Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arti mbi çatitë e Sofjes

БНР Новини
3
Godina bankare e arkitektit Nikolla Llazarov, më 1910

Bashkëbiseduesi Jasen Xhabirov është një i ri i njohur për auditorin e Radio Bullgarisë me projektet e tij “Sofja nga shikimi i zogut” dhe “16 kisha të Sofjes nga lart”. Projekti i tij më i ri “Arti mbi çatitë e Sofjes” gjithashtu përbën interes. Kompilimi i fotografive të bëra me dron, vjen të na sugjerojë, se në përditshmen e tensionuar dinamike dhe në kaosin urban, shpesh herë nuk shikojmë kënde të bukura të qytetit, në të cilin jetojmë. Në fotografitë zbulojmë shumë skulptura, ora dhe figura, të cilët ndodhen mbi çatitë e godinave të kryeqytetit. Disa prej tyre ngazëllojnë shikimin tonë çdo ditë, ndërsa të tjerë kurrë nuk i kemi parë dhe vështirë i dallojmë. Shumica prej godinave janë të ndërtuara sipas projekteve të arkitektëve evropianë, ose bullgarë, të cilët e kanë mbaruar arsimin jashtë shtetit.

Kisha Ruse “Shën Nikollaj Çudibërësi”, më 1914
Për idenë dhe për realizimin e projektit më shumë hollësi sjell vet Jasen Xhabirov: “Një nga pasionet e mia më të dashura është të fotografoj rrugët. Përderisa bëj shëtitje më pëlqej të bëjë edhe fotografi. Kështu zbulova ato godina. E përbashkëta midis tyre është dekorimi i bollshëm. Godinat janë në stilin barok dhe secesion. Kur fillova të mësoj historinë e tyre, zbulova, se shumica prej tyre u ndërtuan në vitin 1920. Godina e cila bënë përshtypje më të madhe ndodhet në udhëkryqin e rrugëve Ivan Vazov dhe Rakovski. Kjo është një godinë bankare, sipër së cilës ka një kompozim nga një grup njerëzish, të cilët mbajnë në duart një globe.”

Me siguri nuk është lehtë, që njeriu të kapë momentin e saktë për fotografinë perfekte.

“Më vështirë është që të zbulohet drita e mirë, moti i përshtatshëm. Ndryshe godinat gjithnjë ngrihen atje ku janë të ndërtuara – shpjegon Jasen Xhabirovi. – Kur bëj fotografitë preferoj, që qielli të jetë i kthjellët ose me pak re. Është mirë, që ornamenti, të cilin dëshiroj të fotografoj të jetë i ndriçuar. Ka raste, kur e vizitoj vendet nga disa herë, që të ripërtërij fotografitë në kushte dhe në kohë të përshtatshme.”

Pazari Qendror i Sofjes, më 1911Në të ardhmen entuziasti i ri ka ndërmend të realizojë një projekt specifik. Ai lidhet me fotografimin e vendeve jo aq tërheqëse në kryeqytet – zonat industriale, lagjet, shtëpi të braktisura. Qëllimi i këtij projekti do të jetë të paraqesë pamjen e vërtetë të Sofjes. Ky do të jetë një film. Si do të reagojë auditori, duke parë këndet jo aq të bukura të qytetit do të zbulojmë më vonë. Tani për tani “Arti mbi çatitë e Sofjes” mahnit dhe u sjell gëzim vizituesve.

“Shumë interesante janë reagimet e publikut në Facebook. Hasen komente të llojllojshme. Edhe trashëgimtarët e godinave më shkruajnë dhe më tregojnë historitë e ndërtimit. I përbashkët është qëndrimi, se kjo bukuri, që është sipër vështirë zbulohet.”

Teatri Popullor “Ivan Vazov”, më 1906Një gjë tjetër interesante, me të cilën merret Jasen Xhabirovi dhe kolegët e tij është longboard-i elektrik, me të cilin ai erdhi në takimin tonë. Ky mjet për lëvizje arrin një shpejtësi deri në 45 kilometra në orë dhe mund të vihet në lëvizje edhe nga distanca. Longboard-i është i lehtë dhe mund të transferohet pa probleme. Krahas kësaj mund të shfrytëzohet edhe në shtigjet për biçikleta.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Jasen Xhabirov dhe Lluiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD