Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banorët e Sofjes do të vrapojnë 24 orë në përkrahje të sportistëve paraolimpikë bullgarë

БНР Новини
Foto: prioritysport.club

Në festën zyrtare të kryeqytetit Sofja – 17 shtator, dhe në sinkron me Lojërat Paraolimpike në Rio dhe Javën Evropiane të Sportit në kryeqytet realizohet iniciativa bamirëse Sofia24run. Ajo është në përkrahje të sportistëve paraolimpikë bullgarë.

Më shumë hollësi për këtë aktivitet sjell Magdalena Hristova – anëtare e ekipit organizativ, atlete, rekorderë e Bullgarisë në kërcimin së gjati për femra në sallë dhe për vajza, mbajtëse e kupave evropiane:

“Veprimtaria përbën një vrapim stafetë pa u ndërprerë në vazhdim të 24 orëve në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski”. Të gjithë pjesëmarrësit formojnë grupe. Çdo ekip do të disponon nga një shkop stafete. Përderisa një pjesëmarrës nga grupi do të vrapojë, të tjerët presin, që ai t’i dorëzojë stafetës ndonjërit tjetër nga grupi. Secili mund të vrapojë aq sa dëshiron. Kjo nuk është garë. Qëllimi është të ndihmojmë sportistët paraolimpikë bullgarë. Çdo një rrethim i stadiumit i barazohet një levë të siguruar nga donatorët dhe dhuruesit.”

Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë maratonë regjistrohen paraprakisht. Hapja është në orën 14 më 17 shtator.

Magdalena Hristova sjell më shumë hollësi për këtë për çfarë do të shfrytëzohen mjetet e grumbulluara:

“Një pjesë prej Asociacionit Paraolimpik Bullgar ndodhet në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski”. Ne trajnojmë bashkë me këta njerëz dhe njihemi njeri tjetrin. Shikojmë në çfarë kushte bëjnë trajnimet dhe si përgatiten. Kështu lindi dëshira të ndihmojmë. Kemi dëshirë të tërheqim sa më shumë pjesëmarrës në maratonën e stafetës, kështu që të grumbullojmë më shumë mjete. Ata, të cilët nuk janë të dhënë pas idesë të vrapojnë, por kanë dëshirë të ndihmojnë mund të dhurojnë mjete personale. Kështu që kemi menduar edhe për këtë.”

Ideja e organizatorëve është, që Sofia24run të kthehet në një veprimtari të përvitshme. Sipas zonjës Hristova kështu do t’u jepet një ndihmë më të madhe sportistëve bullgarë paraolimpikë, të cilët kanë nevojë për ndihmë financiare.

“Kur nisëm të organizojmë fushatën, ne u takuam me sportistët bullgarë paraolimpikë. Ata na dhanë një listë me këtë për të cilën kanë domosdoshmëri më të madhe. Ato janë vegla sportive, të cilat t’u përgjigjen nevojave të tyre specifike. Krahas kësaj edhe salla e trajnimeve ka nevojë për meremetim dhe përmirësim. Kështu që të gjitha paratë, të cilat do të grumbullojmë do të jenë investuar për plotësimin e të paktën një pjese prej këtyre domosdoshmërive.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radisllav Jankov

Pas një kontestimi, snowboardisti Radosllav Jankov përfundoi i treti në Kupën e Botës në Bansko

I vetmi bullgar me fitore në Kupën e Botës, Radosllav Jankov, përfundoi në vendin e tretë në renditjen përfundimtare të sllallomit të dytë paralel të Kupës së Botës të Snowboardit, që u zhvillua në Bansko. Kjo ndodhi pas një kontestimi të stafit bullgar..

botuar më 25-01-20 6.00.PD
Miltiadis Tentoglu

Atleti grek Miltiadis Tentoglu është "Sportisti №1 në Ballkan" për vitin 2024

Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis Tentoglu. Vitin e kaluar, Tentoglu fitoi një titull olimpik dhe medalje të arta në Kampionatin Botëror në..

botuar më 25-01-17 5.51.MD

Pas 21 vitesh, një bullgare u rendit ndër 3 femrat më të mira në biatlon

Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..

botuar më 25-01-10 10.14.PD