Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Festat e Mocartit“ – Pravec 2016

БНР Новини
Foto: mozartfest.eu




Me operën “Licia di Lammermoor” dhe me fishekzjarrë mbi qytet përfundoi edicioni i 12-të i festivalit “Festat e Mocartit” – 2016 në Pravec (Bullgari Perëndimore). Pesë ishin ditët e kësaj feste të muzikës, në të cilën morën pjesë dirigjentë të shquar dhe këngëtarë të talentuar. Shumë ishin dhe përvjetorët e shënuar – 260 vjet nga lindja e Mocartit, 400 vjet nga vdekja e Wiliam Shakespeare-it dhe e Miguel de Cervantes-it, 200 vjet nga premiera e operës “Berberi i Seviljës” të Gioachinno Rossini-t. Programi i pasur filloi me muzikën e shkëlqyer të Mocartit në interpretim të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dian Çobanov.

СнимкаMë shumë për këtë ngjarje na tregoi themeluesja e saj Hristina Angellakova:

Një festival bëhet vështirë, sidomos kur programi është aq i pasur dhe kur interpretuesit janë aq të mirë dhe të njohur. Organizimi është i shtrenjtë, mirëpo njeriu nuk duhet të heqë dorë për shkak të vështirësive. I falënderojmë sponsorët, sepse në sajë të tyre organizuam këtë festë e vërtetë për adhuruesit e muzikës cilësore. Të gjithët që marrin pjesë në të pastaj gjithmonë dëshirojnë të kthehen për edicionet e tjera. Kontaktet që i krijojmë përveç profesionale janë edhe shumë njerëzore. Për herë të parë dëgjova maestro Jose Luis Gomez në Bullgari në koncertin kushtuar Vitin e Ri. Më bëri përshtypje qëndrimi i tij ndaj solistit, ndaj orkestrës. Magjia është në këtë që të kuptosh muzikën dhe ta krijosh atë me tërë shpirtin.”

Për dirigjentin tjetër mysafir nga Argjentina, i cili drejtoi shfaqjen e Teatrit Operistik të qytetit Stzara Zagora (Bullgari Qenrore) në mbrëmjen e fundit të festivalit Hristina Angellakova shtoi:

Me të këndohet me kënaqësi. Këngëtarët ndiejnë përkrahjen e tij dhe janë të lirë të shprehin vetveten. Gëzohem shumë se maestro Mario de Rose është këtu dhe shpresoj se kjo nuk do të jetë ardhja e tij e fundit në Bullgari.“

Baleti më shumë kërkon forma bashkëkohore të shprehjes në krahasim me artin operistik – vazhdoi Hristina Angellakova. – Për këtë arsye kombinimi midis operës dhe baletit është një hap përpara. Kishim balet në të gjitha shfaqjet. Kuptova se kjo formë ka shumë adhurues në publikun tonë. Një nga spektaklet më të mira për stinën e kaluar ishte pikërisht “Lucia di Lammermoor” në interpretim të teatrit operistik të qytetit Stara Zagora. Për këtë arsye ftuam artistët për edicionin e sivjetshëm të festivalit në Pravec. Njeriu i cili organizon një festival i tillë duhet të ëndërrojë shumë dhe kur ëndrrat janë të mëdha, gjithmonë nga ndonjë anë vjen ndihmë. Edhe unë, edhe njerëzit, me të cilët punoj jemi optimistë. Shpresojmë se festivali do të ketë një jetë të gjatë.

Për spektaklin “Muzika, baleti dhe ... pikturat”, kushtuar Servantesit, na tregoi këngëtari Orlin Goranov, i cili luajti rolin e Don Kishotit në interpretimet e pjesëve të zgjedhura të muzikalit “Njeriu nga Mança” me kompozitor Dale Wasserman:

Sipas meje muzikali është arti më tërësor i shekullit tonë. Brenda tij ka gjithçka. Tani, kur festojmë përvjetorin e 400 nga vdekja e të mëdhenjtë Cervantes dhe Shakespear, të cilët kanë jetuar në një epokë, mirëpo nuk kanë pasur mundësi të takoheshin, kurse shpirtrat e tyre kanë qenë të afërta, duhet të kthehemi tek Don Kishoti. Kush është i çmenduri? A duhet të mendojmë sërish jetën dhe vlerat njerëzore, për të vazhduar më tej.

''Njeriu nga Mança” nga Dale Wasserman, këndojnë Orlin Goranov dhe Marian Baçev


Dirigjenti mysafir nga Spanja, maestro Jose Luis Gomez na tregoi për përshtypjet e tij nga Bullgaria dhe për punën me kolegët në koncertin e madh “Viva il vino spumeggiante”. Adhuruesit e muzikës dëgjuan pjesa të zgjedhura nga arie dhe opere të ndryshme – Mocart, Doniceti, Verdi etj.

Për herë të dytë ndodhem në Bullgari. Hristina Angellakova – një këngëtare aq e njohur në historinë e operës, më ftoi këtu. Praveç është një vend i mrekullueshëm, me skenë të mirë, siç është natyra e Bullgarisë. Publiku është i arsimuar, pëlqen dhe kupton muzikën. Unë jam me prejardhje nga Venezuela . Takimet me njerëzit këtu më bindën se ka një afërsi të madhe mes karaktereve të njerëzve këtu dhe njerëzve në atdheun tim. Bullgarët janë shumë të ngrohtë dhe të hapur për gjëra të reja. Ju jetoni në Ballkan, mirëpo karakteri i njerëzve është mesdhetar. Kjo njihet menjëherë. Për mua është një kënaqësi e madhe kur mund të punoj me njerëz, të cilët bëjnë muzikën me pasion, seriozitet dhe dëshirë të madhe. Shpresoj se përsëri do të vij në Bullgari.

Снимка

Për spektaklin final të festivalit - operën “Lucia di Lamermoore” të teatrit operistik të qytetit Stara Zagora, na tregoi Mario De Rose :

Ndodhem në Pravec për herë të parë, në këtë festival prestigjioz para këtij publiku. Organizimi i festivalit në të hapur është diçka shumë e vështirë. Mirëpo gjithmonë është një sfidë e bukur, diçka e ndryshme. Zgjedhja e këngëtarëve dhe muzikantëve është e mrekullueshme – ata janë njerëz të rinj dhe profesionistë të shkëlqyer.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Mariçkov

U nda nga jeta muzikanti i dashur bullgar Kirill Mariçkov

Ka ndërruar jetë këngëtari, muzikanti dhe kompozitori bullgar Kirill Mariçkov. Tragjedia ka ndodhur në një incident në fshatin Sellanovci (Bullgaria Veroperëndimore), ku muzikanti i rock-ut duhej të kishte një koncert me "Fondacijata", njoftoi..

botuar më 24-10-11 9.24.MD

"Vjedhësi i ëndrrave" – kënga më e fundit e DARA

Muzika e këngëtares DARA është po aq shumëngjyrëshe sa ajo. Dhe këtë e vërteton edhe kënga e saj e fundit "Vjedhësi i ëndrrave". Në të, këngëtarja e re zhvillon një dialog të sinqertë me kritikun e saj të brendshëm - atë zë që shpesh na qorton dhe na..

botuar më 24-10-11 8.10.PD

"Basët bullgarë për Boris Hristov" do të luhet në pesë qytete me rastin e 110 vjetorit të lindjes së këngëtarit të madh të operës

Këngëtarët bullgarë të operës dalin në skenë për të nderuar Boris Hristovin në 110-vjetorin nga lindja e tij. Të mishëruar në role emblematike të këngëtarit të madh, por edhe me një dozë ngacmimi artistik, ata do të kujtojnë triumfet e tij botërore me..

botuar më 24-10-11 7.35.PD