Në verën e nxehtë olimpike derisa presim medalje nga atletët bullgarë në Rio, na befasuan medaljet e fituara nga nxënësit bullgarë , të cilët prezantuan shtetin tonë në disiplina si matematika, kimia, biologjia dhe shkenca të tjera natyrore. Çdo vit pothuaj 50 bullgarë të vegjël marrin pjesë në 15 gara ndërkombëtare. Për vitin e kaluar skuadrat bullgare të bullgarisë në fushën e shkencave natyrore fituan 67 medalje. Mbrapa këtij suksesi gjithmonë ka shumë punë dhe shumë muaj përgatitje. E gjithë kjo zhvillohet nën udhëheqjen e Bashkimit të Udhëheqësve të Skuadrave Olimpike për Shkenca Natyrore, i cili tashmë 6 vjeç ndihmon me studime të organizuara, praktika në laboratorë dhe me përgatitje të posaçme në disiplinat përkatëse. Sivjet konkurruesit e skuadrës kombëtare të biologjisë u kthyen nga Olimpiada ndërkombëtare e Biologjisë në Hanoi të Vietnamit me një medalje të argjendtë dhe dy të bronzta. Bullgaria ka një traditë shumëvjeçare në këtë fushë dhe është ndër 6 shtetet themeluese të Olimpiadës në vitin 1989.
Çfarë është një olimpiadë e biologjisë, për çfarë përgatiten nxënësit dhe cili është formati i saj, na tregoi udhëheqësja e skuadrës sonë Allbena Jordanova.
„Olimpiada ndërkombëtare e biologjisë përbëhet nga dy provime të mëdha. Sipas rregullores i pari zhvillohet në 4 laboratorë, ku zgjidhen probleme praktike. Provimi i dytë është teorik. Secili vazhdon nga një ditë. Gjatë pjesës praktike nxënësit kanë shumë detyra për 90 minuta. Ata aplikojnë metoda të ndryshme bashkëkohore që përdoren në biologji dhe të cilat tejkalojnë kufijtë e dijeve të tyre të përvetësuara në shkollë. Tek ne vijnë nxënës me një përgatitje të mirë, të cilët kanë punuar me mësuesit e tyre në vazhdim të disa viteve. Zakonisht fëmijë të tillë përfshihen në skuadrën kombëtare të biologjisë. Disa prej tyre marrin pjesë në olimpiada të ndryshme që nga klasa e shtete dhe në klasën 11 dhe 12 arrijnë rezultate të larta në nivel kombëtar. Pastaj vijnë sukseset e tyre ndërkombëtare” – shpjegoi doc. Allbena Jordanova.
Dashuria ndaj biologjisë fillon akoma në vitet e para të gjimnazit. “Ne pëlqejmë biologjinë” – tha Nikolla Todorov, medalist i bronztë i Olimpiadës Ndërkombëtare të Biologjisë. Për vështirësitë në përgatitje dhe për këtë se si zgjidhin problemet e vëna na tregoi Viktorija Hristova, e cila gjithashtu është mbajtëse e medaljes së bronztë:
„Ne jemi nga Gjimnazi Kombëtar i Shkencave Natyrore dhe Matematike dhe mësojmë më shumë biologji. Në shkollat e zakonshme orët e parashikuara për biologjinë për një javë janë vetëm dy dhe nuk mjaftojnë as për pjesën teorike, as për atë praktike. Olimpiada Ndërkombëtare është në një nivel shumë të lartë dhe atje kërkohen dije dhe përgatitje këmbëngulëse.”
Një kontribut të madh për rezultatet e mira të nxënësve bullgarë kanë mësuesit e tyre. Ata janë njerëzit që e ndezin shkëndijën. Provokimi i interesit të fëmijëve është gjëja më e rëndësishme. Olimpiadat janë një stimul suplementar dhe ofrojnë përjetime emocionuese. Këtu me siguri duhet të përmendim emrin e medalistit të sivjetshëm të argjendtë Cvetosllav Georgiev. Para një viti e gjysmë ai për herë të parë mori pjesë në një olimpiadë të biologjisë. Deri atëherë kishte marrë pjesë vetëm në gara të matematikës. Dëshira e tij është që të studiojë mjekësi pas mbarimit të shkollës së mesme. Me këto mendime ai mori pjesë për herë të parë në gara të biologjisë. Sipas tij pjesëmarrja në konkurse të tilla e bën përgatitjen në fushën e degës përkatëse më interesante dhe zbavitëse. Udhëheqësit e tij doc. Allbena Jordanova, doc. Snezhana Tomova dhe Radosllav Aleksandrov, doktorant në Institutin e Biologjisë Molekulare janë të mendimit se në se e njihnin Cvetosllavin në vitet kur ai ishte në klasën e 7, tani ai do të ishte mbajtësi i medaljes së artë. Mirëpo tani nuk është e mundshme që një nxënës bullgar të marrë këtë medalje. Çfarë është shkaku?
„Për fat të keq tërë baza praktike, me të cilën dispononim në të kaluarën, tashmë nuk ekziston. Mënyra e vetme për përgatitjen e mirë të nxënësve është kur ata vijnë në laboratorët e Fakultetit Biologjik të Universitetit të Sofjes. Fëmijët tanë janë shumë të mirë në fushën e teorisë, mirëpo mbeten prapa në praktikë. Ata duhet të kalojnë shumë kohë në laboratorët, sepse kanë nevojë për shpejtësi, shkathtësi, duhet të vlerësojnë situatën dhe të marrin vendimet e drejta. Për këtë arsye laboratorët duhet të restaurohen.”
Pas mbarimit të shkollës së mesme nxënësit dëshirojnë të vazhdojnë studimin e tyre jashtë shtetit dhe pastaj do të kërkojnë realizim atje. Në se Bullgaria dëshiron që fëmijët e saj të talentuar të mbeten tek ne, ajo duhet të investojë në ta. Kështu ata do të jenë brezi i ri, i cili do të zhvillojë shkencën në Bullgari dhe do të garantojë rritjen ekonomike të shtetit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Bozhidar Janev dhe arkiv privat
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..