Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Arnaudov – Pikturuesi mbi pentagramin

Foto: arkiv personal

Georgi Arnaudovi është një kompozitor bullgar, doktor i muzikologjisë dhe docenti kompozimit dhe i harmonisë në Universitetin e Ri Bullgar. Mbaroi Akademinë Kombëtare Muzikore specialitetet kompozim te profesori Aleksandër Tanev dhe muzikë moderne te Bozhidar Spasovi.

Karrierën artistike e nisi në fillim të viteve 80-të të shekullit të kaluar në bashkëpunim me muzikantë të njohur bullgarë dhe të huaj. Është autor i një sërë veprash simfonike, të muzikës së dhomës dhe solo. Të njohura botërisht janë kompozimet e tij të krijuara sipas teksteve të vjetra bullgare nga Mesjeta e Hershme dhe sipas teksteve dhe riteve autentike arkaike orfike (profetike). Një interes përbëjnë studimet e tij të tingujve mbi bazën e muzikës gotike dhe të rilindjes, veprat e shumta skenike për teatrin, kinemanë, baleti multimediatik, instalacionet koreografike.

Georgi Arnaudovi është mbajtës i një sërë çmimesh prestigjioze ndërkombëtare. Vitet e fundit veprat e tij kishin premierat e tyre botërore. Për Radio Bullgarinë kompozitori foli për procesin e ndërlikuar të krijimit të muzikës:

“Kompozitori është një individ me veti karakteristike, të cilët e dallojnë nga të tjerët. Kompozimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Nuk mund të them, se kompozoj shumë shpejtë. Personalisht unë duhet të “pikturoj” si të thuash muzikën. Kështu e ndjej veten si një piktor. Mbi fletën e bardhë duhet të pikturohet çdo gjë me detajet, sa të vogla të jenë. Ka 50 këshilla të krijuesit Sallvador Dali ndaj piktorëve. Dhe në se ato janë në fuqi për muzikën, atëherë situata bëhet tepër interesante. Të përpiqesh të hysh në nënndërgjegjen e vet dhe të nxjerrësh në pah gjërat, të cilat të formojnë tablonë e tingujve. Vet pikturimi është një proces tepër i afërt i kompozimit. Më parë sipër pentagramit vihen të gjitha ngjyrat dhe mezi pas kësaj nuancat përfitojnë konturet, të cilët formojnë tërë tablonë, e cila duhet të preokupojë ndërgjegjen e dëgjuesit. Ky është një zinxhir i gjatë i veprimtarive.”

Para kohe kompozitori mori pjesë në një projekt organizuar nga Departamenti për Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore pranë Ministrisë Kineze të Kulturës, Orkestra e Muzikës së Dhomës të Qytetit të Ndaluar – Pekin me dirigjent Liu Shun, dhe nga antropologu i njohur muzikor Juej Zhao. Pjesëmarrësit e këtij udhëtimi për “Studim në terren të muzikës kineze” u ftuan të krijojnë vepra për Orkestrën e Qytetit të Ndaluar. Premierat parashikohen të realizohen në vitin 2017 në Pekin. Lidhur me këtë kompozitori Georgi Arnaudov shpjegon:

“Ky është një projekt i Orkestrës së Qytetit të Ndaluar, i cili ekzekuton muzikë moderne dhe klasike dhe muzikë jo tradicionale kineze. Në Pekin u ftuan 15 kompooozitorë nga Evropa Lindore në kuadrin e të ashtuquajturit “Program 16+1”. Realizuam një studim në terren të muzikës kineze, e tillë siç është ajo në thelbin e saj. Në Kinë zhvillohet një industri muzikore me përmasa të mëdha. Patëm fatin të dëgjojmë muzikë kineze – autentike, mesjetare, moderne, folklorike. Vizituam qendrat e mësimit të muzikës e cila në shekullin e XVI shoqëronte ceremonitë në pallatet, ku sot mbahen ato mësime. Në tempujt dëgjova muzikë, të cilën edhe nuk e kam përfytyruar, se ekziston.”

Për muzikën e Lindjes së Largët kompozitori Georgi Arnaudov rrëfen:

“Tërë koncepti i muzikës së Lindjes së Largët është i mrekullueshëm. Mezi tani filloj t’i shpjegoj vetes modelet e punës së kompozitorëve të tillë të mëdhenj si Debjusi dhe Puçini. Të dy ata shpesh shfrytëzuan mënyrën e mendimit karakteristike për këtë rajon. Kjo është një ide e ndërlikuar. Është e vështirë të regjistrohet kjo muzikë mbi pentagramin me ngjyrat dhe me tingujt e saj. Kinezët disponojnë një larmi të madhe muzikore. Ata janë tepër të ndjeshëm ndaj llojeve të ndryshme të muzikës. Kështu që mund të them, se pas kësaj vizite mendimi im muzikor u ndryshua krejt.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD