të ri. Para disa ditësh në tregun e librave doli një titull i ri “Reçeli i bardhë” , romani i parë i lidhur me Vëllazërinë e Bardhë. Autor i tij është Dimitër Shumnalievi, gazetar dhe shkrimtar i njohur. Nga pena e tij kanë dalë mbi 30 romane dhe përmbledhje me tregime. Veprat e tij janë përkthyer në gjuhët angleze, ruse, gjermane, frënge dhe të tjera. Për përmbledhjen e tij “Tregime të dashuruara” ka fituar Çmimin e autoritetshëm letrar “Ballkanika” në vitin 2004. Është mbajtës i Çmimit të madh për letërsi të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Si duket sot figura e Petër Dënovit në sfondin e peizazhit historik bullgar?
Mësimi i tij përkufizohet si “krishterim ezoterik”. Sipas Dimitër Shumnalievit edhe sot ai mbetet një prijës shpirtëror me shumë adhurues si në vendin tonë ashtu dhe jashtë shtetit. “Ata ndjekin si ne, bashkëkohësit, respektojmë kauzën e tij, si e mbështetim me dashurinë tonë. Mësimi i tij është i gjallë, është e gjallë gjithçka që ky bullgar i madh arriti të krijojë – thotë shkrimtari. – Falë zotit, ai ishte i rrethuar me stenografë dhe ata janë shumë të përpiktë. Në saj të talentit të tyre të transmetojnë saktë fjalët e bullgarit të madh, ne disponojmë një trashëgim të pasur prej tij. Tjetër është çështja, se krahas emrit të Petër Dënovit u dukën dhjetëra emra fals. Për këtë arsye unë kur zbuloj ndonjë tekst prej Dënovit ose për të, gjithmonë shkoj te konsulentët e mi të mrekullueshëm. Cilët janë ata? Ata janë nga libraria e Vëllazërisë së Bardhë. Vëllazëria e Bardhë bleu një shtëpi në lagjen “Izgrev” në Sofje – në rrugën “Shterju Atanasov”, dy minuta larg varrit të Mësuesit. Shkoj unë atje me ndonjë publikim dhe motrat që punojnë në librari më thonë se cili tekst është fals, cili është origjinal. Ndër të tjetrat, unë nuk jam pasues i Dënov, as anëtar i Vëllazërisë së Bardhë.”
Sipas Dimitër Shumnalievit në jetën tonë të përditshme mësimi i Petër Dënovit bëhet gjithnjë e më aktual. Ai i ka mësuar pasuesit e tij për dashuri dhe respekt ndaj natyrës, për mënyre të shëndetshme të jetesës. Mishi dhe produktet e ndryshme prej mishit ishin përjashtuar nga e menyja e tyre. “Kjo është me rëndësi sot, kur ne nuk dimë çfarë konsumojmë. Nga herë hamë produkte që janë të rrezikshme për shëndetin tonë dhe për shëndetin e fëmijëve tanë. Në produktet e industrisë bashkëkohore të ushqimeve përdoren përmirësues dhe shtesa nga më të ndryshmet...”
Edhe sivjet në malin Rilla do të mblidhen pasuesit e Petër Dënovit nga Bullgaria dhe nga këndet e ndryshme të botës.
“Takimi si çdo vit bëhet pranë liqeneve të malit, më saktë pranë liqenit Bëbreka . Aty ekzekutohet panevritmia. Ajo është një sistem ushtrimesh gjimnastikore, që ekzekutohen në sfondin e muzikës dhe gërsheton lëvizje, fjalë, mendim dhe ndikim të mjedisit. Do të vijnë shumë të huajë nga të gjitha këndet e botës, përfshi nga Japonia dhe nga Afrika. Është shumë interesante, sepse konfliktet e botës së sotme sikur vërtetojnë parandjenjat dhe mesazhet e Petër Dënovit.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..