Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i XI i Akademisë Verore të Arteve – Sozopol

БНР Новини
Foto: Akademia Verore e Arteve

Para disa ditësh përfundoi edicioni i XI i Akademisë Verore të Arteve – Sozopol. Brenda 20 ditëve qyteti ynë i bukur bregdetar priti 104 pjesëmarrës aktivë dhe 9 klasa mjeshtërore në fushat e muzikës, arteve të bukura dhe teatrit. I mbushi sallat me publik dhe me shumë miq, ndërsa koncertet e pjesëmarrëseve u bënë një feste e vërtetë për qytetin antik. Akademia e Arteve është themeluar në vitin 2004 me qëllimin kryesor të mblidhen njerëz të rinj të talentuar, të cilët në atmosferë të këndshme gjatë verës të tejzhvillojnë dhe të përsosin talentin e tyre nën mbikëqyrjen e pedagogëve me famë botërore.

Edicion i sivjetshëm zhvilloi klasa mjeshtërore të kryesuar nga muzikantë të afirmuar nga Akademia Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov” si prof. Georgi Spasov, prof. Petko Radev dhe prof. Anatoli Krëstev. Ndër të ftuarit nga jashtë ishin prof. Kevork Mardirosjan – profesor i violinës në Jacobs School of Music – Indiana University – Bloomington (SHBA), Margarita Kallçeva – kontrabas, profesore në Universitetin në qytetin Kanazava në Japoni, Marija Princ – profesore e pianos në Universitetin e muzikës dhe koreografisë në Vjenë të Austrisë, aktorja Noa Asher dhe piktori Julijan Mesa.

Për edicionin e XI të Akademisë Verore të Arteve dhe për përshtypjet e saj për procesin mësimor, veprimtarinë krijuese dhe koncertet mbyllëse tregon Petja Velikova – themeluese dhe organizatore e këtij forumi.

“U zhvillua një aktivitet i mrekullueshëm kulturor. Të gjitha koncertet, ekspozitat dhe spektaklet ishin në nivel shumë të lartë. Ndër risitë gjatë këtij viti ishin klasa e prof. Kevork Mardirosjanit, i cili erdhi nga Universiteti i Idianës. Ai mblodhi shumë fëmijë bullgarë që jetojnë në Gjermani, Austri dhe pjesëmarrës të huaj – nga Kina, Spanja, SHBA. Klasa e tij përfshinte 18 nxënës, në koncertin përfundimtar u prezantuan 9 prej tyre.”

“Një aktivitet tjetër shumë interesant ishte klasa e aktrimit  të Kasiel Noa Asher, e cila u krijoi nxënësve të saj liri në interpretimin e pjesëve të përjetshme të Shekspirit, Tenesi Uilajmsit dhe Evripidit. Eksperimenti krijues që bëri Kasiel me nxënësit  ishte shumë i suksesshëm. Kishim dy profesorë të artit figurativ – Julian Mesa dhe Silivija Illkova. Fëmijët vizatuan  me vaj mbi temën “Njeriu dhe deti”. Njëri prej aktiviteteve shoqëruese ishte ekspozita e Mesas dhe Stojan Filipovit – Fil. Interpretuesit e rinj të muzikës popullore te dr. Binka Dobrevës, këngëtare e njohur bullgare dhe soliste e korit “Misteri i zërave bullgarë” dhanë një koncert të suksesshëm. Kishte pjesëmarrës edhe nga Polonia, të cilët kënduan në bullgarisht.”





“Te Marija Princ kishte një djalë i cili erdhi nga Kanadaja  dhe ishte interpretues i përsosur. Sivjet publiku kishte mundësi të ndjekë nga afër punën e klasave mjeshtërore. Gjatë viteve në punën time më ndihmojnë prof. Georgi Spasov, i cili është dhe Drejtori artistik i shoqatës, si dhe Marija Princ, e cila gjithashtu është Drejtore artistike. Bashkë mendojmë dhe marrim vendime për aktivitetet për vitet e ardhshme dhe  u përmbahemi  shprehjes së vjetër latine “E vërteta flet përmes gojës së fëmijëve.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD