Edicioni i tetë i “Beglika fest 2016” zhvillohet nga 25 deri në 28 gusht në afërsi të liqenit artificial “Goljam Beglik” në malin e Rodopeve. Ideja e organizatorëve është: “të hapim bashkë të gjitha mundësitë që ekzistojnë në pafundësinë e frymëzimeve”, ndërsa sivjet i është orientuar plotësisht zgjimit të brendshëm të vetëdijes. Artistët dhe pjesëmarrësit e shumtë do të jetë ciceronë në rrugën “përtej kufijve” të tradicionales dhe pritshmërisë. Dirigjenti Jordan Kamxhallov ka krijuar projektin konceptual “Laboratori muzikor për të gjithë”. Formati i këtij laboratori është krijimtaria e përbashkët, e cila do të ndodhet për herë të parë jashtë Sofjes, ndërsa Kamxhallovi do të drejtojë miqtë e aktivitetit në rrugën e një eksperimenti, në të cilin Beglika do të këndojë!
Në këtë festival merr pjesë virtuozi i instrumentit tradicional arab nej – Burak Malcok, i cili bashkëpunon me Mercan Dede – DJ Arkin Allen, me të cilin kanë krijuar përzierje unike të tingujve tradicional, të elektronikës dhe vizualizimit dhe e cila mund të shihet në skenën e festivalit nën emrin Divine Journey.
“Beglika fest” edhe sivjet ka drejtimet e veta tradicionale. “Shëndeti dhe vetënjohja” dhe “Falun Dafa” – janë seminare dhe praktika, të cilat ofrojnë njohuri për praktikën shpirtërore të Lindjes së Largët. Është përfshirë dhe një program aventuresk, i kombinuar me mësimet e SUP (surf me rrem). Këmbimi i dijeve do të jetë në disa drejtime kryesore – “Forma të reja të jetës”, “Inovacione”, “Storytelling” dhe “Puna në ekip”. Në skenë do të dalin autor të njohur me krijimtarinë e tyre unike si DUNKELBUNT dhe mbajtësit e Grami Deep Forest.
Ndaj tyre do të bashkohen dhe kolektivi suedez Markandeya dhe ai grek Koza Mostra.
Kënga është me muzikë të Mikis Teodorakisit dhe tekst të Notis Perijalisit
Bullgaria prezantohet me këngëtaren Vallda Tomova dhe grupet “Avigeja” dhe “Man of No ego”, me artin e teatrit të cirkut “Nibraj”, me teatrin Playback “Këtu dhe tani” dhe me cirkun “Combino”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..