Një prej aktiviteteve të muzikës xhaz këtë javë është takimi i disa emrave të shquar në muzikën bullgare. Këta janë pianisti Zhivko Petrov dhe trioja e tij JP3, ku bëjnë pjesë Veselin Veselinov Eko – kontrabas dhe Dimitër Semov – bateri, bashkë me kompozitorin dhe trombonistin Georgi Kornazov. Ata kanë dy shfaqje – në Plovdiv më 15 shtator dhe në Sofje më 17 shtator në Studio 5 të Pallatit Kombëtar të Kulturës.
Georgi Kornazov është një muzikant kozmopolit. Ai banon në Paris, por gjithnjë e më shpesh kthehet në Bullgari, që të interpretojë muzikë me disa prej xhazmenëve më të mëdhenj bullgarë si Antoni Donçev, Rosen Zahariev, Atanas Popov dhe Georgi Donçev, kurse tani edhe me JP3. Georgi Kornazov është trombonist me karrierë të madhe në skenën botërore, ai është lider i formacioneve të ndryshme. E krijon muzikën e tij me shumë dashuri dhe devotshmëri, kurse Parisi i hap horizontet, diçka për të cilën ëndërron çdo një krijues. Ka disa albume autori si “Fuqia” dhe “Vetëdija” 2015 etj. Ai ekzekuton muzikë me disa prej muzikantëve më të shquar bullgarë të xhazit: Millço Leviev, Antoni Donçev, Stojan Jankullov, Teodosi Spasov, Hristo Jocov. Ja se çfarë shënon për muzikantin bullgar shtypi i huaj: “Georgi Kornazov është një univers midis Bullgarisë dhe xhazit perëndimor, është një gërshetim unikal i melodive të bukura të paraqitura nga pikëpamja e kohës moderne (Yves Dorisson, CULTUREJAZZ).
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sonte mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024, një forum i madh muzikor i Komunës së Veliko Tërnovës. Dy muajt e fundit u ofruan banorëve dhe vizitorëve të kryeqytetit të vjetër bullgar koncerte, shfaqje opere dhe baleti,..
Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..
I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..
I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e..
Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së..