Stoli të punuara me dorë, veshje dhe çanta unike prej materiale të natyrshme, aksesorë të bukur për shtëpi, lodra laramane, veshje origjinale të punuara me shtiza. Ato janë vetëm pjesë prej artikujve të prezantuara në edicionin e radhës të festivalit tradicional të krijimtarisë së punëdores, i cili mbahet në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Kësaj here festivali kaloi nën moton “Kodi Vjeshta”. Si gjithmonë vizituesit kishin mundësi t’i kënaqen bukurisë së krijuar nga duart e shkathët të mjeshtreve.
Organizatore kryesore e veprimtarisë është Vanja Shtereva – artiste, këngëtare, shkrimtare. Nga të gjitha angazhimet që ka një kënaqësi më të madhe asaj i sjell punimi me dorë. Për festivalin ajo tregon:
“E organizojmë katër herë për vit me emrat: Kod: Dashuria, Vera, Vjeshta dhe Krishtlindja. Edicionet i kushtuar dashurisë dhe krishtlindjes janë para se gjithash për dhurata. Ekspozitat Vera dhe Vjeshta janë më tepër për ata që çmojnë punimet me dorë, koleksionet moderne të modelistëve, etj. Ideja e festivalit i përket drejtorit të Pallatit Kombëtar të Kulturës Mirosllav Borshosh.”
Punëdoret e artistes Vanja Shtereva tërheqin vëmendjen me ngjyrat e tyre të hapëta, me format interesante, me bukurinë. Ajo tregon si hyri në këtë botë përrallore:
“Punëdoret ishin argëtimi im i parë, para këndimit dhe shkrimit. Në vitet shkollore bashkë me një shoqe grumbulluam copëzat e mbetura nga uzina e stofrave dhe punuam kukulla. Pas kësaj me sukses i shitëm. Më vonë në akademinë teatrore në fillim mësova mjeshtri artistike të kukullave. Aty vet ne punuan kukullat. Mezi pas kësaj mbarova mjeshtri artistike dramaturgjike. Kështu mund të them, se kukullat gjithnjë kanë shoqëruar jetën time. Tani punoj më pak kukulla. Më shumë janë stolitë dhe veshjet. Stolitë, veshjet, aksesoret janë punëdoret time kryesore. E gjithë kjo më sjell kënaqësi, sepse të gjitha punëdoret për mua janë tepër tërheqëse.”
Mirëpo, a ka interes ndaj këtij tipi të krijimtarisë në Bullgari dhe si zhvillohet ajo?
“Mund të them, se ky lloji krijimtarie zhvillohet shumë shpejtë. Ka dy kategori autorësh të punëdoreve. Në të parën hyjnë profesionistët, të cilët merren vetëm me këtë dhe përpiqen të bëjnë punime të mrekullueshme me dorë. Në të dytën janë ata njerëz, të cilëve u pëlqen të merren me punëdore si argëtim në kohën e lirë. Në Festivalin, që organizojmë në Pallatin Kombëtar të Kulturë dëshirojmë të tregojmë ide të mira, punime origjinale. Mendova se në edicionin e tanishëm, seleksionimi do të ishte më i dobët, sepse shumica e krijuesve akoma janë me pushim. Në vendin e tyre u përfshin autorë të rinj akoma të panjohur. Mund të them, se mbeta tepër e befasuar nga veprat e paraqitura. Festivali i ardhshëm do të jetë me Kodin “Krishtlindje” nga 1 deri më 6 dhjetor. E organizojmë para festës, sepse shumë prej autorëve bëjnë zbukurime të mrekullueshme për Krishtlindjen.”
Njëra prej pjesëmarrësve në festival ishte Denica Desheva. Ajo merret në mënyrë profesionale me qelqin dhe qeramikën. Në një nga repartet ajo prezantonte stolitë e bukura prej qelqi dhe argjendi. Për pjesëmarrjen e vet ajo tregon:
“Prezantoj punëdoret e mia më të vogla. Ndaj punimit të stolive shfaqa interes kur studiova në universitet. Më pëlqen të punoj me qelqin. Bizhuteria ime i ngjan më tepër vitrazhe të vogla me kornize prej argjendi. Ajo është e tejdukshme, dhe i ngjan dritares, përmes së cilës kalojnë rrezet e dritës, dhe kështu ngjyrat ndryshohen. Bizhuteria ime është më e shtrenjtë, sepse kjo është punëdore. Mendoj, se secili duhet të frekuentojë këtë festival, që të njihet me krijimtarinë e mjeshtërve duarshkathët bullgarë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Hristina Taseva dhe arkiv personal
Një shfaqje ajrore mbresëlënëse do të shoqërojë festivalin legjendar të hiteve të viteve ’90 – SPICE Music. Spektakli ajror organizohet për herë të parë në kuadër të edicionit të sivjetshëm, me rastin e 20-vjetorit të krijimit të ndërmarrjes..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT), që funksionon pranë Universitetit të Sofjes, do të jetë bashkëorganizator i konkursit Physics-IQ Challenge, njoftoi universiteti. Konkursi do të zhvillohet në kuadër..
Në lagjen Schaerbeek të Brukselit, në një nga rrugët më të frekuentuara, hasëm një dyqan vetëm me produkte bullgare – lutenica , kos , djathë , sallame , bozë , banica tradicionale bullgare dhe shumë të tjera. Pronari,..