Para disa ditësh përfundoi edicioni i XI i Akademisë Verore të Arteve – Sozopol. Brenda 20 ditëve qyteti ynë i bukur bregdetar priti 104 pjesëmarrës aktivë dhe 9 klasa mjeshtërore në fushat e muzikës, arteve të bukura dhe teatrit. I mbushi sallat me publik dhe me shumë miq, ndërsa koncertet e pjesëmarrëseve u bënë një feste e vërtetë për qytetin antik. Akademia e Arteve është themeluar në vitin 2004 me qëllimin kryesor të mblidhen njerëz të rinj të talentuar, të cilët në atmosferë të këndshme gjatë verës të tejzhvillojnë dhe të përsosin talentin e tyre nën mbikëqyrjen e pedagogëve me famë botërore.
Për edicionin e XI të Akademisë Verore të Arteve dhe për përshtypjet e saj për procesin mësimor, veprimtarinë krijuese dhe koncertet mbyllëse tregon Petja Velikova – themeluese dhe organizatore e këtij forumi.
“U zhvillua një aktivitet i mrekullueshëm kulturor. Të gjitha koncertet, ekspozitat dhe spektaklet ishin në nivel shumë të lartë. Ndër risitë gjatë këtij viti ishin klasa e prof. Kevork Mardirosjanit, i cili erdhi nga Universiteti i Idianës. Ai mblodhi shumë fëmijë bullgarë që jetojnë në Gjermani, Austri dhe pjesëmarrës të huaj – nga Kina, Spanja, SHBA. Klasa e tij përfshinte 18 nxënës, në koncertin përfundimtar u prezantuan 9 prej tyre.”
“Një aktivitet tjetër shumë interesant ishte klasa e aktrimit të Kasiel Noa Asher, e cila u krijoi nxënësve të saj liri në interpretimin e pjesëve të përjetshme të Shekspirit, Tenesi Uilajmsit dhe Evripidit. Eksperimenti krijues që bëri Kasiel me nxënësit ishte shumë i suksesshëm. Kishim dy profesorë të artit figurativ – Julian Mesa dhe Silivija Illkova. Fëmijët vizatuan me vaj mbi temën “Njeriu dhe deti”. Njëri prej aktiviteteve shoqëruese ishte ekspozita e Mesas dhe Stojan Filipovit – Fil. Interpretuesit e rinj të muzikës popullore te dr. Binka Dobrevës, këngëtare e njohur bullgare dhe soliste e korit “Misteri i zërave bullgarë” dhanë një koncert të suksesshëm. Kishte pjesëmarrës edhe nga Polonia, të cilët kënduan në bullgarisht.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..